Kur vjen qumështi i gjirit?

0
7519

 

Ardhja e qumështit të gjirit është fenomen fiziologjik. Manifestohet përgjithësisht në 2-3 ditët e para deri 6-7 ditë pas lindjes. Vetëm në rastet e ralla nuk ndodh kështu.NP_Baby-Shoulder1

Ardhja e gjirit varet nga thithja e fëmijës, pasi thithja stimulon ardhjen e tij që në orët e para pas lindjes. Në këto orë gjiri prodhon sasi të vogla qumështi, ndonjëherë vetëm pak pika dhe ngjyrë të verdhë, me konsistencë pak a shumë kremoze që është mjaft i rëndësishëm për fëmijët. Qumështi i parë quhet kulloshtër. Përmban antikorpe, qeliza imunitare dhe lëndë ushqyese me vlerë të madhe dhe paraqet ushqimin e parë të fëmijës pas lindjes. Sa më e fuqishme të jetë thithja, aq më fort stimulohet prodhimi i qumështit. Nuk duhet të ketë prokupim nëse në 2-3 ditët e parë të jetës neonati duket i uritur dhe mjaft i interesuar për gjirin. Ai e ndjek atë dhe e mban vazhdimisht në gojë deri sa e zë gjumi ose loz me thithkën e gjirit në vënd që ta thithë atë. Në ditët e para, fëmija nuk ka nevojë të ushqehet me sasi të madhe qumështi pasi i mjafton ajo sasi e vogël kolloshtre që del nga gjiri pas lindjes. Dëshira e neonatit është nevoja për të qënë i lidhur fizikisht me nënën. Shpeshtësia e lartë e ushqyerjes me gji edhe pse në pamje duket joefikatëse, do të jetë përgjegjëse për ardhjen e mëpasme të gjirit.

 

Si manifestohet ardhja e qumështit të gjirit?

Proper_breastfeeding_position_and_latch-on

Me ardhjen e qumështit nga brëndësia e gjëndrës së gjiri, provokohet zmadhim i gjoksit duke dhënë ndonjëherë të dridhura dhe temperaturë që shoqërohet me një ndjenjë shqetësimi. Një rrjet venoz me ngjyrë blu, bëhet më i dukshëm në lëkurën e gjoksit. Mund edhe të ndodhë, që ardhja e qumështit të shoqërohet me temperaturë. Vënia shpesh në gji të fëmijës në këtë periudhë, ndihmon për zbrazjen e gjirit duke i zhdukur fenomenet që u përmëndën më lart, bëhet më pak e bezdishme ardhja e qumëshit dhe përmirësohet ushqyerja me gji.

Ardhja dhe mbajtja e ardhjes së qumështit, është rezultat edhe i stimulimit që krijon thithja e thithkës nga ana e fëmijës që ndihmon për zvotimin (boshatisjen) e asinuseve glandular si pasojë, prodhimin e qumështit tjetër.