Ja si ndryshon gjumi i bebeve nga 0 muajsh deri ne 5 vjeç.

0
8785

Duhet kohë për të konsoliduar gjumin tonë gjatë natës. Foshnjat dhe fëmijët ndryshojnë zakonet e tyre të gjumit dhe nevojat për gjumë, ashtu si të rriturit.

  • Nën 6 muajsh.

Të porsalindurit flenë dhe zgjohen shpesh gjatë ditës dhe natës.

Bebet e moshës 3-6 muajsh mund të fillojnë të lëvizin drejt një modeli fjetjeje prej 2-3 dremitjesh gjatë ditës me nga 1,5-2 orë secila. Ata ende mund të zgjohen të paktën 1 herë gjatë natës.

  • Nga 6-12 muajsh.

Nga mosha 6 muajsh, foshnjat bëjnë gjumin e tyre më të gjatë të natës.

Nga 6 deri në 12 muashj, shumica e foshnjave janë të vendosura në shtrat rreth orës 6 të pasdites dhe 10 të darkës. Ata zakonisht marrin më pak se 30 minuta për të rënë në gjumë (por rreth 10% e foshnjave kërkojnë më shumë kohë).

Shumica e foshnjave mund të flenë për një periudhë prej 6 orësh ose më shumë gjatë natës dhe të zgjohen më pak. Rreth 60% e tyre do të zgjohen vetëm 1 herë gjatë natës dhe kanë nevojë për një të rritur që t’i kthejë ato përsëri në gjumë. Rreth një në 10 bebe do të zgjohen 3-4 herë në natë. Më shumë se një e treta e prindërve thonë se fëmijët e tyre kanë probleme me gjumin në këtë moshë.

Rreth 85-90% e foshnjave të moshës 6-12 muajsh akoma bëjnë dremitje gjatë ditës. Këto dremitje zakonisht zgjasin 1-2 orë. Disa bebe flenë më të gjatë, por një cikël zgjat të paktën 45 minuta gjatë kësaj moshe.

Zgjimet gjatë natës janë pjesërisht të lidhura me merakun e fëmijëve në lidhje me ndarjen nga njëri prind ose të dy. Shfaqja e këtij meraku është normal dhe i nevojshëm për të gjithë fëmijët, si një hap drejt të bërit më i pavarur gjatë natës.

bb-3

Nga 12 muajsh.

Nga kjo moshë, fëmijët kanë tendencë të flenë më mirë. Disa vogëlushë fillojnë t’i rezistojnë shkuarjes për të fjetur gjatë natës, duke preferuar që të qëndrojnë me familjen – ky është problemi më i zakonshëm i gjumit i raportuar nga prindërit me fëmijë të kësaj moshe. Kulmi i këtij problemi arrin rreth 18 muaj dhe fillon të përmirësohet me moshën nëse prindërit i adresojnë si duhet sjelljet e fëmijës.

Më pak se 5% e dy-vjeçarëve zgjohen 3 ose më shumë herë gjatë natës.

  • Nga 3 vjeç.

Fëmijët e moshës 3-5 vjeç kanë nevojë për rreth 11-13 orë gjumë në natë. Disa mund të kenë gjithashtu nevojë për një sy gjumë gjatë ditës, i cili mund të zgjasë rreth një orë. Nga mosha 5 vjeç, fëmijët nuk kanë më nevojë për dremitje gjatë ditës.

Të gjithë ne kemi nevojë për gjumë në mënyrë që të përballojmë ditën dhe vështirësitë që na dalin përpara. Për të njëjtën gjë kanë nevojë edhe fëmijët në mënyrë që të suportojnë të gjithë zhvillimin e madh fizik dhe psikologjik që ndodh me ta. Asnjëherë nuk është gabim të kërkosh ndihmë nëse fëmija juaj ka probleme me dicka, jo vetëm me gjumin. Askush nuk është prind perfekt dhe askush nuk di të bëjë gjithçka, por të kërkosh më të mirën e mundshme për fëmijën tënd është të jesh në paqe me veten se ti u mundove.

Mos u ndjeni keq nëse bebja juaj ka 1 ose 2 zakone të këqija gjumi. Askush nuk është perfekt. Por fakti që ju tashmë jeni duke lexuar këtë artikull tregon se ju jeni në dijeni të gabimeve që keni bërë dhe jeni duke kërkuar ndihmë për t’i përmirësuar ato.

Hulumtimet e fundit për ndërhyrjen e Trajnimeve Të Gjumit tek fëmijët tregojnë se trajnimi ka përfitime: 1- afatshkurtër (fëmijën dhe prindin që fle më gjatë) dhe 2- afatgjatë (redukton depresionin e nënës), por nuk ka asnjëherë dëme afatgjata. Ju nuk keni asgjë për të humbur nëse e provoni atë!

Filloni nga sonte. Sa më shpejt t’i largoni këto zakone të këqija, aq më shpejt fëmija juaj do të ketë një gjumë të gjatë e më të qëndrueshëm gjatë natës.

Përfitoni Paketën tuaj të Gjumit këtu dhe jepini fund netëve pa gjumë duke filluar nga SOT.

ticiana-kushi-cbecertifikimet