Ja se si ndikon gjumi tek një fëmijë.

0
6161
Ja se si ndikon gjumi tek një fëmijë.

Ja se si ndikon gjumi tek një fëmijë.

cute-boy-pic-pcutebabiesphoto.blogspot.com (11)

Modelet e gjumit tek foshnjat janë shumë më të ndryshme nga modelet e fëmijëve më të rritur apo të të rriturve.

Çfarë duhet të dini për fazat e gjumit.

Ka 2 lloje të gjumit: REM (Rapid Eye Movement – lëvizja e shpejtë e syve), Gjumi JO-REM dhe 5 faza. Fazat 1-4 janë jo-Rem, dhe faza e 5-të është gjumi REM.

Të rriturit shpenzojnë 75% të kohës në gjumë jo-REM dhe 25% në REM në një cikël prej 90 minutash që përsërit veten rreth 4-6 herë në natë. Bebet shpenzojnë rreth 50% të kohës së tyre në gjendjen jo-REM dhe REM dhe cikli i tyre është rreth 30-50minuta. Nga mosha 6 muajsh foshnjat do të shpenzojnë 30% të kohës së tyre në REM, dhe kur të shkojë në parashkollor cikli i tyre do të jetë rreth 90 minuta.

Për 6 muajt e parë të jetës së foshnjës fazat e gjumit nuk janë të zhvilluara plotësisht. Në vend të kësaj bebat kanë atë që quhet GJUMË AKTIV dhe GJUMË TË QETË. Së pari vjen gjumi aktiv, i cili është i barabartë me gjumin REM dhe tamam si një i rritur një fëmijë mund të zgjohet lehtë nga gjumi REM. Në gjysmën e ciklit vjen gjumi i qetë, i cili është më i vështirë për fëmijën që të zgjohet në këtë fazë. Pas gjumit të qetë, fëmija ose ri-hyn në një cikël tjetër ose zgjohet.

Nga muaji i 6-të i moshës faza të dallueshme të gjumit jo-REM fillojnë të vendosen përfundimisht. Le të shohim me disa detaje fazat në të cilat kalon gjumi i një bebeje.

Faza 1 e gjumit. Gjumë shumë i lehtë. Kjo ndodh kur një fëmijë fillon të bjerë në gjumë, sytë e bebit janë të rënda dhe hapen e mbyllen vazhdimisht. Foshnja duket e përgjumur.

Faza 2. Gjumë i lehtë. Në këtë fazë foshnja fillon të shkëputet nga ambienti që e rrethon por shqetësohet/shpërqendrohet shumë lehtë. Temperatura bie kështu që rënia në gjumë në një dhomë të freskët është ideale.

Faza 3. Gjumi i thellë / gjumi i valëve të ngadalta. Ky është fillimi i gjumit të thellë. Valët e trurit janë të ngadalta dhe quhen “valët Delta“, që pasohen me disa valë më të shpejta të quajtura “valët Beta” . Nëse fëmija do të zgjohej në këtë fazë ai / ajo do të jenë si të hutuar apo mund t’iu duken si të dehur.

Faza 4. Gjumi më i thellë. Kjo është faza më e thellë dhe më rekuperuese e të fjeturit. Gjatë kësaj faze bien rrahjet e zemrës, muskujt fillojnë të çlodhen, frymëmarrja ngadalësohet. Truri tregon vetëm valët delta, pra valët e ngadalta. Është shumë e vështirë ta zgjoni fëmijën nga kjo fazë e gjumit. Energjia është restauruar; pikërisht në këtë fazë ndodh rritja dhe riparimi i indeve; furnizimi me gjak i muskujve rritet gjithashtu. Hormone të caktuara lëshohen gjatë kësaj kohe, të cilat janë thelbësore për rritjen e foshnjës, zhvillimin dhe rritjen e muskujve të tij. Forcohet sistemi imunitar. Rriten dhe zhvillohen kockat si në densitet ashtu dhe në përthithjen e kalciumit prej tyre. Fazat 3 dhe 4 janë pikërisht fazat kur trupi bën shumicën e punës së tij RIPARUESE dhe RIGJENERUESE. Kjo është edhe faza kur fëmijët më të mëdhenj në moshë kanë tmerret e natës/ëndrrat e këqija dhe urinimin në krevat.

* Disa shkencëtar Fazat 3 dhe 4 i grupojnë së bashku si një fazë.

Faza 5 e gjumit. Gjumi REM. Ky është një gjumë i lehtë, por aktiv, pikërisht kur ndodhin ëndrrat. Energjia i është siguruar tashmë trurit dhe trupit. Qarkullimi i gjakut, frymëmarrja, dhe aktiviteti i trurit rritet. Një EEG do të tregonte se truri është po aq aktiv sa është kur është zgjuar. Sytë lëvizin sa para mbrapa. Trupi është i palëvizshëm dhe muskujt janë të fikur. Trupi është në një gjendje të paralizuar. Shkencëtarët thonë se kjo është një mënyrë për të mbrojtur nga të vepruarit kundrejt ëndrrave.

Si ndikon Shkenca e gjumit në gjumin e një bebeje?

Fazat nuk shkojnë gjithmonë sipas rregullit të mësipërm. Bebet (dhe të rriturit gjithashtu) fillojnë me fazën 1, pastaj 2, 3, 4, pastaj herë kthehen në fazën 3, 2, pastaj 5 (REM). Pas fazës 5 ciklet fillojnë përsëri në Fazën 1 (gjumë shumë të lehtë). Në këtë pikë mund të kemi një zgjim të plotë ose të pjesshëm.

