Miqtë e mi shpesh më thonë “- Ti je me fat se ke një fëmijë të urtë e të mbarë ”. Por pak nga ata e dinë se kjo nuk ka të bëjë fare me fatin. Arsyeja që një bebe zgjohet natën në mënyrë të panevojshme ka të bëjë totalisht më mënyrën se si babai dhe nëna e vendosin fëmijën në gjumë dhe se si ata i përgjigjen zgjimeve në mes të natës që bën bebi i tyre. Më poshtë do t’iu tregoj gjithë sekretet e mia se si të mësoni një fëmijë të flejë qetësisht gjatë gjithë natës.pic.1

Rutina e darkës.

Kjo është pjesa më e lehtë. Filloni me një rutinë të caktuar dhe konstante, në një orë të përshtatshme (jo më vonë se 8:30 e darkës). Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë se si të parashikojë. Sa më shumë ai ta dijë se çfarë do të vijë më pas, aq më të lehtë do ta ketë për ta pranuar atë. Mund t’ia filloni nga diçka e thjeshtë si; ta pastroni dhe t’i lexoni një libër. Ska pse të jetë diçka komplekse. E rëndësishme është të jetë e njëjta rutinë, çdo natë, në të njëjtën orë. Ngadalë fëmija juaj do të mësohet me këtë rutinë dhe do ta dijë se po vjen koha e gjumit sapo juve t’i filloni atij rutinën.

pic 2

Krijoni një ambient gjumi të përshtatshëm.

Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si; ulja e grilave për të bërë errësirë në dhomë, mbështjellja nëse bebi është i vogël, pizhama të rehatshme dhe një temperaturë dhome e duhur. Gjithçka që mund të bëni në mënyrë që t’i siguroni fëmijës tuaj një ambient sa më të rehatshëm për një gjumë të qetë gjatë natës. Hidhini një sy artikullit “ Rekomandime mbi artikujt e gjumit” për t’iu ndihmuar nga t’ia nisni.

p.3

Mësojeni fëmijën tuaj si të vetë – qetësohet.

Dëgjojeni këshillën time, nëse nuk dëshironi akoma të qëndroni zgjuar natën për t’i vendosur beberonin gënjeshtër fëmijës kur atij i ka rënë, t’i jepni gji, apo ta tundni derisa atë ta zërë gjumi. Jepini mundësinë bebit tuaj të vetë – qetësohet dhe ta zërë gjumi vetë. Ky është investimi më me vlërë që mund të bëni për gjumin e fëmijës suaj. Dhe imagjinoni sa mirë do të ndjeheni ju pasi të bëni disa orë gjumë më shumë në momentin që do t’i keni mësuar këtë të mirë fëmijës suaj. Për më shumë informacione shkoni tek artikulli “Si mund ta mësojë fëmijën tim të vetë – qetësohet?

p 4

Sigurohuni që fëmija juaj nuk është i urritur.

Shikoni se çfarë ndodh. Një fëmijë, zakonisht, mund të flejë gjatë gjithë natës, kur ai të jetë i zhvilluar mirë në mënyrë të tillë, që kaloritë që i nevojiten t’i marrë gjatë ditës dhe jo gjatë natës.

sweet baby laying on the bed

Nëse stomaku i fëmijës akoma nuk është i maturuar apo i formuar për ta bërë këtë gjë, ju mund ta ushqeni atë sa të doni dhe ai prap nuk mund të flejë gjatë gjithë natës. Stomaku i një foshnjeje të sapolindur është i vogël dhe ka nevojë për t’u rritur në mënyrë që të mbajë një sasi të caktuar ushqimi përgjatë natës.

E thënë kështu, juve duhet të siguroheni se po i jepni mjaftueshëm gji apo formulë bebes, që kur të afrohen Etapat e Arritjeve, ai të mund të jetë në gjëndje të flejë gjatë gjithë natës, pa u zgjuar pas disa orësh. Ekspertët thonë se kjo ndodh rreth moshës kur bebi është 3-6 muajsh.

Një rast tjetër është se bebi juaj mund të ketë zakone apo vese shumë të këqija gjumi. Ju mund ta ushqeni sa të doni atë dhe ai prapë nuk do të flejë gjatë gjithë natës pa u zgjuar.

bb-3Në muajt e parë djali im kishte shumë “lidhje”, varësi gjumi( lidhja psikologjike midis idesë dhe objektit) si psh: Ai ishte i varur nga beberoni artificial dhe natën, çdo 10 minuta kur atij i binte kjo, zgjohej duke qarë. Mua më duhej të zgjohesha, të gjeja beberonin dhe t’ia vendosja prapë që djalit t’i rikthehej gjumi. Më besoni, ishte torturë të flije çdo 10 minuta dhe të zgjoheshe prapë nga e para. Kur ai arriti moshën u mundova t’i  jepja muhalebi çdo darkë me idenë se do ta mbante më gjatë ushqimi, por jo. Nuk ndodhi kështu. Provova gjithçka dhe përsëri nuk po mundesha dot që ta mësoja fëmijën tim të flinte qetësisht gjatë natës.

Rezultoi se djalit tim thjesht i nevojitej  të mësonte se si të vetë-qetësohej në mënyrë që të flinte gjatë gjithë natës. Bebet kanë shumë cikle gjumi dhe nëse ata nuk e dinë se si ta vendosin veten e tyre përsëri në gjumë pas një cikli, atëherë do të kenë nevojë për ju për ta bërë këtë gjë. Dhe juve do t’iu duhet ta lëkundni përsëri, t’i jepni gji apo të bëni gjithçka tjetër që bëni për ta vendosur prapë bebin tuaj në gjumë.

Është e rëndësishme ta lejoni fëmijën tuaj të vetë – qetësohet, në mënyrë të tillë që kur stomaku i tij të arrijë maturinë, bebi të mundet të flejë i qetë gjatë gjithë natës, pa patur nevojën tuaj për t’i rikthyer gjumin në mënyrë të përsëritur.

ticiana-kushi-cbecertifikimet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.