A shkakton humbja e gjumit probleme emocionale tek bebet?

0
4143

Humbja e gjumit tek fëmijët mund të kontribuojë në :

 

  • Rikuperim i ngadaltë nga emocionet negative
  • Problemet me të ushqyerit
  • Të qenit e vështirë për t’i zgjuar

Le t’i analizojmë këto në mënyrë më të detajuar.

  • Pagjumësia e bebeve dhe emocionet negative.

Të rriturit nuk janë të vetmit njerëz që prishin humorin kur janë të lodhur. Në një studim eksperimental, studiuesit qëllimisht ndërprerë gjumin e foshnjave 14-muajsh gjatë një “gdhirjeje” të vetme në laborator. Një ditë më pas, këto bebe treguan rregullim të varfër emocional, – ata kishin vështirësi të merrnin veten nga emocionet negative (Montgomery-Downs dhe Gozal 2006).
baby-crying1A shkakton humbja e gjumit probleme emocionale?
Jo domosdoshmërisht. Bebet e prirura për humor të keq mund të kenë pasur një kohë të vështirë për t’u përshtatur me gjumin në një mjedis laboratori. Por absolutisht, janë marrë dëshmi se pagjumësia dhe emocionet negative shkojnë së bashku, madje edhe tek foshnjat. Nëse fëmija juaj duket se ka probleme të veçanta për të përballuar emocionet kur mërzitet, ai me shumë gjasa mund të vuajë nga vështirësitë me gjumin.

Ankesat e gjumit dhe problemet e të ushqyerit janë të lidhura së bashku.

Këtu është një tjetër histori e një korrelacioni që ende nuk është kuptuar: Hulumtuesit studiuan mbi 600 foshnjat amerikane, të moshës 6-36 muajsh, dhe gjetën se foshnjat me vështirësi në të ushqyer (psh, kur refuzonin për të ngrënë) ranë në gjumë më vonë natën dhe fjetën për intervale më të shkurtra. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me Insomnia (çrregullime me gjumin). – (Tauman et al 2011).

Pagjumësia e bebeve dhe vështirësia për t’i zgjuar ata.

Në një eksperiment në foshnjat 8-javëshe, studiuesit i nënshtruan foshnjat me disa episode pa gjumë dhe pastaj u përpoqën që t’i zgjonin ata me shpërthime  zhurmash të bardha (Franco et al 2004). Në krahasim me foshnjat që flinin mirë, foshnjat me problem me gjumin kërkonin zhurma më të larta përpara zgjimit (Franco et al 2004). Një studim më i vjetër tek foshnjat 3 muajshe dha po të njëjtat rezultate të ngjashme (Thomas et al 1996).

A ka rëndësi kjo çështje? Po mundet. Një tjetër eksperiment gjeti se foshnjat që i nënshtroheshin privimit afatshkurtër të gjumit dhe pastaj lejoheshin të flinin, përjetuan më shumë apnea (ndalim i frymëmarrjes) gjatë gjumit, sidomos apnea bllokuese (Canet et al 1985), e cila lidhej dhe me një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore (Jennum et al, 2013) dhe një rritje të rrezikut të SIDS(Sindromi i Vdekshmërisë së Papritur Foshnjore).

Në një eksperiment, studiuesit gjetën se foshnjat që përjetonin probleme të frymëmarrjes kishin më pak gjasa për t’u zgjuar gjatë “gjumit të qetë,”që për foshnjat është ekuivalente e gjumit të thellë (Parslow et al 2003).

Përfundimi?

Nëse ju dyshoni se fëmija juaj është në mënyrë konstatnte i mbilodhur dhe duket jashtëzakonisht i vështirë për t’u zgjuar, ia vlen të diskutoni shqetësimet tuaja me mjekun tuaj. Ai ose ajo mund të dëshirojë të kontrollojë fëmijën tuaj për shenja të frymëmarrjes së parregullt ose apneas së gjumit.

bb-3Nëse fëmija juaj ka edhe probleme në të ushqyer, ose duket se ka vështirësi në trajtimin e zhgënjimeve, frustrimeve apo emocioneve të tjera negative, ju mund të përballeni me një paketë problemesh që shpesh mund të jenë të lidhura së bashku. Ndërkohë që studiuesit nuk i kanë gjetur ende rrënjët e këtyre problemeve të ndërlidhura, ju duhet të merrni masa për t’i adresuar problemet e fëmijës tuaj në rrugën dhe njerëzit e duhur. Ja disa këshilla çfarë mund të bëni:

  • Bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me simptomat që ka fëmija. A ka arsye për të menduar që një gjendje mjekësore mund të jetë duke ndërhyrë në gjumin e bebes?
  • Tregoni ndjeshmëri ndaj problemeve emocionale të foshnjës dhe pasigurisë që mund të ketë në kohën e gjumit. Prindërit të cilët veprojnë kështu raportojnë më pak probleme me gjumin (Teti et al 2010).
  • Kontrolloni emocionet tuaja negative. Kujdesi për një fëmijë i cili nuk fle gjumë është i vështirë. Por në qoftë se fëmija zbulon ankthin tuaj, ai mund të bëhet edhe më i shqetësuar, duke krijuar kështu një rreth vicioz shqetësimesh.

Referencat:

Anders TF. 2003. Sleep-wake states and problems and child psychosocial development. In: RE Tremblay, RG Barr, and RDeV Peters (eds). Encylopedia on Early Childhood Development [online]. Montreal, Quebec: Centre of Excellence for Early Childhood Development 2003: 1-6. Available at http//www.child encyclopedia.com/documents/AndersANGxp.pdf. Accessed 1.6.08.

Bolten MI. 2012. Infant psychiatric disorders. Eur Child Adolesc Psychiatry. 22 Suppl 1:S69-74.

Canet E, Gaultier C, D’Allest AM, and Dehan M. 1989. Effects of sleep deprivation on respiratory events during sleep in healthy infants. J Appl Physiol. 66(3):1158-63.

Franco P, Seret N, Van Hees JN, Scaillet S, Vermeulen F, Grosswasser J, and Kahn A. 2004. Decreased arousals among healthy infants after short-term sleep deprivation. Pediatrics 114: 192-197.

Jenni OG, Borbely AA, and Achermann P. 2004. Development of the Nocturnal Sleep Electroencephalogram In Human Infants. Journal of Physiology – Regulatory, Integrative and Comparative Physiology 286: R528-R538.

Jennum P, Ibsen R, and Kjellberg J. 2013. Morbidity and mortality in children with obstructive sleep apnoea: a controlled national study. Thorax. 68(10):949-54.

Kuhn BR, Mayfield JW, and Kuhn RI. 1999. Clinical assessment of child and adolescent sleep disturbance. Journal of Counseling and Development 77: 359-368.

Montgomery-Downs HE and Gozal D. 2006. Toddler behavior following polysomnography: effects of unintended sleep disturbance. Sleep 29: 1282-1287.

Teti DM, Kim BR, Mayer G, and Countermine M. 2010. Maternal emotional availability at bedtime predicts infant sleep quality. J Fam Psychol. 24(3):307-15

Tauman R, Levine A, Avni H, Nehama H, Greenfeld M, Sivan Y.  2011. Coexistence of sleep and feeding disturbances in young children. Pediatrics. 127(3):e615-21.

Thomas DA, Poole K, McArdle EK, Goodenough PC, Thompson J, Beardsmore CS, and Simpson H. 1996. The effect of sleep deprivation on sleep states, breathing events, peripheral chemoresponsiveness and arousal propensity in healthy 2 month old infants. European Respiratory Journal 9: 932-938.

ticiana-kushi-cbe

certifikimet