Një fëmijë mund ta ketë të vështirë të bjerë përsëri në gjumë në mes të cikleve të gjumit. Një fëmijë mund të zgjohet, kur kalon nga gjumi i thellë në gjumë të lehtë, dhe pastaj mund të ketë vështirësi për të rënë përsëri në gjumë, sidomos një fëmijë, i cili nuk di se si të bjerë në gjumë vetë. Kjo është arsyeja pse të mësuarit të bebit për të fjetur në mënyrë të pavarur është kaq e rëndësishme. Nuk është e pazakontë për një fëmijë që përdor lidhje/vese gjumi që të bjerë në gjumë për një cikël dhe pastaj të mos jetë në gjendje të kalojë në ciklet e tjerë të ardhshëm pa një ves që ai përdor. Ata madje mund të bien në gjumë për 2-3 cikle dhe mund të kenë probleme me fazën e 4 për shembull, çka është dhe faza më e rëndësishme. Varësia ndaj veseve/lidhjeve të gjumit për të rënë në gjumë rezulton në zgjime të shpeshta gjatë natës ose në dremitje të shkurtra.

REM i parë i natës është më i shkurtër. Si nata vazhdon ai bëhet dhe më i gjatë e më i gjatë. Çka nënkupton se fëmija është duke kaluar më shumë kohë në një fazë të lehtë të gjumit. Kjo është dhe arsyeja pse një fëmijë do të ketë zgjime më të shpeshta herët në mëngjes dhe do ta ketë më të vështirë të bjerë përsëri në gjumë. Është shumë e rëndësishme që një fëmijë të mësojë të flejë gjumë i pavarur në mënyrë që ai / ajo të mund të shkojë përsëri në gjumë gjatë këtyre fazave të lehta të gjumit gjatë orëve të para të mëngjesit. Për të rriturit kjo është zakonisht arsyeja pse ëndrrat tona janë aq të gjalla kur zgjohemi në mëngjes, sepse REM-i ynë, ose ndryshe, gjumi i ëndrrave, dominon gjysmën e dytë të gjumit tonë.

Duke qënë se ciklet e gjumit të një fëmije janë kaq të shkurtër, foshnjat kalojnë nëpër ciklet e gjumit shumë herë në natë. Nëse foshnja nuk di se si të kalojë në mënyrë të pavarur nëpër këto cikle, kjo mund të çojë në zgjime të shumta natën dhe në të qara që thërrasin për ndihmë mamin.

Gjithashtu, duke qënë se foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në gjumë të lehtë gjatë disa muajve të parë të jetës, ata mund të shqetësohen lehtë. Nëse fëmija zgjohet, por di se si të bjerë përsëri në gjumë vetë, ata mund ta bëjë këtë shpejt dhe lehtë me prishje minimale nga gjumi i tyre ose i prindërve.

Foshnja mund të duket sikur është duke fjetur, por ndërkohë mund të jetë në një fazë të lehtë të gjumit për mjaft kohë. Një fëmije i duhen rreth 20 minuta për të hyrë në gjumë të thellë. Pra, prindërit shpesh duhet të rrokin/tundin fëmijën e tyre për kaq shumë kohë përpara se të munden t’i vendosin në krevat të vegjlit e tyre. Prindërit tregojnë se ata e vendosin fëmijën e tyre në krevat pas një tundjeje ose të ushqyeri (gji/formulë) për të fjetur, por fëmija menjëherë zgjohet. Prindër të tjerë raportojnë se ata e tundin bebin për 20-30 minuta dhe foshnja e tyre fle vetëm gjysmë ore (ose një cikël gjumi)dhe pastaj zgjohet. Asnjëra nga situatat më lartë nuk është ideale. Kjo është një arsye tjetër pse është kaq e rëndësishme që fëmija të flejë i pavarur dhe pa ndihmën e një vesi.

Prindërit, gjithashtu, raportojnë se ata e vendosin fëmijën në krevat të zgjuar në kohën e gjumit, dhe fëmija bie në gjumë vetë, por ata përdorin një lidhje/ves gjumi si; gjidhënia ose tundja për zgjimet në mes të natës për t’i rikthyer bebit gjumin pas një cikli gjumi. Foshnja zakonisht bie lëhtë në gjumë në kohën e darkës, sepse fëmija është i lodhur nga gjumi i varfër, ose sepse është bërë i varur nga lidhjet/veset vetëm për zgjimet në mes të natës. Të ndihmuarit të fëmijës të bjerë në gjumë i pavarur gjatë natës është e rëndësishme.

Arsyeja e fundit, por jo nga rëndësia është, sepse, nëse një bebe përdor lidhje gjumi apo vese për të rënë në gjumë ai rrezikon që me zgjimet e shpeshta natën të bëjë vetëm gjumin e lehtë dhe jo fazën 3 dhe 4 të gjumit e cila është gjithçka që fëmijës i duhet për t’u rritur i shëndetshëm.

Nëse fëmija juaj nuk kryen gjithë fazat e gjumit që atij i duhen për t’u rritur dhe zhvilluar si fizikisht ashtu edhe mendërisht, me kalimin e kohës do të shfaqen probleme, edhe pse në dukje të vogla për prindërit, por të mëdha nga rëndësia e tyre. (kjo sepse më lartë sqarohet përfitimi që merr truri i një bebi, dhe jo vetëm i tij, nga mbushja dhe qarkullimi me gjak në mënyrë të mjaftueshme për të kryer gjithë proçeset e organizmit të një njeriu) .

ticiana-kushi-cbecertifikimet