Temperatura e parë që ka një fëmijë shpesh është e frikshme për prindërit. Shumica e temperturave janë të padëmshme dhe shkaktohen nga infeksione të buta. Mbiveshja e një fëmije gjithashtu mund të shkaktojë një rritje të temperaturës.

Pavarësisht kësaj, ju duhet të raportoni çdo temperaturë të një të porsalinduri tek mjeku i fëmijës nëse ajo është më e lartë se 38 ° C (e matur rektale).

Temperatura është një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së trupit kundër infeksionit. Shumë bebe zhvillojnë temperatura të larta edhe me sëmundjet më të vogla. Bëni kujdes! Fëmijës nuk duhet t’i jepet asnjëherë ilaç për temperaturën nëse ajo nuk shkon mbi 38 ° Celsius, sepse nëse temperatura është më e ulët se kaq ju me medikamentin që mund t’i jepni fëmijës rrezikoni t’ia ulni atë nën normat e duhura dhe më pas të rezikoni një hipotermi.

Çfarë është hipotermia???

Hipotermia është një urgjencë mjekësore që ndodh kur trupi juaj humbet nxehtësinë më shpejt sesa mund ta prodhojë atë, duke shkaktuar një temperaturë të rrezikshme të ulët trupore. Temperatura normale e trupit është rreth 37° C. Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit tuaj kalon nën 35° C.

Kur bie temperatura e trupit të bebes, zemra e tij, sistemi nervor dhe organet e tjera nuk mund të punojnë normalisht. Nëse nuk trajtohet, hipotermia eventualisht mund të çojë në ndalimin e zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes e madje deri në vdekje. Ndaj bëni kujdes. Asnjëherë mos i jepni një medikament fëmijës tuaj pa qënë të sigurtë se temperatura e tij është mbi 38° C e matur në mënyrë rektale, pasi kjo është mënyra më e saktë për të matur temperaturën e fëmijës, pra në anus/në të ndenjura. Pediatrët rekomandojnë se bebeve nuk mund t’u jepet shurup për uljen e temperaturës nëse ajo nuk shkon 38,5° C. Bëni kujdes. Temperatura e ulët është shumë herë më e rezikshme se temperatura e lartë të dashur prindër.  Shumë prindër dhe nëna të reja mendojnë se temperatura 37,4 apo 37,2 ° C është temperaturë, por mos u gaboni. Kjo normë nuk quhet temperaturë e lartë.

Në disa fëmijë ndodhin Konvulsionet Febrile të cilat mund të jenë të frikshme për prindërit. Por, shumica e këtyrë konvulsioneve febrile kalojnë shpejt. Kjo nuk do të thotë që fëmija juaj ka epilepsi, dhe as nuk shkakton ndonjë dëm të përhershëm ndaj mos u shqetësoni.

Reduce-Body-Temperature-of-a-Baby-Step-9

Trajtimi i temperaturës së bebes.

  • Mos e mbuloni fëmijën me batanije ose rroba shtesë, edhe në qoftë se ai ka të dridhura. Kjo mund të parandalojë rënien e temperaturës ose mund ta bëjë atë të shkojë më lartë.
  • Provoni veshjeve të lehta, dhe një batanije të lehtë për gjumë.
  • Dhoma duhet të jetë e rehatshme, jo shumë e nxehtë por as shumë e ftohtë. Në qoftë se dhoma është e nxehtë apo të zihet fryma, një ventilator mund t’iu ndihmojë.
  • Acetaminophen (Tylenol) dhe Ibuprofen (Advil, Motrin) janë medikamentet që ndihmojnë në uljen e temperaturës tek fëmijët. Mjeku i fëmijës suaj mund t’iu këshillojë që të përdorni të dyja llojet e ilaçeve në mënyrë të alternuar.
  • Tek fëmijët nën 3 muajsh, ju nuk duhet t’u jepni atyre ilaçe pa rekomandimin e mjekut.
  • Ju duhet të dini sa peshon fëmija juaj. Pastaj gjithmonë kontrolloni udhëzimet në paketën pas ilaçit.
  • ACETAMINOPHEN-i merret çdo 4 deri në 6 orë.
  • IBUPROFEN-i merret çdo 6 deri në 8 orë. Mos përdorni ibuprofen tek fëmijët të cilët janë më të vegjël se 6 muajsh.
  • Mos i jepni asnjëherë aspirinë fëmijës pa ju thënë mjeku se mund ta përdorni.
  • Temperatura nuk duhet të ulet patjetër në vlerat normale. Shumica e fëmijëve do të ndjehen më mire, madje, edhe nëse temperatura e tyre do të bjerë me 1 grad.
  • Një banjë ose napat me ujë të vakët mund të ndihmojnë në uljen e tempëraturës së fëmijës tuaj.
  • Banjot e vakëta funksionojnë më mirë në qoftë se fëmija gjithashtu merr dhe shurup për temperaturën. Përndryshe, temperatura mund të ngrihet përsëri në nivele të larta.
  • Mos përdorni banjo të ftohtë, akull, apo fërkime me alkol tek një fëmijë. Këto shpesh e përkeqësojnë situatën duke shkaktuar edhe të dridhura/ngjethura.

