Kur duhet të këshilloheni me mjekun rreth ekzemës së bebit tuaj?

0
2575

Kur duhet të këshilloheni me mjekun rreth ekzemës së bebit tuaj?

agefoto_rf_photo_of_prescription_ointment

 

Mos u mundoni të supozoni me hamendje se fëmija juaj ka ekzemë – pikë së pari merrni një diagnozë mjekësore për të. Kjo jo vetëm që lehtëson shqetësimin tuaj; por dhe mund t’iu ndihmojë ta trajtoni ekzemën e fëmijës tuaj në mënyrën më efikase.

Pasi ju ta dini se ekzema foshnjore është ajo me të cilën keni të bëni, mbajini nën vëzhgim simptomat e fëmijës dhe telefonojini doktorit tuaj nëse:

  • Fëmija juaj nuk i përgjigjet trajtimit brenda një jave me kremin hydrocortisone. Trajtimi me recetë mund të jetë i nevojshëm.
  • Një kore ngjyrë e verdhë apo kafe e lehtë ose një puçër e mbushur me qelb shfaqet mbi ekzemë. Kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni bakterial që ka nevojë për antibiotikë. Kontaktoni mjekun tuaj për të gjetur trajtimin e nevojshëm në këtë rast.
  • Fëmija juaj mund të jetë ekspozuar me dikë i cili ka plagë nga i ftohti apo herpes gjenital, dy prej të cilave fëmija juaj ka më shumë gjasa t’i ngjiten, ndaj tregoni kujdes kur lejoni dikë të prekë fëmijën tuaj, qoftë dhe të afërmit e bebit pasi ekzema nuk është diçka që mund të kalojë lehtë.

 

Për më shumë informacione se çfarë është ekzema klikoni këtu.

Për informacione mbi trajtimet e tjera të ekzemës klikoni këtu.