sleepI porsalinduri juaj është i programuar për të fjetur ndryshe nga ju. Ja çfarë duhet të dini rreth mënyrës dhe kohës kur foshnjat e sapolindura flenë.

Sa orë flenë foshnjat?

Të sapolindurit zakonisht do të flenë për rreth 16-18 orë në çdo 24.

Një i porsalindur nuk e di se njerëzit flenë natën, kështu që foshnja juaj mund të flejë nga një breshëri e shkurtër minutash gjatë ditës dhe natës, në cikle që mund të zgjasin deri në katër orë rresht.

Kur i sapolinduri të zgjohet, këtë kohë ai zakonisht do ta shpenzojë duke u ushqyer. Pas të ushqyerit, fëmija juaj ndoshta do të dojë të shkojë përsëri në gjumë. Kjo do të thotë se “ora e lojës” në këtë moshë është shumë e shkurtër.

Ciklet e gjumit tek të porsalindurit.

Çdo herë që të sapolindurit flenë, ata kalojnë nëpër 1 cikël gjumi të thellë dhe 1 gjumi të lehtë. Një cikël gjumi tek të porsalindurit zgjat rreth 40 minuta.

Në fund të çdo cikli të gjumit të thellë dhe të lehtë, të sapolindurit zgjohen për një kohë të shkurtër. Kur fëmija juaj zgjohet, ai mund të grindet, të rënkojë apo të qaj. Ai gjithashtu mund të luaj dhe të përpëlitet për të shkuar nga gjumi i thellë tek gjumi i lehtë, dhe të kthehet përsëri. Nëse fëmija juaj zgjohet në fund të një cikli gjumit, ju mund ta ndihmoni beben tuaj që të kalojë në ciklin e ardhshëm të gjumit.

Foshnjat e lindura parakohe, pra prematurët, kanë vështirësi për të arritur në gjumë të thellë, dhe zakonisht bëjnë 80% gjumë të lehtë në kohën e tyre të të fjeturit. Kurse të sapolindurit në term të plotë raportin e gjumit të thellë me atë të lehtë e kanë 50/50.

Në muajt e parë, është e zakonshme që të sapolindurit të zgjohen 2-3 herë në natë për t’u ushqyer.

Nëse fëmija juaj është prematurë apo ka lindur me peshë të vogël, pediatri juaj mund t’iu rekomandojë që ta lejoni fëmijën të flejë gjumë për një kohë të caktuar gjatë natës dhe më pas ta zgjoni për ta ushqyer (zakonisht pas 4 orësh).

Nga mosha 1 deri në 3 muajsh, fëmija juaj ndoshta do të fillojë të zgjohet më pak dhe të ketë një kohë më të gjatë gjumi gjatë natës.

Deri në kohën kur fëmija juaj të jetë rreth 3 muajsh, ai mund të ketë filluar të vendosi një model gjumi prej rreth 4-6 orë gjatë natës pa u zgjuar. Por, deri në 6 muajsh, shumë foshnje ende kanë nevojën e një ushqyerjeje natën.

bb-3Krijimi i zakoneve të mira të gjumit mund të ndihmojë beben që të krijojë një rutinë e cila do ta ndihmojë atë të flerë në mënyrën e duhur. Por në qoftë se bebi ka diçka tjetër (të tilla si dhimbjet nga një infeksion apo dalja e dhëmbëve), juve do t’iu duhet ta trajtoni këtë problem, nëse dëshironi që secili prej jush të flejë i qetë dhe për kohë të gjatë.

Nëse ju jeni e sigurtë se bebi juaj nuk vuan nga asnje gjendje shëndetësore atëherë probabiliteti më i madh është që bebi juaj ka nisur veset e këqija të gjumit. Mënyra më e mirë për t’i adresuar ato është t’i mësoni bebes tuaj si duhet të flejë në mënyrë të pavarur pa u ndikuar nga ndihmesa juaj në rikthimin e gjumit të natës apo dremitjeve të ditës.

Trajnimet e Gjumit për beba ndër vite kan rezultuar si metoda më efektive që t’i mësoni fëmijës tuaj aftësinë e të fjeturit në mënyrë të pavarur. Për më tepër informacione se si ndikon gjumi tek fëmijët klikoni këtu. Për informacione mbi trajnimet e gjumit klikoni këtu.