Kur duhet të vendoset foshnja në dhomën e saj?

Foshnja deri më tani ka fjetur në dhomën tonë. Kur është koha e duhur për ta larguar atë në dhomën e saj?

Bebet duhet të flenë pranë prindërve të tyre gjatë muajve të parë të jetës (në një sipërfaqe të sigurt, të veçantë, jo në të njëjtin shtrat), -thotë Preeti Parikh, MD, pediatre, As. Prof. klinike në departamentin e pediatrisë në Mount Sinai School of Medicine dhe në American Academy of Pediatrics. Ajo rekomandon edhe më shumë nga sa ju mund ta mendoni – rreth 6 muaj. Duke qenë në dhomë me ju kjo jundihmon në parandalimin e SIDS, e bën kohën e të ushqyerit më të lehtë, dhe ju jep mundësinë të dremisni sa herë të keni pak kohë pushim. (Ju nevojiet sa më shumë kohë gjumi apo jo?)

Pas kësaj kohe, ju mund ta nxirrni beben tuaj në dhomën e saj. Kjo do të varet edhe nga shpeshtësia që foshnja juaj zgjohet gjatë natës. Natyrisht, duke e mbajtur fëmijën në dhomën tuaj do të jetë shumë më e lehtë për ju, nëse i jepni gji dhe foshnja ende zgjohet çdo dy deri në tre orë për tu ushqyer. Një fëmijë është zakonisht gati për të prerë ushqyerjen e natës kur ajo është 4 deri në 6 muajsh. Nëse mjeku i fëmijës tuaj ju jep OK se bebi po rritet shëndetshëm dhe një gjendje shëndetësorë nuk është duke e kushtëzuar të ushqyerin e saj natën ju mund t’i ndërprisni gjidhënien natën bebes tuaj. Mos haroni asnjë nga ne të rriturit nuk zgjohemi dhe të ushqehemi natën, ndaj nuk ka përse ta bëjë këtë gjë dhe fëmija juaj. Nata duhet të konceptohet vetëm për gjumë.

Pyesni veten nëse lëvizja e fëmijës në dhomën e saj mund të ndihmojë në gjumin e natës? Nuk është një garanci, por kjo mund të ndodhë, thotë Parikh. Disa foshnje zgjohen në qoftë se ata ndjejnë se ju jeni në dhomë dhe pastaj e kanë të vështirë të qetësojnë veten për gjumë. Të tjerët nuk e kanë problem në një mënyrë apo në një tjetër. Ju mund ta provoni vendosjen e fëmijës në dhomën e saj dhe të shikoni se si përgjigjet fëmija.

Disa prindër janë të gatshëm për të lëvizur fëmijën në dhomë tjetër më herët se të tjerët. Për shembull, ju mund të dëshironi të rifitoni jetën tuaj seksuale dhe të doni të kaloni disa kohë vetëm me partnerin tuaj. Nuk ju fajësojmë, edhe partneri ka nevojë për ju!

Vendosja e fëmijës në dhomën e saj i bën disa nëna të reja të jenë në ankth. Nëse ju jeni gati për të lëvizur fëmijën, por në të njëjtën kohë jeni të shqetësuar në lidhje me të, vendosni një video ose audio monitor në dhomën e foshnjës kështu që ju mund ta shikoni beben në çdo moment. Dhe sigurohuni që krevati i bebit të jetë i sigurt: Foshnja duhet të flejë në një dyshek të sheshtë dhe me çarçafët të tendosur mirë, i veshur me një thes gjumi, thotë Parikh. Mos vendosni në krevatin e fëmijës lodra, jastik apo batanije, dhe ju do të flini më të qetë ditur se nuk ka asgjë në krevatin e bebes tuaj që të përbëjë rrezik sigurie për të.

ticiana kushi CBEUntitled