Kur mund të shohë qartë një bebe?

0
7264

Kur mund të shohë qartë një bebe?

baby_eye_compressed

Fëmija juaj do të jetë në gjendje për të parë mjaft qartë nga mosha 12 muajsh, por vizioni i tij nuk do të zhvillohet plotësisht derisa ai të jetë rreth 3-5 vjeç.

Vizioni i foshnjës përmirësohet në mënyrë dramatike gjatë vitit të parë. Në lindje një foshnje mund të dallojë drita dhe lëvizje, ata mund të dallojnë fytyrat dhe forma të mëdha. Deri në fund të muajit të parë, një fëmijë mund të bëjë kontakt me sy dhe të përqëndrohet në objektet të cilat mund të jenë rreth 30 cm larg.

Kur një fëmijë të mbushë 3 – 4 muajsh, ai mund të dallojë edhe ngjyrat dhe të fokusohet në objekte më të vogla. Kur perceptimi i tij i thellë të përmirësohet, ai mund të fokusohet në objekte deri në 1 metër larg dhe të shikojë aktivitete të ndryshme rreth tij.

Nëse ju lëvizni një lodër nga njëra anë në tjetrën pak centimetra nga fytyra e bebit ai do ta ndjekë atë me sytë e tij – një aftësi kjo e njohur ndryshe si “ndjekje”.

Nëse fëmija juaj, në moshën 4 muajsh, nuk i shikon objektet që lëvizin, ose në qoftë se ai duket se ka vështirësi në lëvizjen e një ose të dy syve në çdo drejtim, atëherë bisedoni me mjekun e tij.

Rutinat e kontrolleve të shëndetit të fëmijës tuaj përfshijnë edhe vlerësime themelore për vizionin e bebit, por ai nuk do të ketë një vizitë të mirëfilltë okulisti derisa të bëjë 3 deri në 5 vjeç.