Ja se si të parandaloni humbjen e flokëve pas shtatzënisë.

0
3465

Ja se si të parandaloni humbjen e flokëve pas shtatzënisë.

o-HOW-TO-TREAT-HAIR-LOSS-facebook

Shtatzënia dhe lindja ndryshojnë në masë të madhe nivelet e hormoneve në trup. Këto ndryshime hormonale mund të shkaktojnë ndryshime edhe në rritjen e flokëve. Gjatë shtatzënisë, rritja e estrogjenit do të shkaktojë rritjen e më shumë flokëve. Megjithatë, pas shtatzënisë, nivelet e estrogjenit bien dhe humbja e flokëve mund të nisë, përkohësisht. Kujdesuni për flokët tuaj dhe trajtojini ato butë, ndërsa prisni për t’u kthyer rritja juaj normale e tyre.

METODA 1.

Tregohuni e butë me flokët tuaj.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-1-Version-2 (1)

1- Shmangni modelet e ngushta.

Tërheqja e flokëve tuaj, ose stilimi i tyre bisht, mund të shkaktojë që qimet të shkëputen. Stilimi ose luajta e shpeshtë me flokët mund të kontribuojnë në humbjen dhe rënien e tyre. Zgjidhni modele të lirshme për flokët të cilat minimizojnë dëmin kundrejt flokëve tuaj.

  1. Shmangni lidhëset e forta të flokëve, kapëset apo litarët e ndryshëm.
  2. Mos përdorni trajtime me vaj të nxehtë në flokët tuaj, pasi ato mund të jenë të dëmshme për flokët dhe për skalpin e kokës.
  3. Shmangni luajtjen me flokët tuaj, gjarpërimet me to ose krehjet e shpeshta.

2- Përdorni një krehër me dhëmbë të ndara gjerësisht.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-5-Version-2 (1)

Nëse krehëri juaj ka dhëmbë shumë të afërt me njëra tjetrën, ai mund të tërheqë flokët tuaj, më shumë se ç’mund ta bëjë një furçë me dhëmbë të gjerë. Kjo tërheqje mund të shkaktojë më shumë humbjen e flokëve.

  • Kur të krihni flokët tuaj, gjithmonë përdorni një furçë të butë dhe krihini ata ngadalë.
  • Flokët e lagur janë më të brishtë sesa kur ata janë të thatë. Kini kujdes kur krihni ose thani flokët e lagur.

3- Tregohuni të kujdeshme me nxehtësinë.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-6-Version-2 (1)

Përdorimi i tharëseve me shumë nxehtësi apo i marshava e piastrave stiluese të flokëve, mund të shkaktojë dëmtimin e mëtejshëm të flokëve tuaj. Mundohuni të shmangni sa më shumë të jetë e mundur nxhehtësinë në flokët tuaj. Edhe nëse përdorni një tharrëse flokësh mundohuni ta vendosni atë në nxehtësinë minimale.

METODA 2.

1- Gjeni produktet e duhura për flokët tuaj.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-4-Version-2 (1)

Disa produkte për flokët, shampo dhe maska të ndryshme, besohet se ndihmojnë në mbajtjen e flokëve të plotë dhe të shëndetshëm. Juve mund t’iu duhet të provoni disa produkte të ndryshme para se të gjeni një që funksionon më mirë për flokët tuaj dhe stilin e flokëve që keni. Provoni të kërkoni për produkte që kanë disa nga cilësitë e mëposhtme:

  • Shiko për produktet e etiketuara “shampoo për volum”.
  • Shmangni “balsamin” pasi ai mund të bëjë flokët të duken më pak të plota ose të rënda.
  • Shmangni “balsamët intensiv”. Këta mund të jenë shumë të rëndë dhe do ta bëjnë flokun tuaj të duket më pak i plotë.
  • Mundohuni të gjeni balsam që janë projektuar për flokë të hollë.
  • Produktet që përmbajnë biotin ose silicë mund të ndihmojnë gjithashtu.

 

2- Shmangni stresin.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-8-Version-2 (1)

Duke qenë nën stres ju mund të rrisni humbjen e flokëve. Stresi mund të shkaktojë atë që folikulat e flokëve tuaj të shkojnë në një fazë pushimi, duke rezultuar kështu në daljen e flokëve të hollë. Humbja e flokëve e shkaktuar nga stresi mund të rregullohet duke ulur stresin.

3- Provoni një prerje të re.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-7-Version-2

Pyesni parukierin tuaj për t’i prerë flokët, në një stil të ri, që i bën ata të duken më të plotë. Mos harroni se humbja e flokëve e shkaktuar gjatë post-shtatzënisë është e përkohshme ,dhe që ju gjithmonë mund t’i riktheheni stilit të flokëve tuaj sapo ata të fillojnë të shërohen.

  • Stilimet me flokë të gjata mund ta bëjnë humbjen e flokëve më të dukshme.

4- Kontrolloni dietën tuaj.

900px-Prevent-Hair-Loss-After-Pregnancy-Step-2-Version-2

Dieta juaj mund të ketë një efekt të rëndësishëm në shëndetin e flokëve tuaj. Duke ngrënë ushqime të caktuara ju mund të ndihmoni në kontributin për të pasur flokë të shëndetshëm. Provoni monitorimin e dietës tuaj për vitaminat dhe mineralet në vijim:

  • Flokët përbëhet nga proteina. Të marrët e proteinave mjaftueshëm në dietën tuaj do të ndihmojë për t’i mbajtur flokët tuaj të fortë.
  • Monitoroni konsumin tuaj të hekurit. Nëse hani mish, përpiquni të konsumoni mish të kuq për një burim të shëndetshëm të hekurit. Burimet vegjetariane të hekurit përfshihen tek soja, thjerrëzat, dhe spinaqi.
  • Perimet dhe frutat mund të përmbajnë flavonoide dhe antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e folikulave të flokut tuaj.

5- Filloni të merrni suplemente.

Disa suplemente janë të rekomanduara për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Ndërsa ju prisni që nivelet tuaja të hormoneve dhe rritja e flokëve të kthehet në normale, ju mund t’i kuroni flokët tuaj me suplementet e mëposhtme:

  • Provoni të merrni vitaminë B, C, E dhe zink.
  • Ka disa prova se marrja e biotinës në formë orale, zinkut, dhe aplikimi i përditshëm i një kremi ​​që përmban clobetasol propionate, mund të ndihmojë në humbjen e flokëve.
  • Aplikoni vaj livando të përzier me trumzë, rozmarinë dhe vaj nga druri i kedrit. Ky trajtim mund të ndihmojë në kurimin e disa formave të humbjes së flokëve.

6- Konsideroni përdorimin e kontraceptivëve oral.

Pas shtatzënisë, nivelet e estrogjenit tuaj do të jenë më të ulëta se normalja. Kontraceptivët oralë mund të ndihmojnë në nxitjen e niveleve të estrogjenit, të cilat nga ana tjetër, mund të ndihmojnë me humbjen e flokëve pas shtatzënisë.

  • Ju duhet të prisni të paktën katër javë pas lindjes para se të filloni ndonjë kontraceptiv hormonal. Duke filluar shumë shpejt mund të rrisni rrezikun e mpiksjes së gjakut.
  • Nëse jeni me gji, ju duhet të prisni derisa furnizimi juaj i qumështit të jetë stabilizuar, pasi kontraceptivët oralë mund të prishin prodhimin e qumështit.