Kur mund të pijnë ujë bebat?

0
24136

Pediatri Amerikan Stephen R. Daniels thotë:

“Në përgjithësi, bebi juaj nuk duhet të pijë ujë derisa të mbushë moshën 6 muajsh. Deri atëherë, ai mer gjithë hidratimin që i duhet nga qumështi i gjirit apo nga qumështi formulë, edhe në kohët më mot të nxehtë madje.

Kur bebi të mbushë 6 muajsh, është OK t’i jepni atij sasi të vogla uji kur të jetë i etur. Por, mos e tejkaloni, në të kundërt mund t’i shkaktoni fëmijës dhimbje stomaku ose mund ta bëni të ndihet aq plotë sa nuk do të ushqehet mirë.

Pas vitit të parë, kur fëmija juaj të ketë filluar ushqimet e ngurta dhe të pijë qumësht normal, ju mund t’i jepni atij të konsumojë ujë sa të ketë dëshirë fëmija.

Glass-half-full

Pse është me rrezik t’i jepni ujë bebit nën 6 muajsh

Të dhënit ujë një bebi nën 6 muaj, mund të ndërhyni në aftësinë që ka trupi i tij për të përthithur vlerat ushqimore që gjenden në qumështin e gjirit apo në formulë. Gjithashtu mund t’i shkaktoni një stomak të mbushur plot dhe t’i ulni dëshirën për të pirë qumësht.

Në raste të rralla, një bebe i cili pi shumë ujë mund të zhvillojë një gjendje të njohur ndryshe si Intoksikimi nga uji. Kjo gjendje mund të shkaktojë kriza epilepsie dhe madje edhe mund të çojë në koma bebin. Intoksikimi nga uji ndodh kur sasia e madhe e ujit hollon/dobëson përqendrimin e natriumit/sodiumit në trup, duke prishur balancën e elektroliteve të cilat çojnë në enjtje të indeve te trupit.

Për shkak të kombinimit të rrezikshëm të refleksit të fortë të thithjes dhe të veshkave të paformuara totalisht është shumë e lehtë që një bebe tw pijë më shumë ujë dhe të nxjerrë jashtë nivele të mëdha të sodiumit nga trupi, mjaftueshëm për të ndikuar në aktivitetin e trurit.

maxresdefault

Shenjat e para të intoksikimit nga uji tek foshnjet janë të njëjtat me ato kur bebi grindet shumë gjatë ditës , është i irrituar, i merren mend dhe ndryshime të tjera mendore. Siptoma të tjera janë temperatura e ulët e trupit (36.1 grad celcius e poshtë), faqe ose fytyrë e fryrë dhe krizat epileptike. Duke qënë se simptomat e para prindërit i lidhin me gjëra të tjera krizat epileptike janë shenja e parë që ata dallojnë kur kuptojnë që diçka nuk shkon tek bebi i tyre. Gjithsesi, me ndërhyrjen mjekësore të duhur këto mund të mos shkaktojnë dëmtime të përhershme.

A është OK të hollojmë formulën me ujë?

Mos u përpiqni të rrisni sasinë e formulës duke i shtuar asaj më shumë ujë. Ndiqni me kujdes udhëzimet në paketimin e qumështit për ta përgatitur atë në mënyrë sa më të saktë dhe përdorni atë sasi uji që rekomandohet në etiketë. Nëse do t’i shtoni më shumë ujë formulës, përveçse do të rrezikoni të rrisni mundësinë për një Intoksikim nga uji, ju gjithashtu do të rrezikoni që bebi juaj të marrë më pak vlera ushqyese nga sa i nevojiten me këtë hollim që mund të bëni.

shutterstock_54157486

Çfarë të bëni nëse bebi dehidratohet?

Në disa rrethana – nëse bebi ka gastroenterit (grip stomaku) psh; – doktori mund t’iu udhëzojë t’i jepni fëmijës pije me elektrolite si; Pedialyte apo Infalyte për të parandaluar dehidratimin e fëmijës. Por gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun nëse vini re se bebi është i dehidratuar.