Si të inkurajoni sjellje të mira tek fëmija juaj: 9 këshilla.

0
6838

Provoni këto këshilla për të inkurajuar sjelljen që dëshironi tek fëmija juaj.

  1. Ulja e tundimit. Syzet tuaja duken si një argëtim i mirë për të luajtur me to – ndaj është e vështirë për fëmijët të kujtojnë se nuk duhet t’i prekin. Zvogëloni mundësinë për një eksplorimin të pafajshëm, ama të kushtueshëm duke i mbajtur gjërat delikate larg nga sytë e fëmijës.
  1. Zgjidhni betejat tuaja. Para se të përfshiheni në çdo gjë që fëmija juaj është duke bërë – sidomos për të thënë ‘jo’ ose ‘stop’ – pyesni veten nëse me të vërtetë ka rëndësi. Duke mbajtur udhëzimet, kërkesat dhe reagimet negative në minimum, ju krijoni më pak mundësi për konflikt dhe ndjenja të këqija. Rregullat janë të rëndësishme, por përdorini ato vetëm kur janë me të vërtetë të rëndësishme.
  1. Ankimet: qëndro e fortë. Fëmijët nuk duan të jenë të bezdisshëm. Nëse dorëzoheni, kur ata janë duke u ankuar për diçka, ne i trajnojmë ata që të bëjnë më shumë – edhe pse nuk kemi qëllim këtë gjë. ‘JO’ do të thotë ‘JO’, jo ndoshta, kështu që mos e thoni këtë fjalë nëse nuk do të mundeni ta mbani apo nëse me të vërtetë nuk e keni seriozisht. Nëse thoni ‘jo’ dhe pastaj ja jepni fëmijës atë që është duke kërkuar, ai do të ankohet edhe më shumë herën tjetër, duke shpresuar që të ketë fat përsëri.
  1. Mbajini gjërat të thjeshta dhe pozitive. Nëse ju mund të jepni udhëzime të qarta në terma të thjeshtë, fëmija juaj do të dijë se çfarë pritet prej tij. (“Të lutem mbaje dorën time kur të kalojmë rrugën.”) Deklarimi i gjërave në një mënyrë pozitive i bën fëmijët që të mendojnë në drejtimin e duhur. Për shembull, “Ju lutem mbylle derën” është më mirë se “Mos e lër derën hapur”.
  1. Përgjegjësia dhe pasojat. Si fëmija juaj të rritet më shumë, ju mund t’i jepni atyre më shumë përgjegjësi për sjelljen e tyre. Ju gjithashtu mund t’u jepni atyre mundësinë që të përjetojnë pasojat natyrore të kësaj sjellje. Ju nuk keni pse të jeni i keqi gjatë gjithë kohës. Për shembull, nëse fëmija juaj harron për të vendosur drekën në çantën e saj, ajo do të jetë e uritur në kohën e drekës. Është uria e saj dhe pasojat e saj. Kjo nuk do ta dëmtojë atë pse shkoi e uritur vetëm një herë. Ndonjëherë, me qëllimin më të mirë, ne bëjmë aq shumë për fëmijët tanë se nuk i lejojmë ata të mësojnë për veten e tyre. Në raste të tjera ju duhet t’i tregoni pasojat për sjellje të papranueshme apo të rrezikshme. Për këto raste, është mirë që ju të siguroheni se i keni shpjeguar pasojat dhe se fëmija juaj ka rënë dakord për to që më parë.
  1. Thuaje kritikën një herë dhe vazhdo punën. Është e habitshme se sa dëgjon fëmija juaj edhe pse ai nuk mund të ketë pjekurinë sociale për t’ua thënë. Qortimet dhe kritikat janë të mërzitshme për ju dhe nuk funksionojnë. Fëmija juaj do të përfundojë duke iu kthyer kurrizin dhe do të pyesi veten pse ju mërziteni më shumë. Nëse ju doni të jepni atij një shans të fundit për të bashkëpunuar, kujtojini pasojat nëse nuk bashkëpunon. Pastaj filloni numërimin deri në tre.
  1. Sigurohuni që fëmija juaj të ndjehet i rëndësishëm. Fëmijët e pëlqejnë kur ata mund të kontribuojnë për familjen. Filloni duke futur disa punë të thjeshta apo gjëra që fëmija mund t’i bëjë në rolin e vet që ka për të ndihmuar familjen. Kjo do t’i bëjë ata të ndjehen të rëndësishëm dhe do të krenohen për ndihmën që dhanë. Në qoftë se ju i jepni mundësinë fëmijës tuaj të praktikohet duke bërë një punë të përditshme, ai/ajo do të mundohet ta bëjë më mirë atë dhe do të vazhdojë të përpiqet më shumë. Punët e sigurta i ndihmojnë fëmijët të ndihen përgjegjës, të ndërtojnë vetëbesimin e tyre dhe t’iu ndihmojnë juve gjithashtu.
  1. Përgatituni për situata sfiduese. Ka raste kur përkujdesja pas fëmijës dhe bërja e gjërave që duhet të bëni do të jetë e ndërlikuar. Nëse ju mendoni për këto situata sfiduese paraprakisht, ju mund të planifikoni nevojat e fëmijës suaj. Jepini vajzës apo djalit tuaj një paralajmërim 5-minutësh para se ju ta lejoni atë të ndryshojë aktivitetin. Bisedoni me fëmijën se pse ju keni nevojë për bashkëpunimin e tij. Atëherë ai do të jetë i përgatitur për atë që ju prisni prej tij.
  1. Mbani sensin e humorit. Një tjetër mënyrë për të ulur tensionin dhe konfliktin e mundshëm është që të përdorni humor dhe argëtim. Ju mund të pretendoni që të bëheni përbindëshi që i gudulis ose që bën zhurmën e kafshëve. Por, të bëni humor me inatin e fëmijës suaj nuk do të ndihmojë. Fëmijët e vegjël mund të lëndohen lehtë nga ‘ngacmimi’ prindëror. Humori që ju bën të dyve të qeshni është ai i duhuri.

ticiana-kushi-cbecertifikimet