Ja si të përdorni Mburojat e Silikonit gjatë gjidhënies.

0
16066

Medela_Rush-206-fix sm_LR (1)Problemet me thithjen e gjirit nga bebja në fillimet e gjidhënies nuk janë të pazakonta. Për shumicën e nënave, dhënia e gjirit kërkon pak praktikë! Shumicën e kohës, një stërvitje e vogël nga një profesionit i kualifikuar është gjithçka që keni nevojë për të bërë që gjërat të ecin mirë.

Për vështirësi ose probleme të vazhdueshme me shulin e bebeve, shumë ekspertë laktacioni sugjerojnë përdorimin e përkohshëm të një mburoje thithash. Një përbërje e hollë, e butë silikoni që nuk ndërhyn me stimulimin e thithës, mburojat Medela, Ameda apo Avent janë mburojat të cilat i afrohen më shumë kushteve për të imituar gjirin e nënës. Vrimat në majë të mburojës lejojnë që të rrjedhi qumështi për fëmijën. Një mburojë gjiri mund të ndihmojë ushqyerjen me gji, kur:

  • Foshnja ka lindur parakohe, është i sëmurë, apo i vogël në peshë. Një mburojë gjiri i lehtëson punën një bebeje të vogël i cili nuk ka shumë fuqi thithjeje pasi qumështi i akumuluar në majën e mburojës i jep fëmijës një shpërblim të menjëhershëm kur ai rinis thithjet dhe si pasojë, e stimulon të thithë më shumë. Studimet kanë treguar se një bebe prematurë merr më shumë qumësht nga nëna nëse ajo përdor një mburojë gjiri dhe me kalimin e muajve kur bebi rritet dhe forcon thithjen përdorimi i mburojës së silikonit bëhet i panevojshëm.
  • Nëna ka thitha të sheshta ose të futura. Disa nëna kanë problem me thithat e gjirit, disa nuk kanë thitha dhe disa të tjera i kanë të futura për brenda ato. Kështu që është ë vështirë për bebin të thithë gjirin. Nëpërmjet një mburoje silikoni, si qumështi fillon të rrjedhë, fëmija zbulon se gjidhënia funksionoka dhe kështu stimulohet të pijë më shumë! Me kalimin e kohës, thithat e nënës do të bëhen më elastike, dhe mburojat e gjirit nuk do të jenë më të nevojshme për të shkaktuar refleksin e thithjes.
  • Foshnja është prezantuar shumë herë me beberonin dhe tani nuk pranon më gjoksin. Për shkak se mburojat e gjirit ngjajnë me beberonin ato mund të përdoren për të nxitur fëmijën të pijë në gji. Kjo hile funksionon më tepër në rastet kur bebi nuk është shumë i uritur dhe kur gjinjtë e nënës ndjehen plot. Dhënia e ushqimit me beberon duhet të ndërpritet dhe të vazhdohet me mburojat e gjirit derisa në një moment do të largohen dhe mburojat dhe bebi do të kthehet në gji.

Kur jeni duke përdorur një mburojë gjiri:

badlatch_nipshldgdlatchnipshield

 THITHJA E GABUAR          THITHJA E SAKTE

Shuli i saktë (thithja e thellë) është shumë e rëndësishme.

Një shul i mirë është veçanërisht i rëndësishëm kur nëna është duke përdorur një mburojë silikoni. Nofullat e foshnjës duhet të mbyllen në gji, jo jashtë në boshtin e shqytit të dalë të kokës së silikonit. Thithja vetëm në të dalën e thithës së gjirit shtyp kokën e gjirit dhe ndalon daljen e qumështit. Fëmija nuk do të marrë mjaftueshëm qumësht, dhe këtu ndikohet pesha e fituar nga bebi. Është e nevojshme që një Specialist Laktacioni të vëzhgojë mënyrën se si ju e vendosni beben në gji në çastin kur përdorni dhe mburojat e gjirit.

Pastrimi dhe sterilizimi i mburojës është i rëndësishëm.

Është e nevojshme që t’i mbani mburojat e gjirit të pastra. Lajini ato në ujë të nxehtë me sapun pas çdo përdorimi dhe ziejini në ujë të valuar 1 herë në ditë.

Zgjedhja e mburojës së saktë dhe madhësisë së duhur është tepër e rëndësishme.

nipshlds2Zgjidhni një mburojë në madhësinë e gojës së fëmijës tuaj. Nëse një mburojë është shumë e madhe, fëmija nuk do të mundet të tërheqë në mënyrë adekuate thithën e dalë të nënës, ose mund të mbytet me mburojën. Mburoja e të sapolindurve është e duhura për bebet me gojë të vogël. Por keni madhësi të ndryshme mburojash të cilat është mirë ti diskutoni me Specialistin tuaj të Laktacionit për të gjetur atë që ju përshtatet juve më mirë dhe pa krijuar problem.

Mbrojtja e furnizimit të qumështit është e rëndësishme.

Furnizimi i qumështit të gjirit kontrollohet nga sa qumësht merr fëmija. Një fëmijë i vogël, i dobët ose me thithje të çrregullt mund të ulë stimulimin e prodhimit të qumështit. Një fëmijë që pi me mburoja silikoni asnjëherë nuk tërheq të njëjtën sasi qumështi sa tërheq një bebe që ushqehet direkt në kontakt me gjirin. Për këtë ju duhet të siguroheni që ta vendosni shumë shpesh beben në gji dhe me anë të një pompe elektronike të bëni zbrazjen deri në fund të gjirit tuaj.

Mburojat e thithave janë pajisje të cilat përdoren për të ndihmuar foshnjat që akoma nuk janë normalizuar siç duhet në gji. Nënat që përdorin mburoja silikoni duhet të veprojnë patjetër nën këshillat e një Konsulenti Laktacioni dhe asnjëherë nën gjykimin e tyre personal. Bebet duhet të kenë kontrolle te shpeshta të peshës për t’u siguruar se fëmija i tyre po merr shëndet dhe po rritet mirë.

Ja si duhet ta vendosni një mburojë silikoni në gjirin tuaj.

nippleNxireni mburojën nga kutia e tyre higjenike. Me njërin gisht të dorës tuaj shtyjeni pak shytën e silikonit për brenda deri në mesin e mburojës. Më pas vendosni thithën e gjirit tuaj në shytën e brendshme të silikonit që të krijoni vakum dhe më pas puthiteni drejt pjesës së areolës gjithë mburojën. Dalja para e shytës së silikonit do të tërheqë thithën tuaj të gjirit dhe do të krijojë një vakum më të mirë. Gjithashtu mburoja do të qëndrojë më e fiksuar në gji pa rrëshkitur gjatë kohës që ju i jepni gji bebes tuaj. Për të stimuluar beben ju mund të shtrydhni pak qumësht pasi e keni vendosur mburojën në mënyrë që maja e saj të mbushet me qumësht.

ticiana kushi CBE

Untitled