Kaloritë në qumështin e gjirit: Ja menyra e duhur se si mund t’i masni ato në kushte shtëpie.

0
4639

Kaloritë në qumështin e gjirit: Ja mënyra e duhur se si mund t’i masni ato në kushte shtëpie.

Një udhëzues mbi vlerësimin e ndryshimeve në qumështin tuaj.

Matjet e sakta të kalorive në qumështin e gjirit kërkojnë pajisje të fundit laboratorike. Por ju mund të merrni një ide të përafërt se si ndryshojnë kaloritë në qumështin e gjirit me kalimin e kohës duke mbledhur qumësht nga një pompë gjiri. Një studim nga Wang et al (1999) ka treguar se kaloritë në qumështin e gjirit mund të vlerësohen nga shuma kremoze që krijohet gjithandej në sipërfaqen e qumështit të mbledhur.

Hulumtuesit përdorin një centrifugë për të ndarë kremin nga qumështi. Ju ndoshta nuk e keni një të tillë, por ju ende mund të vëzhgoni sasinë e kremit që formohet në sipërfaqe të qumështit të sapo shtrydhur në beberon.

Pas pompimit, vëndoseni qumështin në një enë transparente (kështu që ju mund të vëzhgoni shtresën e kremit nga jashtë ). Vendoseni beberonin në një vend të freskët për 12-24 orë. Kjo do të lejojë kremin që të ngjitet lart. Për rezultate më të mira, ena duhet të jetë relativisht e cekët, kështu që kremi të mos ketë nevojë të udhëtojë shumë larg.

img_5Masni gjatësinë e shtresës së kremit. Sa më e lartë shtresa, aq më shumë yndyrë dhe kalori ka në qumështin e nënës.

Ju mund të bëni një seri matjesh në kohë të ndryshme për të vëzhguar se si ndryshojnë kaloritë në qumështin e gjirit. Duke përdorur këtë metodë, ju mund të jeni në gjendje që të përcaktoni se cilën kohë të ditës qumështi juaj ka kulmin e yndyrës dhe kalorive. Ju gjithashtu mund të shikoni nëse kaloritë në qumështin tuaj rriten apo ulen në varësi të ndryshimeve që keni bërë në dietë apo orareve të gjidhënies.

Për të ditur më shumë rreth mënyrës se si të përmirësoni cilësinë e qumështit të gjirit tuaj klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet