Ja si ndryshon gjidhënia me rritjen e bebes.

0
6361

Ja si ndryshon gjidhënia me rritjen e bebes.

img_2695-3_compressedVështirësitë e menaxhimit të gjidhënies pas lindjes përfunduan? Ju u përvetësuat në këtë aftësi kaq natyrale? Po tani çfarë? Nuk do të jetë përherë si në javët e para gjidhënia. Ju do të shpenzoni më pak kohë duke i dhënë gji bebes.

Le t’u hedhim një sy ndryshimeve të mëposhtme që unë kam shkruar për ju.

Lajmi i mirë: në qoftë se ju në periudhën e të sapolindurit dukej se vetëm ushqenit beben tuaj me gji, pasi fëmija t’ia marrë dorën gjidhënies, ai ose ajo do të bëhet më efektiv në të thithur gjirin, çka përkthehet në gjidhënie më të shpejtë. “Një ushqyerje në fazën e porsalindurit mund të marrë 20 deri në 40 minuta kohë, por kur bebet të jenë 3 muajsh, ata do t’a ulin kohëzgjatjen e të ushqyerit pothuajse në gjysëm”, thotë Nancy Mohrbacher, IBCLC, FILCA dhe autore e librit: “Një Guidë në Ndihmë të Nënave”. “Gjidhënia mund të shkojë 10 deri në 20 minuta, në varësi të fëmijës.” Shanset janë që fëmija do të jetë ende duke pirë gji çdo 2 deri në 3 orë, por do të jetë më efikas, kështu që ju të dy do të kaloni shpejt në aktivitetin e ardhshëm.

 

bb-lac-6

1- Ju do të shqetësoheni më pak rreth asaj se sa është duke pirë fëmija juaj.

Në fillim, ju ndoshta frikësoheshit gjithmonë se sa gji po merrte fëmija juaj dhe fshehurazi dëshironit të kishin ndonjë shenjë që t’iu tregonte se sa kishte pirë bebi, siç mund të sigurohen nënat të cilat i ushqejnë me beberon. Por gjëja më e mrekullueshme në lidhje me dhënien e gjirit është se fëmija e di se kur është i uritur, do t’ua japi këtë sinjal dhe do të ndalet kur të ndihet i ngopur. “Fëmija juaj është duke sinjalizuar trupin tuaj për të prodhuar atë sasi qumështit me ato vlera ushqyese, vitamina dhe antitrupa sipas moshës që ka”, thotë Gina Ciagne, CLC për laboratoret Lansinoh. Për sa kohë që fëmija duket i shëndetshëm dhe po fiton peshën e duhur, ai është duke marrë mjaftueshëm qumësht. Përveçse ju jeni duke pompuar, ju skeni nevoje të masni çdo gjë!

Nëse jeni duke pompuar gjatë ditës, ndërsa jeni në punë, mos u bëni merak nëse ju shihni që sasia është në rënie, sidomos pasi fëmija të fillojë ushqimet e ngurta. Kjo është normale. “Si bebet të fillojnë ushqimet, ata do të kenë nevojë për më pak”, thotë Mohrbacher.

2- Jo çdo gjë ka lidhje vetëm me qumështin.

Bebet nuk qëndrojnë në gji vetëm për ushqim; ato gjithashtu marrin ngushëllim dhe intimitet prej saj. Dhe kjo mund të bëhet gjithnjë e më e qartë kur fëmija të rritet dhe të ekspozohet ndaj një bande të tërë ndjenjash dhe përvojash të reja. Qumështi i gjirit mund të ndalojë një zemërim çasti, të qetësojë një foshnjë që sapo ka rënë ose t’iu jap të dyve kohë lidhjeje para se të niseni për punë në mëngjes. “Ushqyerja me gji është një mjet që i shërben të gjitha qëllimeve të një nëne”, thotë Mohrbacher. Sigurisht, në qoftë se ju keni vendosur orare për ushqyerjen e foshnjës, ju mund të jeni duke i sigurur atij/asaj vetëm ushqim, por ekspertët tanë thonë se të ushqyerit sipas kërkesës së bebes mund të ofrojë përfitime të mëdha emocionale.

3- Foshnja mund të hutohet më lehtë.

Rreth moshës 6 -10 muaj, fëmija mund të jetë duke pirë gji dhe pastaj papritmas të tërhiqet me kokën lartë për të parë diçka që kalon apo i tërheq vëmendjen. Ju do t’a ktheni përsëri në gji, dhe dy minuta më vonë, bebi juaj përpsëri mund të largojë kokën për të parë vëllain ose motrën e madhe që është duke luajtur me top. Foshnjat do të fillojnë të lëvizin më tepër (zakonisht rrotullohen, zvarriten dhe lundrojnë nëpër mobilje), dhe ju mund të shikoni se ai do të jetë më i interesuar në eksplorimin e botës rreth tij se sa të fokusohet tek ushqyerja. Për të kufizuar hutimet, unë ju rekomandoj gjetjen e një ambienti të qetë për gjidhënie dhe të errët.

