Ja cilat janë trajtimet mbi ekzemën e fëmijës.

0
4041

Ja cilat janë trajtimet mbi ekzemën e fëmijës.

9935510034f1cd29e11e3e

Kujdesi për lëkurën e fëmijës suaj është hapi i parë për menaxhimin e ekzemës foshnjore, veçanërisht kur gjendja është e lehtë akoma. Provoni:

  • Hidratantët.

Një krem hidratant që përmban keramide është alternativa më e mirë për trajtimin e ekzemës. Këto janë në dispozicion në farmaci të blihen pa rekomandim, ose dhe me recetë. Në të kundërt, një krem hidratues i mirë, pa aromë apo fragrancë, ose vajra të tilla si; vazelina, po të përdoren disa herë në ditë, do ta ndihmojnë lëkurën e fëmijës suaj të ruajë lagështinë e saj natyrore. Rekomandohet të aplikohet ky krem menjëherë pas dushit të bebit.

  • Një dush i vakët.

Dushi i vakët ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, dhe mund të zvogëlojë gjithashtu intensitetin e kruarjeve. Diskutoni me mjekun tuaj në lidhje me përdorimin e një antihistamine për lehtësimin e lëkurës së vrazhdë të fëmijës suaj.

  • Steroidet lokale.

Steroidet lokale të cilat nuk kanë nevojë për një recetë si; kremi ​​dhe vajrat hidrokortizoni mund të ndihmojnë në minimizimin e skuqjeve dhe inflamacioneve në ekzemën e një fëmije, kur ato përdoren sipas udhëzimeve. Edhe pse këto kremëra janë të sigurta, ato mund të çojnë në lëkurë të hollë dhe në çështje të tjera në qoftë se aplikohen për shumë ditë në të njëjtën pjesë të trupit.

Trajtime të tjera lokale që shërbejnë për të lehtësuar inflamacionin janë në dispozicion me recetë. Flisni me pediatrin tuaj për të marrë kremin që i përshtatet situatës së bebit tuaj.

Në raste të rënda të ekzemës tek fëmijët, kujdesi për lëkurën mund të shoqërohet edhe me:

  • Terapitë me dritën ultravjollcë, dhe
  • Antibiotikë për skuqjet që infektohen.

 

Për më shumë informacione se çfarë është ekzema klikoni këtu.