Ja çfarë duhet të dini për bebat 16 muajsh që ushqehen me gji.

ccg16months_compressed

  • Nëpërmjet gjidhënies ju keni vazhduar t’i siguroni ushqyerjen normale fëmijës suaj dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve në një kohë kur sëmundja është më e zakonshme tek foshnjat e tjera. Fëmija juaj do të vazhdojë të marrë këto përfitime të rëndësishme imunitare për aq kohë sa ai vazhdon të ushqehet me gji.
  • Ushqyerja me gji tek fëmijët e vegjël mes 16 dhe 30 muajsh ka rezultuar të ketë pakësuar shpeshtinë dhe kohëzgjatjen e sëmundjeve dhe bebet të kërkojnë më pak kujdes mjekësor se shokët e tyre që nuk ushqehen me gji (Gulick. E).
  • Disa nga faktorët imunë në qumështin e gjirit tuaj do të rriten në koncentrim gjatë këtij viti të dytë (Goldman. A et al).
  • Fëmija juaj tani do të jetë shumë i shpejtë dhe efikas në gji, sa që do të jetë në gjendje të thithë gjirin nga pothuajse çdo kënd.