4- Ju mund të merrni ndonjë kafshim.

Kur ju të shikoni dhëmbin e parë të foshnjës, ju ndoshta do të jeni me të vërtetë e emocionuar, por pak nervoze në lidhje me fillimin e kafshimeve. “Jo çdo fëmijë kafshon “, thotë Mohrbacher. “Për ata që e bëjnë, kjo ndodh për shkak se mishrat e tyre të lënduar nga dalja e dhëmbëve qetësohen kur bebet ushtrojnë presion mbi diçka”. Mohrbacher rekomandon t’i jepni bebes tuaj një lodër të ftohtë për dhëmbët para se të filloni ushqyerjen me gji. Nëse fëmija ju kafshon, ndaloni të ushqyerin menjëherë në mënyrë që bebja të kuptojë se kjo sjellje nuk është e mirë. Përfundimisht, i vogli apo e vogla juaj do t’a marrë mesazhin.

5- Gradualisht ushqimet e ngurta do të hyjnë në rutinë.

Rreth muajit të 6-të, pediatri i foshnjës do t’ju këshillojë që t’i filloni ushqimet e ngurta bebes tuaj. Proçesi do të jetë gradual, ju do të fusni një ushqim të ri në çdo 3 ditë, dhe fëmija do të marrë pak kohë për të mësuar të hajë dhe të provojë shije të ndryshme. Me kalimin e kohës, qumështi i gjirit do të qëndrojë pas ushqimeve të ngurta, por në fillim, ai do të jetë pjesa më e rëndësishme e dietës së foshnjës. “Është praktikë e mirë që ju fillimisht t’i ofroni gjirin bebes dhe pastaj ushqimet e ngurta, në mënyrë që ata të marrin mjaftueshëm qumësht dhe ndërkohë të praktikojnë ushqimet e ngurta në rutinën e tyre”, thotë Ciagne.

6- Qumështe të tjerë futen në dietën e fëmijës.

Rreth moshës 1 vjeç shumë prindër fillojnë t’i prezantojnë bebes qumështe të tjera, si qumësht soje dhe qumësht lope. Ju duhet të filloni t’i mësoni fëmijës të pijë nga gota ose nga një filxhan. Ashtu si me ushqimet e ngurta, ky ndoshta do të jetë një proçes gradual. Dhe kjo nuk do të thotë se është fundi i marrëdhënies tuaj të gjidhënies.

7- Nuk ekziston diçka e tillë si gjidhënia e “tepruar”.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon ushqyerjen ekskluzive me gji deri në 6 muaj dhe pastaj të vazhdohet të paktën deri në moshën 1 vjec, por shumë prindër e keqinterpretojnë këtë në kuptimin se ata duhet ta ndalojnë gjirin kur foshnja të bëj 1 vjeç. “Përfitimet e ushqyerjes me gji nuk ndalojnë si me magji në muajin e 12-të “, thotë Ciagne. Vetëm ju jeni gjykatësja e drejtë e kohës se deri kur dëshironi ta vazhdoni dhënien e gjirit. Nëse ju dhe foshnja jeni ende duke e shijuar atë, vazhdojeni. Nëse ju me të vërtetë besoni se është koha për ta ndaluar, pavarësisht moshës, atëherë kjo është zgjedhja e duhur për ju.

8- Njerëzit mund të mendojnë se ju nuk jeni e çmendur. JO nuk jeni.

Përveç se në kopertinat e revistave, ju nuk shikoni asnjëherë nëna që ushqejnë vogëlushët e tyre në publik shumë shpesh. Dhe kjo nuk është për shkak se askush nuk e bën këtë, apo se nënat po përpiqen të fshehin diçka. Kjo ndodh sepse është më e lehtë t’i thuash një 2-3 vjeçari të presë derisa të shkoni në shtëpi që t’i jepni gji në krahasim me një bebe 9 muajsh i cili nuk ju kupton. Pra, kur ju t’i tregoni njerëzve se ju jeni ende duke i dhënë gji fëmijës, edhe nëse ai është 9 muajsh apo 3 vjeç, disa mund të jenë të tronditur. Por na besoni, ka shumë nëna si ju që e bëjnë këtë gjë. Ju nuk jeni e vetmja në këtë botë.

ticiana-kushi-cbecertifikimet