Një e verdhë veze përmban rreth 185 miligram kolesterol. Një i ritur mund të konsumojë rreth 300 miligram. Gjatë shtatzënisë, konsumimi i dy vezëve në ditë, do të rrisë shumë nivelin e kolesterolit. Konsumimi i një deri në dy vezë në shumicën e ditëve të javës, nuk është e dëmshme. Gjithsesi, nëse vuani nga mbipesha apo vuani nga kolesteroli i lartë konsumimi i vezëve çdo ditë mund të çojë në komplikime.
Si t’i zgjedhim dhe t’i gatuajmë vezët?
Ja si t’i gatuani vezët që të mos sëmureni:
- Një vezë në madhësi mesatare e zieni për shtatë minuta.
- Skuqeni vezën nga të dyja anët.
Nëse preferoni të hani jashtë, bëni kujdes nga ushqimet që përmbajnë vezë. Si psh:
- Majonezë e bërë në shtëpi
- Akullore
- Tiramisu
- Salcat etj.
Nëse përgatisni në shtëpi ushqime që përmbajnë vezë si psh: majoneza, përdorni vezë të pasterizuara. Proçesi i pasterizimit i zhduk bakteret nëpërmjet nxehtësisë.
Si t’i ruajmë vezët?
Më poshtë gjeni disa udhëzime si t’i ruani vezët në mënyrë të sigurtë:
- Vezët kërkojnë temperaturë nën 20 gradë celcius, prandaj ruajini në frigorifer
- Mos i vendosni vezët pranë ushqimeve të tjera
- Konsumoni ushqimet që përmbajnë vezë menjëherë pas përgatitjes . Nëse nuk i konsumoni atëherë, vendosini në frigorifer por jo më shumë se dy ditë.
- Vezët e ziera nuk mund të rrinë në frigorifer më gjatë se tre ditë.
Udhëzime për të shmangur përhapjen e bakterit:
Bakteret përhapen shpejt nga vezët tek ushqimet e tjera. Ato mund të jenë brenda vezës ose në lëvozhgën e saj. Më poshtë gjeni udhëzimet për ndalimin e përhapjes së tyre:
- Mos i vendosni vezët pranë ushqimeve të tjera, pavarësisht nëse i keni thyer apo jo.
- Kujdes mos shpërndani përmbajtjen e vezes në ushqime apo pjata të tjera.
- Lajini duart me ujë të ngrohtë dhe sapun pasi keni mbajtur vezët në dorë.
- Pastrojini pjatat dhe sipërfaqet pasi keni gatuar vezët.
- Mos përdorni vezë që kanë lëvozhgë të thyer pasi përmbajnë baktere dhe papastërti.
Sa është jetëgjatësia e vezës?
Jetëgjatësia e vezës është 28 ditë. Por ajo mund të konsumohet një ose dy ditë më vonë nëse është e gatuar mirë, kur e bardha dhe e verdha e saj janë solide, të forta.
Edhe pse ekzistojnë disa risqe shëndetësore të lidhura me konsumimin e vezëve gjatë shtatzënisë, ju mund t’i konsumoni ato përsa kohë që ndiqni udhëzimet e sigurisë.