Ja mënyrat si të shëroni çarrjet e thithave të gjirit.

0
23934

arealor_compressed

Masat e mëposhtme janë shumë të dobishme në qoftë se lëkura e thithës tuaj është çarrë për ndonjë arsye (thitha të plasaritura për shkak të një shuli/thithje të cekët, gjuha-kravatë / buza-kravatë ose për shkak të variacioneve të tjera anatomike si: myku, një kafshim, apo një flluskë me qumësht, etj).

Mbani mend se një nga faktorët më të rëndësishëm në shërimin e thithave tuaja është të korrigjoni burimin e problemit.

Vazhdoni të punoni në pozicionimin sa më të saktë të bebit në gji në mënyrë që të keni një thithje apo shul të saktë dhe të thellë, trajtoni mykun, etj. Ndërkohë që ju trajtoni simptomat, flisni me një konsulent laktacioni në qoftë se ajo që jeni duke bërë nuk po ju jep efekt.

  • Filloni gjidhënien nga ana e pa dëmtuar (ose më pak e dëmtuar) për herë të parë. Foshnja do të priret për ta pirë gjirin më butë kur t’i ofroni gjirin e dytë.
  • Thithja e parë tenton të jetë përherë më e forta – një aplikim i shkurtër i një cope akulli menjëherë pasi bebi ka thithur mund të ndihmojë për ta mpirë këtë zonë.
  • Eksperimentoni me pozicione të ndryshme gjidhënieje për të përcaktuar se cila është më e rehatshme për ju.
  • Në qoftë se dhënia e gjirit është shumë e dhimbshme, është shumë e rëndësishme që të shtrydhni qumështin me pompë nga ana e dëmtuar për të zvogëluar rrezikun e mastitit dhe për të ruajtur furnizimin tuaj me qumësht në normat e dëshiruara. Nëse edhe pompimi është shumë i dhimbshëm, provoni shtrydhjen manuale me dorën tuaj.

Pasi ka mbaruar gjidhënia.

Shpëlarja me ujë me kripë.

Ky lloj i veçantë i ujit të kripur, i quajtur “normal saline”, ka të njëjtin përqendrim kripe si loti dhe nuk duhet të jetë i dhimbshëm për t’u përdorur.

(Për të bërë vetë ujin tuaj me kripë):

Përzieni 1/2 lugë çaji kripë në një filxhan me 230 ml ujë të ngrohtë. Bëni një pregatitje të freskët çdo ditë për të shmangur ndotjen bakteriale. Ju gjithashtu mund të blini nga këto pako me ujë steril në farmaci.

  • Pas ushqyerjes me gji, zhytini thithat tuaja në një tas të vogël me këtë pregatitje të ngrohtë për 1 minutë apo më shumë, kohë e mjaftueshme ku uji i kripur të futet në çdo të çarrë të gjirit. Ose ju mund ta hidhni këtë solucion në ndonjë shishe me vrimë dhe ta shtrydhni atë mbi gjirin tuaj me ngadalë, duke u siguruar që të keni prekur çdo pjesë të thithës.
  • Shmangni njomjen e zgjatur (më shumë se 5-10 minuta) e cila “super” hidraton lëkurën, sepse kjo mund të nxisë plasaritjet dhe të vonojë shërimin.
  • Thaheni gjirin butësish vetëm me prekje me një letër ose peshqir të butë.
  • Në qoftë se fëmija kundërshton shijen e kripës së mbetur në gji, përpara se t’i jepni bebit gji zhytini thithat në ujë të pastër e të ngrohtë.

Pas ujit me kripë.

  • Aplikoni qumështin e shtrydhur të gjirit tek thithat tuaja për të nxitur shërimin.
  • Për të promovuar “Shërimin me lagështi të plagës” (kjo i referohet mbajtjes së lëkurës së brendshme të lagësht) aplikoni një krem ​​mjekësor lanolinë (p.sh., Lansinoh, Purelan), ndonjë parafinë të butë / vazelinë ose një napë hydrogel (p.sh., ComfortGel, Soothies etj).
  • Nëse keni myk, ndiqni metodën e ujit të kripur të cilën duhet ta shoqëroni me një pomadë antifungale ose me një trajtim tjetër për mykun që duhet t’ua japi mjeku juaj.
  • Nëse është e nevojshme, aplikoni një krem ​​antibiotik (p.sh. Bactroban / mupirocin, Polysporin) ose kremin e Dr. Jack Newman që i shërben gjithë qëllimeve të mësipërme (një kombinim për Apno, antibiotik / anti-inflamator / anti-myk). Ky krem përdoret me masë.
  • Metoda më efikase deri më sot dhe më e përhapur për të shëruar thithat e gjirit është shërimi me qumështin tuaj. Ajo çka ju bëni me këtë mënyrë shërimi është kjo: Merni qese sterile (të sapohapura dhe jo të përdorura më parë) te cilat janë të buta dhe shumë të holla. Përkatësisht janë qeset që ne vendosim perimet në ngrirje ose mishin. Pritini qeset në formë katrore aq sa ju keni madhësinë e areolës tuaj (pjesa e rrumbullakët e gjirit). Pas çdo përfundimi të gjidhënies shtrydhni nga gjiri pak qumësht me dorë mbi qesen e pastër dhe më pas këtë qese ngjiteni tek thitha juaj. Vetitë anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe shëruese të qumështit tuaj do t’iu shërojnë kokat e çarra të gjoksit në pak kohë. Qeset duhet të ndërrohen të paktën çdo 24 orë e të vendosni të reja. Gjithashtu mos i hiqni nga gjiri asnjë çast të ditës përveçse kur bëni dush. Shumë nëna nëpër botë e kanë bërë këtë gjë që në ditën e parë të lindjes derisa bebi ka qënë 4-5 muajsh dhe nuk kanë vuajtur asnjëherë nga problemet e thithave.

F6.large

Midis gjidhënies.

  • Mbajini thithat tuaja të ekspozuara ndaj ajrit kur është e mundur. Kur të vishni sytjena, përdorni napa të freskëta të disponueshme (dhe ndryshojini nëse ato lagen). Disa nëna përdorin kupa/guaska gjiri për t’i mbrojtur thithat e tyre nga lagështia dhe fërkimi me sutjenat.
  • Nëse keni një lëndim të veçantë, siç është një kafshim – kompresat e ftohta (pako akulli mbi një shtresë robe) mund t’iu ndihmojnë: 20 minuta vendosini në gji, 20 minuta jo, dhe përsëriteni këtë cikël derisa të ndjeheni më mirë.
  • Ibuprofen (Advil, Motrin) ose Acetaminophen (Tylenol) janë ilaçe në përputhje me gjidhënien të cilat nënat mund t’i marrin për dhimbjet pa u shqetësuar se këto do t’u kalojnë bebit nëpërmjet gjidhënies.
  • Një herë në ditë, përdorni një sapun jo-antibakterial, jo-I parfumuar për të pastruar butësisht zonën e lënduar, pastaj shpëlajeni mirë nën ujë të rrjedhshëm. Përdorimi i sapunit të zakonshëm në zonën e gjirit nuk rekomandohet nëse lëkura juaj është e dëmtuar apo e çarrë.