Gjithçka duhet të dini mbi mburojat e thithave të gjirit.

0
12447

Circle-nipple-shield-nursing-bra-nursing-care-one-pair-of-boxed-milk-font-b-pad-b_compressed

Çfarë është një mburojë gjiri?

Mburoja e gjirit është një thithë fleksible silikoni që i vishet kokës së gjirit të nënës përgjatë ushqyerjes me gji. Mburojat e thithave, në përgjithësi, duhet të konsiderohen si një zgjidhje afat-shkurtër dhe duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen apo rekomandimin e një Specialisti Laktacioni.

Shpesh, mburojat e silikonit rekomandohen të përdoren brenda disa ditëve të para të lindjes. Shpeshherë, në këto raste, mburojat nuk janë fare të nevojshme dhe ato shpërndahen pa udhëzimet e duhura se si përdoren apo si të shkëputesh prej tyre. Një mburojë silikoni, në përgjithësi, nuk duhet të përdoret gjatë javës së parë pas lindjes nëse nuk kemi një problem të dukshëm siç është: fëmija i lindur parakohe apo vështirësitë në kapjen e gjirit të cilat i atribuohen një karakteristike fizike të fëmijës.

Disavantazhet e përdorimit të një mburoje gjiri.

Të këqijat e përdorimit të një mburoje silikoni gjiri janë:

  • Nëse mburoja është vendosur gabimisht fëmija mund të marrë më pak qumësht gjatë gjidhënies.
  • Nëna mund të jetë më në rrezik për të zhvilluar kanale të bllokuara qumështi dhe mastit (sepse kokat e silikonit nuk transferojnë aq qumësht sa duhet tek bebi)
  • Mund të jetë tepër e vështirë të largoni fëmijën nga mburoja e silikonit në mënyrë që të pijë gji në mënyrë direkte e pa ndërhyrjen e tyre.

Avantazhet e përdorimit të një mburoje silikoni.

Përparësitë për të përdorur një mburojë për gjirin tuaj janë:

  • Edhe pse mburoja e silikonit duhet të përdoret vetëm pasi të keni provuar të gjithë opsionet e tjera të cilat nuk kanë dhënë rezultat, është më mirë që të keni një fëmijë në gji me një mburojë se sa fëmija të mos ushqehet fare me gji!

Cila lloj mburoje është më e mira?

  • Nëse jeni duke përdorur një mburojë gjiri, lloji i mburojës së hollë e të qartë silikoni është e mira për t’u përdorur.

Avent_Nipple_Protectors_Standard_A_SS_1_compressed

  • Ka gjithashtu një shumëllojshmëri mburojash me një hapje nga lart që lejon për më shumë kontakt lëkurë-në-lëkurë sesa mburojat tipike të thjeshta. Kjo mburojë këshillohet si më e mira nga Specialistët e Laktacionit nëse ju dëshironi që fëmija ta ketë më të lehtë për t’u larguar prej saj dhe për t’u vendosur në gji.

nipshlds2

  • Nëse jeni duke përdorur një mburojë gome, seriozisht duke të merrni parasysh që të merni një prej silikoni në vend të saj sepse nuk është e këshillueshme.
  • Asnjëherë mos provoni t’i hiqni thithën një beberoni normal dhe ta vendosni atë në gji për të ushqyer fëmijën.

Çfarë masash duhet të merren kur të përdorni një mburojë silikoni?

Medela_Contact_Nipple_Shields_1024x1024_compressed

Më poshtë po ju jap disa këshilla që duhet t’i mbani mend derisa ta largoni beben tuaj përfundimisht nga mburoja e silikonit. Duke ndjekur masat e përshkruara më poshtë, ju do të jeni në gjendje që të shmangni ose t’i paraprini ndonjë problemi:

  • Kur të përdorni një mburojë ju do të duhet të vlerësoni me kujdes fëmijën tuaj për transferimin adeguat që ai bën të qumështit (lexo për më shumë këtu). Numëroni pelenat e lagështa të tij çdo ditë dhe sigurohuni që bebi ka të paktën 6 pelena me urinë çdo periudhë 24 orëshe.
  • Ju gjithashtu duhet të siguroheni që ai bën të paktën 3 feçe në ditë në ngjyrë mustarde si me fara të bradha nëse bebi është më pak se 5-6 javësh në moshë. Pas 5-6 javësh, feçet e bebes mund të vijnë duke u pakësuar, por ende duhet të jenë si kremoze dhe të bollshme edhe në qoftë se ka shumë kohë pa dal jashtë.
  • Foshnja do të duhet të peshohet shpesh – të paktën çdo 2 javë (sigurohuni që ju të përdorni të njëjtën peshore) – deri sa ta keni të sigurtë se bebja po fiton mirë peshë dhe në mënyrë konstante.
  • Ju gjithashtu duhet të dëgjoni gëlltitje të shpeshta tek bebi gjatë ushqyerjes me gji dhe t’i ndjeni gjinjtë tuaj të butë pasi çdo ushqyerjeje me gji.
  • Nëse gjinjtë tuaj nuk janë të mirë-zbutur pas çdo ushqimi, ju mund të keni nevojë për t’i shtrydhur ata me pompë deri sa të zbuten, që të siguroheni se furnizimi juaj me qumësht është në nivelet e duhura dhe nuk po pakësohet.
  • Kjo do të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për kanale të bllokuara të qumështit dhe do t’iu ndihmojë që të mbani furnizimin tuaj me qumësht në nivelet e duhura për të përmbushur kërkesat e bebes tuaj.
  • Duke qenë se mburojat e silikoni nuk bëjnë transferim 100% të qumështit siç do të bëntë një bebe i vendosur direkt në gji, bebet e ushqyera me mburoja silikoni mund të kërkojnë të pijnë më shpesh gji se bebet e kategorisë tjetër.

Nëse keni kohë që e ushqeni beben tuaj me koka silikoni dhe nuk dini mënyrën e duhur se si ta largoni beben tuaj prej tyre kontakto Specialisten e Laktacionit këtu ose përfito Planin e Veprimit Si të Largojmë Beben nga Mburojat e Silikonit.

Material i shkruar nga: Ticiana Kushi, Specialiste e Çertifikuar Laktacioni.

ticiana kushi CBE

ÇERTIFIKIMET E MIA.

certificatesjpg