Ja zgjidhja si t’i trajtoni të vjellat e mëngjesit në shtatzëni?

1531
Pregnant woman with strong pain of stomach and nausea sitting in bathroom

 

Për shkak se medikamente të caktuara mund të jenë të rrezikshme për t’u marrë gjatë shtatzënisë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë ilaç që ka për qëllim trajtimin e të përzierave tuaja në mëngjes. Megjithatë, ka patjetër disa mënyra më të natyrshme për t’i trajtuar këto siklete:

Mundohuni të shmangni ushqimet yndyrore të përpunuara në favor të frutave të freskëta dhe perimeve.

Filloni ditën me disa vaferë të thekur përpara se të dilni nga shtrati, kjo mund të ndihmojë stomakun tuaj për pjesën tjetër të ditës.

Shmangni çdo ushqim që ju jep neveri, ose reagim negativ ndaj tij.

Pini shumë ujë.

Konsumoni xhenxhefil. Xhenxhefili ka veti natyrale anti-përzierjeve që mund të jenë të mrekullueshme për gratë që përjetojnë të vjella në mëngjes.

Të përzierat e mëngjesit janë diçka me të cilën shumica e mamave do të ballafaqohen, për të paktën një kohë të shkurtër, kështu që mund të jetë një ide e mirë të pyesni miqtë, familjen, kolegët që kanë fëmijë se si e kanë përballuar ata këtë siklet në mëngjes. Vetëm mos harroni të konsultoheni me mjekun tuaj që çdo mjekim që ju zgjidhni është i sigurt për shtatzëninë!