Ushqyerja kur fëmija ka temperaturë.

  • Fëmija juaj duhet të pijë sa më shumë lëngje. Nëse është nën 6 muajsh sa më shumë gji apo formulë.
  • Mos i jepni fëmijës tuaj shumë fruta apo lëng molle. Hollojini këto pije duke i bërë ato me gjysmë ujë dhe gjysmë lëng.
  • Akulloret e frutave ose xhelatina (Jell-O) janë zgjedhje e mirë, sidomos nëse fëmija është me të vjella.
  • Fëmijët mund të hanë ushqim kur janë me temperaturë. Por mos i detyroni ata të hanë me dhunë.

Fëmijët të cilët janë sëmurë shpesh tolerojë ushqimet e lehta. Një dietë e butë përfshin ato ushqime të cilat përmbajnë jo shumë erëza, dhe janë të ulëta në fibra. Ndër to mund të provoni:

  • Bukën, biskotat, dhe makaronat e bëra me miell të rafinuar të bardhë,
  • Drithërat e rafinuara të ngrohta, të tilla si: tërshëra ose kremi ​​i grurit.

temp2

Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Bisedoni me mjekun e fëmijës suaj ose shkoni në urgjencë nëse:

  1. Fëmija juaj nuk vepron në mënyrë vigjilente ose të rehatshme pasi i është ulur temperatura.
  2. Simptomat e temperaturës kthehen përsëri pasi ajo është ulur.
  3. Fëmija nuk ka lot kur qan.
  4. Fëmija juaj nuk ka pelena të lagështa ose nuk ka urinuar në 8 orët e fundit.

Gjithashtu, bisedoni me mjekun e fëmijës suaj ose shkoni në urgjencë nëse fëmija juaj:

  1. Është më i vogël se 3 muajsh dhe ka një temperaturë rektale prej 38 ° C ose më të lartë.
  2. Është 3 deri 12 muajsh dhe ka një temperaturë prej 39 ° C ose më të lartë.
  3. Është nën moshën 2 vjeç dhe ka një temperaturë që zgjat më shumë se 48 orë.
  4. Ka një temperaturë mbi 40.5 ° C, përveç nëse temperatura zbret shpejt nga ilaçi dhe fëmija nuk duket i grindur.
  5. Ka pasur temperaturë e cila vazhdon për një javë ose më shumë, edhe pse mund të mos ketë qenë e lartë.
  6. Ka simptoma të tjera që sugjerojnë një sëmundje, e cila mund të ketë nevojë të trajtohet, të tilla si: një dhimbje fyti, dhimbje veshi, diarre, nauze ose të vjella, ose një kollë.
  7. Ka një sëmundje serioze mjekësore, të tilla si: një problem të zemrës, anemi, diabet, apo fibrozë cistike.
  8. Kohët e fundit ka pasur një vaksinim.

Telefonojini Urgjencës në qoftë se fëmija juaj ka temperaturë dhe:

  1. Është duke qarë e nuk mund të qetësohet.
  2. Nuk mund të zgjohen lehtësisht, ose nuk zgjohet fare.
  3. Duket i hutuar.
  4. Nuk mund të eci.
  5. Ka vështirësi në frymëmarrje, edhe pasi hunda e tij është e pastruar.
  6. Ka buzët ngjyrë blu, gjuhën, apo thonjtë.
  7. Ka një dhimbje koke shumë të fortë.
  8. Ka qafën si të ngrirë.
  9. Refuzon të lëvizë njërin krah ose këmbë.
  10. Ka një konvulsion.
  11. Ka një skuqje të re në lëkurë ose i shfaqen enjtje apo të nxirra në trup.