Infographic

Partneriteti nënë-fëmijë mund të shijojë një menu të bollshme ushqimesh. Por disa fëmijë janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve të caktuara në dietën e nënës. Ushqimet që shkaktojnë kolika mund të hyjnë në qumështin tuaj të gjirit dhe të mërzisin fëmijën tuaj në më shpejt se dy orë pasi ju keni konsumuar ushqimin që shkakton kolika. Një shenjë mbi ndjeshmërinë ndaj ushqimit si shkak i grindjes, apo të qarave të bebit është një model i quajtur njëzet e katër orë dhimbje barku – një episod i caktuar me dhimbje që ndodh brenda 24 orëve pasi nëna ka ushqyer fëmijën me gji. Ky episod nuk përsëritet deri në herën tjetër që ajo ha të njëjtin ushqim. Ja disa ushqime që njihen si shkaktues të kolikave:Produktet e qumështit.

Proteinat potencialisht alergjike në produktet e qumështit hyjnë në qumështin e nënës dhe prodhojnë simptoma kolike tek foshnjat.

1- Ushqime që përmbajnë kafeinë.

Pijet e buta, çokollatat, kafeja, çaji, dhe kura popullore të caktuara për të ftohtin përmbajnë kafeinë. Disa foshnja mund të jetë më shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës se të tjerët, por zakonisht një nënë duhet të konsumojnë një sasi të madhe të këtyre produkteve pa të shqetësojë fëmijën e saj.

2- Drithërat dhe frutat e thata.

Alergjikët më të mëdhenj në këtë kategori janë: gruri, misri, kikiriku, dhe soja.

3- Ushqimet pikante.

Qumështi juaj mund të ketë një shije të veçantë, pasi ju hani ushqime pikante apo ushqime me hudhër. Sallatat, picat, dhe një drekë në restorantin tuaj të preferuar mund ta prezantojnë fëmijën me këto ushqime. Herë pas here këto ushqime mund të shkaktojnë një protestë në stomakun e fëmijës tuaj, duke shkaktuar atë që bebi të refuzojë të ushqehet apo të vuajë nga dhimbja e barkut.

4- Ushqimet e gazta.

Brokoli, qepët, lakër brukseli, specat jeshile, lulelakra, dhe lakra janë perime që nëse haen paksa të gjalla mund të shqetësojnë foshnjen, por ato kanë më pak të ngjarë të jenë problematike kur gatuhen. Përvoja personale në dhënien e gjirit vërteton atë që nënat me gji betohen për një kohë të gjatë se ushqimet e gazta i bëjnë foshnjat me gazra.

5- Gjurmimi i ushqimeve që shkaktojnë kolika.

Kjo teknikë e thjeshtë me tre hapa identifikon dhimbjet e barkut të cilat shkaktohen nga ushqimet në qumështin e gjirit tuaj. E njëjta teknikë ndiqet edhe kur nënat zbulojnë alergjitë ushqimore kur i nisin fëmijëve ushqimet e ngurta.

Hapi i parë: Bëni një tabelë për ushqimet kolike.

Nga mundësitë e ushqimeve të mësipërme, mbani dhe një listë ushqimesh të dietës tuaj mbi ushqimet që janë më të prirura për të shkaktuar dhimbje barku. Qumështi i lopës është shkaktari më i zakonshëm në listën e dhimbjeve të barkut që shkaktohen nga ushqimet e nënës. Përveç këtyre, në listë shkruani edhe  shqetësimet e fëmijës suaj, zakonisht grindjet, të qarat dhe episodet e kolikave, fryrjet e barkut, kapsllëkun ose diarretë e rënda, gazrat e shpeshta, zgjimet e pashpjegueshme natën apo një unazë të kuqe përreth anusit të fëmijës tuaj.

Hapi i dytë: Eliminimi i ushqimeve.

Një nga një (ose të gjitha përnjëherë nëse grindjet janë të rënda), duke filluar me qumështin e lopës, eliminoni ushqimin më të dyshuar mbi dhimbjen e barkut nga dieta juaj për 10 deri në 14 ditë. Vëzhgoni fëmijën tuaj për të parë nëse simptomat e grindjeve zvogëlohen ose zhduken. Nëse kjo nuk ndodh, provoni të eliminoni një ushqim tjetër që njihet si shkaktar për gazrat. Nëse simptomat do të zhduken, shkoni në hapin tre.

Hapi tre: Sfidoni rezultatin.

Nëse disa ose të gjitha simptomat e grindjeve largohem (kjo mund të dojë një javë ose më shumë që të ndodhë), sfidojeni këtë rezultat duke rivendosur ushqimin e dyshimtë si shkaktar për kolikën e bebit. Nëse simptomat e foshnjës suaj rishfaqen brenda 24 orëve, hiqeni përkohësisht këtë ushqim nga menuja juaj. Edhe pse nënat janë shpesh detektive të mençura, sfida e rikthimit të ushqimit ju mban më shumë të motivuar ta bëni këtë provë. Dashuria për fëmijën tuaj dhe mërzitja kur fëmija juaj ka dhimbje do të bëjë që ju ta etiketoni një ushqim të caktuar si keqbërës të problemeve të fëmijës suaj, çka në mënyrë të panevojshme mund t’iu privojë ju dhe fëmijën tuaj nga një burim i vlefshëm i vlerave ushqyese. Edhe në qoftë se ju e vendosni gishtin në një ushqim të veçantë, shumica e foshnjave janë vetëm përkohësisht intolerant ndaj ushqimeve të caktuara, duke  lejuar që ju më vonë t’i rivendosni këto ushqime të preferuara përsëri në dietën tuaj.

Shenja të tjera të ushqimeve të gazta.

Mos hani mbidozë në një ushqim.

Ndërsa disa foshnja janë veçanërisht të ndjeshëm edhe ndaj disa pikave ose thërrimeve të një ushqimi, të tjerët shqetësohen vetëm nëse nëna ha ose pi sasi të mëdha të ushqimit që shkakton dhimbje barku. Produktet e grurit dhe familja e qitros/portokallit janë shembuj të kësaj. Sasi të mëdha mund të shqetësojnë fëmijën, por një sasi e vogël mund të tolerohet.

Nëse ju jeni duke ngrënë më pak ushqime, por fëmija juaj është akoma i grindur, konsultohuni me një konsulent laktacioni që të jeni e sigurt se problemi nuk qëndron tek teknika juaj e të dhënit të gjirit. Ju gjithashtu mund të konsultoheni me një dietolog që të jeni i sigurt se jeni duke konsumuar një dietë të ekuilibruar, dhe më e rëndësishmja, të konsultoheni me mjekun e fëmijës suaj për shkaqe jo-ushqimore të lidhura me shkaktimin e dhimbjeve të barkut.