Mënyra e duhur për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe gazrat tek bebat.

0
7238

Mënyra e duhur për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe gazrat tek bebat.

BHT096_newborn-baby-burping_FS

 

Një prej shkaqeve të shumta pse bebat kanë dhimbje barku apo gazra është thithja e ajrit që ata bëjnë gjatë kohës kur qajnë ose kur ushqehen. Mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për t’i lehtësuar bebit tuaj këtë problem është ta mbani atë të gromësijë në mënyrë që bebi të nxjerrë jashtë ajrin e thithur dhe të mos ketë probleme me gazrat apo dhimbjet e barkut më pas.

Pasi bebi të ketë pirë njërin gji ju mund t’i ofroni atij tjetrin nëse bebi duket se nuk është i ngopur. Provoni ta bëni fëmijën tuaj të gromësijë kur ta kaloni atë nga njëri gji në tjetrin dhe në fund të ushqyerjes totale. Shpesh, vetëm lëvizja mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar gromësitjen tek një fëmijë.

Pasi qumështi juaj të ketë ardhur mirë dhe fëmija juaj të jetë vendosur saktë në thithën tuaj, ju mund të provoni ta bëni atë të gromësijë më shpesh nëse mendoni se kjo e ndihmon fëmijën tuaj. Disa foshnje kanë nevojë për më shumë kohë që të gromësijnë, të tjerët më pak. Kjo mund të ndryshojë edhe nga ushqyerja në ushqyerje dhe në shumë raste edhe në varësi të asaj që nëna ka ngrënë.

Nëse fëmija juaj nxjerr shumë qumësht jashtë duke e vjellë, ju duhet të provoni ta bëni atë të gromësijë më shpesh. Është normale që foshnjat të “pështyjnë” një sasi të vogël qumështi pasi ata kanë pirë ose gjatë gromësitjes, por një fëmijë nuk duhet të vjellë sasi të mëdha pas të ushqyerit. Të vjellat pas çdo të piri gji mund të jenë një problem që ka nevojën për kujdes mjekësor. Nëse keni shqetësime se fëmija juaj është duke pështyrë shumë, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Nëse fëmija juaj duket i grindur ndërsa është duke pirë gji apo formulë, ndalojeni proçesin e të ushqyerit, ngrijeni bebin avash dhe bëjeni të gromësijë atë, dhe pastaj filloni të ushqyerin përsëri. Provoni të gromësini fëmijën tuaj çdo 60 deri 90 ml qumësht nëse ju e ushqeni atë me formulë dhe mbajeni të gromësijë çdo herë që e kaloni bebin nga njëri gji në tjetrin.

Nëse fëmija juaj ka tendencë të krijojë gazra, pështyn shumë qumësht, ka refluks (GERD), ose duket i grindur gjatë të ushqyerit, provoni ta bëni të gromësijë fëmijën në çdo 30 ml që ai pi nëse është me formulë dhe çdo 5 minuta gjatë ushqyerjes me gji nëse ju e ushqeni me gji bebin. Nëse fëmija juaj nuk gromësin pas disa minutash, ndryshoni qëndrimin e foshnjës dhe përpiquni ta bëni të gromësijë edhe për disa minuta përpara se ai të ushqyehet përsëri. Gjithmonë gromësiteni bebin tuaj kur të keni mbaruar ushqyerjen me qumësht.

Për 6 muajt e parë apo më shumë, mbajeni fëmijën tuaj në një pozicion të drejtë për 10 deri në 15 minuta (ose më gjatë nëse fëmija juaj pështyn qumështin ose nëse ka refluks), pas të ushqyerit që ta ndihmoni të parandalojë daljen e qumështit jashtë. Por mos u shqetësoni nëse fëmija juaj pështyn ndonjëherë. Kjo është ndoshta më e pakëndshme për ju se sa është për fëmijën tuaj.

Ndonjëherë fëmija juaj mund të zgjohet për shkak të gazrave – thjesht ngritja e tij dhe mbajtja pak drejt lart derisa ai të gromësijë mund ta vendosë bebin prapë në gjumë. Si fëmija juaj rritet, ju nuk duhet të shqetësoheni në qoftë se ai nuk gromësin gjatë ose pas çdo ushqyerje. Zakonisht, kjo thjesht do të thotë se fëmija juaj ka mësuar të hajë pa thithur ajër të tepërt.