Gjidhënia me binjakë.

0
7760
941_04_6688109

Gjidhënia me binjakë.

FAMB---Hi-Milkbar-Twin-Nursing-nEW__51094_zoom

 

 

Gjidhënia e binjakëve vjen me grupin e vet të sfidave, por ju mund t’ia dilni. Trupi juaj e bën furnizimin me qumësht në bazë të nevojës që ju keni për të ushqyer mjaftueshëm të dy bebat. Megjithatë, që të ushqesh me gji dy beba binjakë kërkon më shumë përkushtim dhe më shumë durim se një nënë e cila ka vetëm një bebe për të ushqyer.

Gjëja e parë që duhet të mbani mend është se të ushqyerit e fëmijës tuaj është gjëja më e rëndësishme. Pak a shumë çdo gjë tjetër mund të vihet në pritje apo t’i delegohet dikujt tjetër. Mund të jetë e vështirë për të vënë çdo gjë tjetër pas, por dhënia e gjirit do të shkojë më mirë në qoftë se ju jeni të relaksuar.

Kujdesuni për veten. Gjidhënia kërkon shumë nga trupi juaj për të ushqyer dy beba. Hani shumë ushqim të shëndetshëm. Konsideroni të merrni një suplement (vitamina) shtesë për gjidhënien që të jeni e sigurt se jeni duke marrë të gjitha vlerat ushqyese që trupi juaj ka nevojë. Pini shumë ujë. Flini mjaftueshëm gjumë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të flini atëherë kur fëmijët tuaj të flenë. Dikush tjetër mund t’iu ndihmojë me punët dhe mbarëvajtjen e shtëpisë.

Nursing-Twin-Z

 

Provoni pozicione të ndryshme. Pozicioni i djepit mund të modifikohet për dy beba duke vendosur dy foshnjat në prehërin tuaj dhe këmbët e tyre të kryqëzuara. Pozicioni i futbollistit apo ai ndër djep gjithashtu funksionojnë mire; një bebe në çdo anë me këmbët e drejtuara prapa jush. Ose, provoni njërin beb në pozicion djepi dhe tjetrin pozicion ndër djep. Çfarëdo që ju të bëni, sigurohuni dhe përdorni shumë jastëkë për të mbështetur veten dhe fëmijët tuaj. Të ushqyerit të dy bebave me gji në të njëjtën kohë kursen kohë dhe ju jep juve një goditje të madhe të hormonit prolaktinë, i cili është përgjegjës për prodhimin e qumështit. Edhe ushqyerja një herë njërin beb dhe një herë tjetrin është në rregull gjithashtu. Nënat e reja mund të dëshirojnë të fillojnë duke i dhënë gji një fëmije në një kohë për t’u siguruar që secili prej tyre është duke mësuar të bëjë thithjen ashtu siç duhet në gji.

Në qoftë se një nga fëmijët tuaj e kap gjirin më shpejt se tjetri, ushqeni këtë bebe të parin. Më pas ju do të keni më shumë kohë për të punuar me bebin që ka më shumë vështirësi për të kapur gjirin. Përveç kësaj, fëmija i parë do të ketë bërë punën për lëshimin e qumështit, kështu që fëmija i dytë do të marrë një shpërblim të menjëhershëm për përpjekjet e tij.

Sigurohuni që ju të ndëroni gjoksin për çdo fëmijë. Nëse ju njërit beb i jepni përherë të njëjtin gji dhe bebit tjetër gjirin tjetër, ju mund ta gjeni veten me njëri gji më të fryrë se tjetri, sepse varet sa sasi qumështi pi një bebe. Edhe pse binjakë, jo të gjithë bebat pijnë njëlloj dhe të njëjtën sasi qumështi. Më e rëndësishmja, është që fëmijët tuaj ta kalojnë gjoksin një herë njëri dhe një herë tjetrin në mënyrë që ata të përdorin të dy sytë për të parë përreth, në vend që gjithmonë njërin sy ta kenë më të fshehur.

394467-g-ent-120530-breastfeed-military-02.today-inline-med

Nëse keni thitha të lënduara, kontrolloni thithjen dhe pozicionet e fëmijës tuaj. Ju mund t’i lehtësoni disa nga dhimbjet e thithave me një krem me lanolinë.

Edhe në qoftë se ju nuk do të shkoni prapë në punë, të paktën për ca kohë, konsideroni të investoni në një pompë të mirë gjiri. Pompimi do të rrisë furnizimin e qumështit tek ju. Përveç kësaj, me dy foshnja për të ushqyer, pompa ndoshta është ide e mirë që të keni disa enë me qumësht ekstra të ruajtur në frigorifer për çdo rast.

Kërkoni mbështetje. Burimi juaj më i mirë janë gratë e tjera që kanë ushqyer me gji më shumë se 1 beb. Nuk ka dyshim se ato do të kenë shumë ide dhe sugjerime të duhura për t’iu dhënë. Nëse keni nevojë për më shumë mbështetje dhe ndihmë, kontaktoni një konsulente laktacioni e cila do të dijë t’iu drejtojë në rrugën e duhur.