Ja çfarë duhet të dini për bebat 9 muajsh që ushqehen me gji.

0
3019

Ja çfarë duhet të dini për bebat 9 muajsh që ushqehen me gji.

chilled_cute-wide_compressed

  • Ju tani e keni parë zhvillimin më të rëndësishëm dhe më të shpejtë të trurit dhe trupit të fëmijës tuaj përgjatë jetës së tij në ushqimin që është projektuar vetëm për atë, pra qumështi juaj. Ju edhe mund të vëreni se ai është më vigjilent dhe më aktiv se foshnjat që nuk janë ushqyer me dobitë e qumështit të nënës së tyre.
  • Disa foshnje fillojnë të zbehin interesin ndaj gjirit rreth kësaj kohe. Kjo mund të jetë për shkak të shijes së ndryshuar të qumështit tuaj nga ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual (në qoftë se ai ju është kthyer), ose një humbje të përkohshme të oreksit për shkak të një të ftohti apo daljes së dhëmbëve. Në këto raste rekomandohet këmbëngulja e butë. Provoni t’i jepni gji bebit në një mjedis të qetë, ose kur fëmija juaj është i përgjumur. Nëse gjithçka tjetër dështon, shtrydheni qumështin për t’ia dhënë atë bebit në një filxhan ndërsa vazhdoni edhe t’i ofroni gjoksin.
  • Fëmija juaj duhet ende të pijë rreth 4-5 herë gji në ditë (Fredregill 2004).
  • Rreth kësaj periudhe, fëmija juaj mund të përvetësojë përdorimin e një gote, e cila mund të çojë në një humbje të mëtejshme të interesit për të pirë gji.
  • Nëse ju keni lënë bebin të zgjedhw vetw se kur do ta lërë gjirin, fëmija juaj tashmë do të bëjë lidhjen mes urisë dhe ushqimeve të ngurta. Si ai fillon të hajë më shumë, jashtëqitja e tij do të fillojë të bëhet më e fortë, më e errët dhe me më shumë erë – sidomos kur bebi fillon për të shkurtojë sasinë e qumështit të gjirit që pi (Rapley dhe Murkett 2012).
  • Sapo bebi të fillojë të ushqehet rregullisht duke ngrënë dhe duke pirë gjatë vakteve, fëmija juaj mund të vendosë për të mos i pranuar disa gjidhënie, dhe të largohet kur ju t’i ofroni gjoksin. Gjithçka që ju duhet të bëni është t’i përgjigjeni nevojave të bebit, ashtu siç keni bërë deri sot. Edhe në qoftë se ju mund të vini re një rënie të qëndrueshme në gjidhënie, ky edhe mund të mos jetë një ndryshim i përhershëm. Është e zakonshme për foshnjat që të kthehen përsëri në gji për periudha të shkurtra, sidomos kur ata janë në proçesin e daljes së dhëmbëve apo duke luftuar një infeksion. Ata mund të duan vetëm qumwshtin e gjirit për një javë ose dy, pastaj kalojnë përsëri në konsumimin e ushqimeve të ngurta dhe të marrin përsëri më pak qumësht. Gjinjtë tuaj do të përshtaten brenda një ose dy ditësh, edhe në qoftë se prodhimi juaj i qumështi është ulur në këto kohë.