Ja çfarë duhet të dijë nëna për beben e saj 2 muajsh.

0
16316

Ja çfarë duhet të dijë nëna për beben e saj 2 muajsh.

Emily-1

  • Fëmija juaj ende ka nevojë për t’u ushqyer çdo 2 deri në 2 orë e gjysmë, edhe pse ai mund të shkojë edhe 3 orë pa pirrë në ndonjë rast. Norma mesatare për ushqyerjen e bebin është nga 8 deri në 12 gjidhënie/formulë në 24 orë .
  • Fëmija juaj tani mund të shpenzojë më pak kohë në çdo seancë gjidhënieje, sepse ai është bërë më efikas në thithjen e gjirit dhe për këtë arsye kërkon më pak kohë për të marrë qumështin në mënyrë sa më efektive. Ai gjithashtu ka nevojë që ju t’i ofroni vetëm njërin gji për çdo seancë ushqyerjeje, në vend që t’i ofroni të dy gjinjtë siç mund të keni bërë më parë.
  • Në këtë pikë, shumica e foshnjave, qoftë ata që ushqehen me gji apo edhe ata me formulë, ende kanë nevojë për t’u ushqyer 1 herë ose 2 herë gjatë natës.
  • “Nga muaji i 2-të, goja e foshnjave është më e madhe në mënyrë që ata ta gjejnë më të lehtë për ta thithur gjirin”. Si pasojë, ju mund të vini re se çdo mbledhje e gjirit tani apo problemet me thithat fillojnë të korrigjohen vetë natyrshëm rreth kësaj periudhe.
  • Prej tani e deri 4 muajshe, fëmija juaj duhet të ushqehet të paktën 6 herë në një periudhë 24 orëshe.
  • Në qoftë se ju zgjidhni për të vaksinuar fëmijën tuaj ai do të ketë vaksinimin e tij të parë rreth kësaj kohe. Duke dhënë gji ju rrisni përgjigjen e antitrupave të foshnjës suaj, dhe forconi efikasitetin e vaksinës. Gjidhënia gjatë proçesit të vaksinimit gjithashtu do të funksionojë si një lehtësues dhimbjesh tek fëmija juaj.
  • Ndoshta ju mund të vëreni se fëmija juaj duket më i dobët se bebet e tjera moshatare që ushqehen me formulë? Studimet kanë treguar se foshnjat që ushqehen me gji fillojnë të duken si më të dobët rreth muajit 2 dhe 3 në krahasim me foshnjat e ushqyera me Formulë.
  • Nga ushqyerja me gji ekskluzivisht për 2 muaj, fëmija juaj tani ka një rrezik më të ulët të preket nga alergjitë ushqimore deri në 3 vjeç (NCT).