Lakrori me patate të ëmbël është një nga recetat më të preferuara për bebat për shkak të shijes së veçantë që ajo përmban.

Përbërësit:

  • 80g mish i grirë viçi pa dhjamë
  • Gjysma një qepe të vogël (25g), e copëtuar
  • 1 karotë mesatare (70g)
  • Lëng perimesh ose ujë
  • 100g patate e ëmbël
  • 50g patate

Pregatitja:

  1. Vendosni mishin e grirë në një tigan jo-ngjitës dhe gatuajini me një ngrohje mesatare, derisa të fillojnë të bëhen në ngjyrë kafe.
  2. Ndërkohë, qeroni dhe dhe prisni imët qepën dhe karrotën. Shtojini tek mishi i grirë dhe gatuajini për 2 minuta.
  3. Hidhni 125ml ujë të vluar ose lëng perimesh tek mishi i grirë dhe lëreni të ziejë derisa ai të vlojë, duke e trazuar shpesh herë. Ziejini pa kapak të mbuluar për 10min të tjera ose derisa mishi i grirë dhe perimet të jenë të buta.
  4. Ndërkohë, qeroni, copëtoni dhe zieni patatet së bashku në një tigan të vogël me ujë të valuar për 10 minuta ose derisa ato të zbuten. Hiqjani uji dhe pastaj bëjini pure derisa të përfitoni një masë kremoze. Përzieni mishin e grirë dhe patatet së bashku për të formuar një pure të trashë. Shërbejini në temperaturë dhome ose të ngrohtë.

Të dhëna mbi recetën:

sweet_potato_cottage_pie_600x440

Mosha: 9 deri në 12 muajsh, 12+ muajsh

Pa gluten

Asnjë përbërës veze i shtuar

Vakt kryesor

Përmban: Mish lope dhe Perime