Ja cilat janë gjërat më të këqija që mund t’i thoni një prindi.

0
2739

Ja cilat janë gjërat më të këqija që mund t’i thoni një prindi.

5-gentle-ways-to-talk-to-a-parent-about-her-childs-behavior_compressedUnë e di se në një moment apo një tjetër edhe unë kam qenë fajtore se e kam thënë këtë shprehje, por kjo është bërë një frazë të cilën unë nuk dëshiroj më ta dëgjoj. Në fakt, është kaq e padobishme sa unë propozoj që ne të gjithë t’a harrojmë se kjo është një pjesë e gjuhës shqipe. Janë vetëm dy fjalë të ngarkuara me shpërpërfillje, shkarkim, dhe parashikimi të panevojshëm: “Vetëm prit.”

Kjo fjalë kurrë nuk ndiqet nga diçka e dobishme. “Mendoni se është e vështirë tani, vetëm prit sa të jenë adoleshentë.” Ose “Mendon se je e lodhur sot, vetëm prisni sa të vijë fëmija dhe do flasim.” Apo “Prit sa të marri këmbët bebi se më keq do ta keni.”

Jeta nuk është një konkurs që të shikoni kush ka vështirësi më të mëdha dhe ka mënyra shumë më të përshtatshme për të paralajmëruar të tjerët për vështirësitë që i presin përpara. Unë mendoj se është koha që ne të japim një këshillë apo fjalë qetësuese për miqtë të cilët sapo janë shprehur: -“fëmija im është bërë shumë i praptë” ose “Hormonet e shtatzënisë më kanë bërë më të lodhur”, pa qenë nevoja t’i shtojmë shqetësimet për të ardhshmen. Ju mund të keni të drejtë, por ju nuk jeni e dobishme në këtë moment.

” Thjesht prit” duket se është një fjalë e krijuar për ta bërë personin tjetër të ndjehet i mposhtur.

Një tjetër problem me fjalën “vetëm prit” është se kur ju e thoni këtë, ju jeni duke supozuar se përvoja juaj është universale. Sigurisht që shumë njerëz janë të lodhur, kur ata kanë një të porsalindur në shtëpi dhe shumica e adoleshentëve i pikëllojnë prindërit e tyre, por si çdo gjë në jetë, të gjithë kanë një përvojë të ndryshme. Ndoshta fëmija i tyre do të flejë më mirë se juaji, ose ata do të kenë më shumë ndihmë nga jashtë. Ndoshta adoleshenti i tyre do të jetë shumë i zënë duke studiuar për t’i shpërblyer prindërit ose dhe mund të futen në telashe. Asnjë prej nesh nuk është parashikues i të ardhmes kështu që ne duhet t’i mbajmë profecitë për veten.

Nuk ka asgjë të keqe që ju të ndani betejat tuaja ose të doni të përgatisni një mikeshë për sfidat e së ardhmes, por ka mënyra më të mira për t’ua thënë këto.

Kur mikesha juaj t’iu thotë se foshnja e saj është duke fjetur gjatë gjithë natës mos thoni “Vetëm prit, nga nata në natë tani ajo do fillojë të qajë çdo dy orë.” Në vend të kësaj provoni, “Uau, sa me fat që je, shijoje këtë kohë!” Kur motra juaj t’iu vijë për vizitë në shtëpi dhe të thotë diçka për djalin e saj adoleshent mos i thoni “Vetëm prit derisa ai të shkojë të jetojë veçmas e mos të të telefonojë më fare.” Provoni t’i thoni: “I mbaj mend ato ditë, thjesht bëj pak durim.” Kur shoqja juaj pa fëmijë t’iu thotë se është e lodhur pasi nuk po e mbaron dot projektin e punës në afat, mos i thoni: – “Prit sa të bëhesh me fëmijë dhe pastaj flasim bashkë në lidhje me lodhjen”. Nëse ju nuk e doni atë si shoqe ose nëse shpresoni që ajo të mos ketë kurrë fëmijë atëherë po, në të kundërt jeni duke i shkaktuar dëm.

Le t’i bëjmë të gjithë një nder vetes dhe botës e të ndalojmë së inkurajuari njëri-tjetrin që të presin sa t’i bjerë dhe këpuca tjetër nga këmba. Unë propozoj që nëse nuk e kemi në plan për të thënë “Vetëm prit … se gjërat vijnë duke u përmirësuar”, atëherë le të pretendojmë të gjithë se këto dy fjalë të vrazhda thjesht nuk ekzistojnë.

Sa prej jush janë dakort me mua?