Ja çfarë duhet të dini për bebat 7-8 muajsh që ushqehen me gji.

0
18519

Ja çfarë duhet të dini për bebat 7-8 muajsh që ushqehen me gji.

142740279-1024x682_compressed

  • Shpërqendrimi në gji mund të vazhdojë. Mos u mashtroni duke besuar se mungesa e përkohshme e interesit të fëmijës tuaj për gjirin është një shenjë se ai është i gatshëm ta largojë atë. Është jashtëzakonisht e rrallë për një fëmijë të vetë-largoj gjirin para moshës 1 vjeç.
  • Ju do të vëreni se fëmija juaj tani kërkon qumësht pak më vonë se zakonisht, sidomos pas një vakti, ku ai ka ngrënë një shumë të mjaftueshme ushqimi të ngurtë (Rapley dhe Murkett 2012).
  • Fëmija juaj duhet ende të pijë rreth 5-7 herë gji në ditë (Fredregill 2004).
  • Bebi juaj mund të fillojë proçesin e daljes së dhëmbëve në këtë moment. Në të vërtetë ka dy lloje të daljes së dhëmbëve: dalja kronike dhe ajo akute. Dalja kronike është në vazhdimësi. Ju do të vëreni se fëmija juaj do të bëjë shumë jargë, do të vendosi çdo send ose objekt në gojë nëse këta do të përshtaten me gojën e tij, dhe do të thithë dorën ose gishtat e tij. Por ai do të vazhdojë të hajë dhe të pijë normalisht. Gjatë daljes akute, një dhëmb është aktiv gjatë gjithë kohës dhe pret mishrat. Ky është një proçes shumë i dhimbshëm për shumicën e fëmijëve. Foshnjat që kanë një dhëmb i cili pret mishrat e tyre, shpesh janë më pak të interesuar për gjirin, ose për të ngrënë ushqim, sepse mishrat e tyre ndjehen të lënduar dhe të irrituar kur ata thithin gjirin apo hanë ushqime. Për fat të mirë, dalja akute e dhëmbëve do të zgjasë vetëm disa ditë në kohë.
  • Bebet që ushqehen me gji për rreth 7 – 9 muaj, kanë inteligjencë më të lartë se ata që ushqehen me gji për më pak se 7 muaj (Johnson).