Ja një pjatë shumë e shijshme makaronash për bebin tuaj.

Përbërësit:

  • 1 karotë e madhe (90g)
  • 80g patate të reja
  • 1 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 1 thelpi hudhër,e grimcuar
  • 220g domate e copëtuar
  • 1 majë borzilok i thatë
  • 50g djathë mocarela, i copëtuar
  • 50g makarona në formë ylli

Pregatitja:

  1. Qerojini karrotat dhe patatet dhe pritini në kube të vogla. Nxeheni vajin në një tigan të vogël, shtoni hudhrën, karrotat dhe patatet dhe gatuajini duke i trazuar për një minutë.
  2. Shtoni domatet, borzilokun, dhe 60ml ujë. Vendosni kapakun dhe ziejini për 10 minuta ose derisa perimet të jenë me të vërtetë të buta. Më pas hiquani ujin.
  3. Gatuani makaronat sipas udhëzimeve në paketë dhe më pas sitini ato për t’u hequr ujin.
  4. Trazoni salcën me makaronat së bashku me djathin. Grijini të gjithë përbërësit me një blender derisa të gjithë gungat të jenë të vogla dhe të buta. Shërbejeni në temperaturë dhome ose të ngrohtë.

Të dhëna mbi recetën:

Tomato_mozzarella_and_pasta_stars_with_basil_600x440Mosha: 7 deri në 9 muajsh

Vegjetariane

Vakt kryesor

Përmban: Makarona dhe Perime