Këshilla më e vlefshme ???

Shikoni fëmijën tuaj, dhe jo kalendarin!

Nëse fëmija refuzon ushqimet e ngurta, provoni përsëri më vonë (ndoshta pas një jave ose dy), dhe ndoshta me një ushqim të ndryshëm. Disa bebe mund të refuzojnë ushqimet e ngurta deri në 8-9 muajsh ose edhe më gjatë.

A duhet të zëvendësojë qumështin e gjirit ushqimi i bebes?

Ushqimet e ngurta gjatë vitit të parë të jetës kanë për qëllim vetëm të plotësojnë qumështin e gjirit, dhe të mos marrin përparësi mbi të apo të zëvendësojnë gjidhënien. Kjo është më shumë një mënyrë për të shtuar shijet në dietën e foshnjës tuaj, për të lejuar të provojë eksperienca të reja, dhe për të ndihmuar zhvillimin e koordinimit të dorës dhe syve përmes të ushqyerit nga dora e tyre. Fëmija juaj ende duhet të pijë gji sipas kërkesës, dhe qumështi juaj duhet të jetë burimi kryesor i të ushqyerit deri afër fundit të vitit të parë. Lejimi i bebes të pijë gji sipas kërkesës siguron gjithashtu dhe furnizimin tuaj me qumësht.