Ja sa shpesh duhet t’i alternojë gjinjtë një nënë përgjatë gjidhënies.

bigstock-mother-breast-feeding-her-chil-55386023

Për të mbajtur furnizimin e qumështit në të dy gjinjtë tuaj sa më të lartë dhe për të parandaluar bllokimin/mbledhjen e dhimbshme në njërën anë, është e rëndësishme që gjinjtë të alternohen dhe të përpiqeni për t’i dhënë secilit gji të njëjtën sasi kohe të të pirit gjatë gjithë ditës. Përsëri, sasia e kohës ndryshon për çdo fëmijë dhe në çdo grua. Disa fëmijë mund të jenë të kënaqur pas 5 minutash në çdo gji, të tjerët mund të kenë nevojë për 10 ose 15 minuta në çdo anë.

Disa ekspertë rekomandojnë kalimin nga njëri gji në tjetrin në mes të çdo ushqimi dhe ofrimin së pari të gjirit që keni dhënë në çastin e fundit tek bebi. Nuk e mbani mend në cilin gji fëmija juaj është ushqyer herën e fundit? Disa gra e gjejnë të dobishme të bashkëngjisin për kujtesë një fjongo të vogël në shiritat e sytjenave të tyre duke treguar që ai gji ishte i fundit ku bebi piu. Në këtë mënyrë ato do ta dinë lehtë se duhet të fillojnë me atë gjoks në të ushqyerit e ardhshëm. Ose, mbani një fletore ku të shënoni në çdo herë se kë gji i keni ofruar të parin bebit dhe kë të fundit.

Fëmija juaj mund t’i preferojë të dy gjinjtë në çdo ushqim dhe mund t’ia dalë shumë mire në këtë mënyrë. Ose, i vogli juaj mund të ketë preferencë për t’u ushqyer me vetëm njërin gji në çdo ushqyerje. Cilado mënyrë që ju zgjidhni, është e rëndësishme që ju të bëni çdo gjë që funksionon dhe është më e rehatshme për ju dhe fëmijën tuaj.

Një teori tjetër që mbështetet dhe nga shumica e specialistëve të laktacionit nëpër botë është se bebi në çdo vakt duhet të ushqehet nga një gji i ndryshëm dhe rrallë nga të dy gjinjtë. Kjo për arsyen, sepse nëna rrezikon që bebit t’i japë më shumë qumështin e pare, atë i cili ka më shumë përmbajtje uji dhe kripërash natyrale, duke rezikuar mundësinë që bebi të marë më shumë sasi nga qumështi i pasëm, më kremozi dhe me më shumë yndyra që prodhohet më pas. Nëse një nënë është e re dhe nuk ka shumë informacione në fushën e gjidhënies se si funksionon ajo, në të vërtetë këshilla më e mirë për të është që t’i ofrojë bebit një herë njërin gji dhe në vaktin tjetër kur bebi të dojë përsëri për të pirë ajo t’i ofrojë gjirin tjetër.