Hernia Umbilikale tek fëmijët.

0
13711

Hernia umbilikale tek fëmijët.

205087

Çfarë është hernia umbilikale?

Një hernie umbilikale ndodh kur zorrët, dhjami ose lëngjet shtyhen drejt një pike të dobët apo të një vrime në muskujt e stomakut të bebit tuaj. Kjo shkakton një gungë afër barkut ose në kërthizën e bebit. Mund t’iu duket sikur kërthiza e fëmijës është enjtur. Shumë fëmijë kanë një hernie umbilikale që në lindje. Kjo hernie zakonisht nuk është e rezikshme dhe nuk shkakton dhimbje. Në shumicën e rasteve mbyllet vetë pa nevojën e ndonjë trajtimi.

Nga çfarë shkaktohet një hernie umbilikale?

Unaza e muskujve dhe indeve të tjera që formohet kur enët e gjakut në kordonin umbilikal hyjnë në trupin i fetusit, njihet si unaza e kërthizës. Kjo unazë zakonisht mbyllet para se fëmija të lind. Në qoftë se kjo nuk do të mbyllet, indet mund futen përmes hapjes, duke krijuar një hernie.

Ekspertët akoma nuk e kanë zbuluar pse kjo vrimë ndonjëherë nuk mbyllet.

d36c1345

Cilat janë siptomat?

Një hernie e tillë zakonisht dallohet pasi ka rënë kërthiza e bebit brënda javës së parë të jetës. Por disa fëmijë nuk zhvillojnë një hernie derisa të rriten pak më shumë.

Kur një fëmijë ka një hernie umbilikale ju mund të vëreni një gungë të butë poshtë lëkurës së kërthizës. Doktori mund të shtypë pjesë të saj brenda. Kjo hernie është më e lehtë të shihet kur fëmija qëndron ulur ose kur bën aktivitete të tilla si; kollitet, qan apo kur del jashtë.

Hernia umbilikale mund të variojë në madhësi. Në raste të ralla ajo mund të jetë më e madhe se 2.5 cm. Shumica e fëmijëve nuk ndjejnë dhimbje nga ajo.

maxresdefault

Si diagnostikohet një hernie umbilikale?

Doktori mund ta dallojë hernien nga pamja se si duket barku i fëmijës. Ai do të dallojë gjithashtu edhe madhësinë, formën dhe do të shohë nëse hernia mund të futet brënda nëse shtyhet. Doktori do të dojë që ta kontrollojë shpesh fëmijën tuaj për të parë përparimin e hernies nëse ajo po mbyllet apo jo. Mbani mend se nuk duhet t’i haroni këto takime pasi janë shumë të rëndësishme. Brenda 5 viteve të para të jetës hernia duhet të jetë mbyllur, në të kundërt doktorët sugjerojnë mbylljen e saj me operim.

umbilical-hernia-illustration-300x282