Ja cilat janë shkaqet përse bebet zgjohen shpesh gjatë natës.

0
6842

Doni të dini cilat janë shkaqet përse bebet zgjohen natën???

Keni probleme me vendosjen e fëmijës në gjumë? Fëmija juaj zgjohet shpesh herë gjatë natës? Të gjitha foshnjat zgjohen gjatë natës, por shumë prej tyre nuk e kanë mësuar se si t’i rikthehen gjumit në mënyrë të pavarur. Ky është shkaku më i madh i problemeve të gjumit tek fëmijët dhe zgjimeve të vazhdueshme gjatë natës.

Vështirësi për të vendosur apo qetësuar fëmijën në gjumë: Si nis gjithçka.

Problemi më i zakonshëm në vendosjen e foshnjave në gjumë është se atyre nuk u ka mësuar kush se si ta vendosin veten në gjumë. Kjo ndodh që në ditët e para të lindjes kur prindërit i vendosin bebet për të fjetur natën ose ditën, dhe përsëri kur ata zgjohen.

bb-3Është normale për foshnjat që të zgjohen gjatë natës. Në fakt, ne të gjithë kalojmë nëpër cikle të përsëritura të gjumit të qetë ose aktiv çdo natë, edhe nëse ne nuk e kuptojmë atë. Ashtu si të rriturit apo fëmijët më të mëdhenj, foshnjat, zakonisht, zgjohen shkurtimisht në fund të çdo cikli gjumit. Tek bebet 0-36 muajsh, ciklet e gjumit të qetë dhe atij aktiv zgjasin nga 30-50 minuta.

Disa foshnje zgjohen pas 1 cikli gjumi dhe pastaj kthehen për të fjetur. Por foshnjat e tjera zgjohen pas një cikli gjumi dhe nuk mund t’a vendosin veten përsëri në gjumë. Ata qajnë ‘. Këto foshnje qajnë derisa vjen dikush për t’i ndihmuar që të kthehen përsëri për të fjetur – ndoshta me anë të gjidhënies, me një çuçu, duke i tundur apo duke i bërë atyre xhiro nëpër shtëpi.

Kjo rutinë bëhet një zakon nga i cili fëmija bëhet totalisht i varur për të rënë në gjumë.

Për disa prindër, kjo nuk është problem, dhe ata nuk shqetësohen nga zgjimet e fëmijës natën. Por pas 6 muajsh, kjo mund të shkaktojë probleme në mirëqenien e nënës dhe marrëdhëniets së saj me fëmijën.

Shkaqe të tjera të problemeve të gjumit.

Kushte të rralla mjekësore ose çrregullime të gjumit mund të shkaktojnë zgjimet e shpeshta të fëmijës natën apo probleme me vendosjen në gjumë. Nëse jeni të shqetësuar për ndonjë nga këto çrregullime, është më mirë të flisni me mjekun tuaj.

Temperamenti i fëmijës tuaj mund të jetë gjithashtu një faktor. Për shembull, foshnjat me një temperament të butë kanë më pak probleme me gjumin se foshnjat që janë pak më pak fleksibile dhe kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me situata të reja. Por mos të harojmë se mënyra e trajtimit nga prindërit është një ndikues shumë i madhë në atë se si mësohet të sillet një fëmijë.

Kontaktoni një profesionist shëndetësor, nëse ju jeni të shqetësuar për problemet e gjumit të fëmijës tuaj.

Nëse mjeku ju ka siguruar se fëmija juaj nuk vuan nga asnjë gjëndje shëndetësore ,por ju keni nevojë për ndihmë atëherë unë do t’iu sygjeroja Trajnimin e Gjumit si zgjidhja më e dobishme për beben dhe familjen tuaj. Unë ju sigurojë se jeta juaj do të marri një dimension krejt tjetër. Nëse dëshironi të dini më shumë rreth Trajnimeve të Gjumit për beba klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbe

Untitled