Ja se si të kujdeseni për hemorroidet/majasëllin pas lindjes.

0
20410
hemorroidet/majasëlli pas lindjes.

Ja se si të kujdeseni për hemorroidet/majasëllin pas lindjes.

hemorrhoids4366

Gratë shtatzëna janë të prirura për të zhvilluar gjendje apo sëmundje të caktuara fizike në javët e fundit të shtatzënisë. Ndër këto janë hemorroidet, venat me variçe në zonën e zorrës së trashë që del jashtë dhe shkakton dhimbje, kryesisht gjatë lëvizjeve të jashtëiqtjes. Hemorroidet janë nganjëherë të irrituara përgjatë shtytjes që bëjnë nënat në proçesit të lindjes natyrale dhe ato nuk do të zhduken si me magji pas lindjes. Një nënë e re duhet të dijë se si të kujdeset për hemorroidet postpartum pasi ato mund ta bëjnë të pakëndshme e të dhimbshme qëndrimin ulur, tundjen dhe ushqyerjen e fëmijës tuaj. Ja disa këshilla se si duhet të kudjesen nënat për hemorroidet gjatë kësaj periudhe:

  • Uluni në ujë të nxehtë aq sa ju mund ta duroni atë. Ju ose mund të mbushni vaskën tuaj me pak ujë të nxehtë, ose mbushni një uturak plastik për të mëdhenjtë (ju mund të merrni një prej tyre në spital ose në farmaci) dhe vendosuni mbi të në mënyrë që rektumi (anusi) juaj të jetë i mbuluar nga uji. Mjeku juaj me shumë gjasa do t’ua përshkruajë këtë trajtim për të ndihmuar dhe për të shëruar edhe një epiziotomi në qoftë se ju keni pasur një të tillë gjatë lindjes. Lageni zonën për 10 minuta disa herë në ditë ose më shpesh nëse e keni të nevojshme për të lehtësuar dhimbjen dhe kruarjet e hemorroideve pas lindjes.

Attractive brunette woman sitting in a bath reading a book with her socks on

  • Lagni një kompresë të ftohtë (copa akujsh ose një leckë palosur) në lëngun e bimës “Witch hazel” dhe aplikojeni atë në zonën e prekur. Ju mund ta bëni këtë disa herë në ditë, si pjesë e ndonjë trajtimi tjetër të kujdesit për majasëllin që po bëni. Alternoni trajtimet e ftohtë dhe e nxehtë për të shtuar lehtësimin e dhimbjeve.

Care-for-an-Episiotomy-Postpartum-Step-3-Version-2

  • Mbani zonën të pastër duke përdorur një shishe – shiringë dhe derdhni ujë të ngrohtë në zonën e prekur të zorrës së trashë, pasi ju të keni dalë jashtë. Në vend që ta fërkoni zonën rektale për ta mbajtur atë të pastër dhe të thatë ju duhet thjesht thjesht ta cekni disa herë me napë atë zonë ose më një letër të lagësht posaçërisht për hemorroidet.

105575_1

  • Aplikoni një krem ​​majasëlli në zonën e prekur. Këto pomada në përgjithësi kanë veti anti-inflamatore dhe përbërës qetësues që ofrojnë lehtësim për djegiet, kruarjet dhe presionin e enëve të fryra të gjakut. Pyesni mjekun tuaj nëse ka nga ato pomade që janë më të sigurta për përdorimin pas lindjes se të tjerët.

iStock_000018356713Large

  • Merrni një laksativ të butë dhe jo shumë të fortë (çfarëdolloji që mjeku juaj thotë se është i sigurt për përdorim Postpartum) për të ndihmuar në butësinë e jashtëqitjes dhe për të parandaluar lodhjen gjatë lëvizjeve të zorrëve. Mjeku juaj mund t’iu sugjerojë ose t’iu përshkruajë një supostë të Dalja jashtë në mënyrë të rregullt dhe të butë do të ndihmojë në parandalimin e acarimit të mëtejshëm të hemorroideve.

CB063505

  • Rritja e konsumit të fibrave dhe ushqimeve natyrale të spastrimit si: kajsi të thata, kumbulla të thara, drithëra të larta në fibra, buka ose farat e lirit. Ushqimet e larta në fibra dhe drithërrat do të rregullojnë sasinë e jashtëqitjes tuaj, si dhe do t’i zbusin ato.

prevention

  • Reduktoni presionin në zonën e zorrës së trashë. Merrni pushime ose uluni sa herë që të jetë e mundur duke i dhënë gji fëmijës shtrirë nëse mundeni. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur presionin larg nga venat tuaja të zorrës së trashë të shkaktuara nga qëndrimi në këmbë ose ulur dhe të lehtësoni disa nga dhimbjet dhe acarimet e shkaktuara nga graviteti. Nëse ju duhet të uleni, përdorni një jastëk në formë uturaku me hapsirë në mes (e gjeni në farmaci), i cili rishpërndan peshën dhe presionin në zonën e zorrës së trashë, kur ju uleni.

s-l1000

  • Kërkoni ndihmë mjekësore nëse trajtimet që keni përdorur deri tani për hemorroidet pas lindjes nuk e kanë ndaluar gjakderdhjen dhe dhimbjen tuaj. Ndonjëherë, hemorroidet do të përkeqësohen në një gjendje më të rëndë të quajtur fisura anale, që janë çarrje të vogla në indin e zorrës së trashë. Mjeku juaj mund të ketë nevojë për të trajtuar zonën me ngjitës kirurgjikal ose me qepje për të mbyllur këto çarje dhe për të shpejtuar shërimin tuaj.