A zgjohet fëmija juaj shumë herët në mëngjes? Rreth orës si; 4:00 apo 5:00 në të gdhirë? Ndonjëherë ju ndjeheni sikur nuk ka asgjë që mund të bëni për ta bërë fëmijën tuaj të flejë më gjatë. Jam e bindur se ju keni provuar shumë skenare; gjumë në orët e para të darkës, gjumë në orët e vona, dhe prapë fëmija juaj ende zgjohet herët. Ka shumë e shumë arsye të ndryshme pse fëmija zgjohet kaq herët. Le të shqyrtojme disa mundësi.

Së pari, le të përcaktojmë se çdo të thotë zgjimi “shumë herët”. Një fëmijë që të quhet se zgjohet herët, duhet të bëjë më pak se 10,5 orë gjumë në natë. Ndonjëherë prindërit më thonë se foshnja e tyre zgjohet herët, dhe kur unë i pyes se në çfarë ore fëmija shkon në krevat, ata thonë 18:00 pasdite. Nëse fëmija juaj shkon në shtrat në 18:00 pasdite dhe zgjohet në 5:00 të mëngjesit, do të thotë se ai bën 11 orë gjumë gjatë natës. Kjo prindër të dashur, nuk është “shumë herët”. Kjo mund të jetë shumë herët për ju, por jo për fëmijën që pothuajse i ka kryer orët e tij të gjumit.

Përkufizimi im i termit “shumë herët” është që fëmija të flejë më pak se 10.5 orë gjumë gjatë natës. Mesatarisht një fëmijë fle për 11-13 orë natën. Që një fëmijë të quhet se ka pushuar dhe ka fjetur mirë duhet të bëjë një minimum prej 10.5 orësh gjumë. Unë e di se çfarë do të thoni ju më pas. “Por unë e kam vënë fëmijën tim më vonë në gjumë, dhe ajo ende zgjohet në 5:00 të mëngjesit”. Ok, mund të ketë dhe një arsye për këtë. Mundësia e parë është se ndoshta fëmija juaj është pjesë e asaj përqindjeje të vogël të foshnjave që janë “laureshë” ose ndryshe zogjtë e mëngjesit. Që do të thotë, pa marrë parasysh atë që ju bëni, fëmija juaj ende zgjohet shumë herët. Vetëm rreth 10% e fëmijëve bëjnë pjesë në këtë kategori. Më poshtë do të rendis disa fakte për të parë nëse fëmija juaj është tek kjo përqindje e vogël e bebave:

  • Fëmija juaj zgjohet herët në mëngjes, pa marrë parasysh se në çfarë ore ju e vini atë për të fjetur gjatë natës.
  • Ai zgjohet i gëzuar, i lumtur, dhe energjik.
  • Ai është më i lumtur,më i gjallë, dhe vigjilent gjatë mëngjesit deri në mes të pasdites.
  • Ai fillon të grindet në pasditen e vonë / fillimin e mbrëmjes, dhe pas darke gjërat kanë tendencë për të marrë më keq.
  • Atë e zë gjumi më thjeshtë nëse e vini të flejë më shpejt në darkë.

Nëse kjo nuk iu tingëllon si fëmija juaj, dhe bebi është i grindur e tekanjoz gjatë gjithë ditës, sepse ai nuk është ngopur mjaftueshëm me gjumin e natës, atëherë do t’iu duhet të shqyrtoni arsye të tjera se përse ai po zgjohet shumë herët. Më poshtë janë disa mundësi dhe këshilla:

  • Drita.

Rrezet e diellit mund të hyjnë në dhomën e fëmijës suaj dhe e zgjojnë atë.

pic.2

Këshillë: Merrni disa perde të trasha që pengojnë hyrjen e dritës ose vendosni disa grila në dritaret e dhomës së fëmijës. Këto do të bëjnë të mundur që dhoma të jetë e errët mjaftueshëm sa fëmijës tuaj t’i krijohet ideja se është akoma natë dhe ende nuk është koha për t’u zgjuar.

  • Zhurmat.

Ndoshta ju keni një fqinj të zhurmshëm që ndez makinën e tij antike, e cila shkakton shumë zhurmë në 5:30 të mëngjesit. Apo ndoshta keni një qen të bezdisshëm që leh aty afër.

pic.3 -

Këshillë: Konsideroni të vendosni disa zhurma të bardha, ose të vini në punë një makineri që bën pak zhurmë.

pic.3

  • Temperatura.

A është fëmija juaj shumë i ftohtë ose shumë i ngrohtë kur ai zgjohet? Bebet kanë tendencë për t’u zgjuar herët në mëngjes në fillim të dimrit apo verës për shkak të temperaturave ekstreme.

pic.4

Këshillë: Rregulloni temperaturën e dhomës së bebit në përputhje me rrethanat. Provoni veshje të ndryshme si kostume gjumi për të.

  • Orari i gjumit i papërshtatshëm.

Kjo është ndoshta pjesa më sfiduese e zgjimit në mëngjes herët. Ndonjëherë një dremitje apo një orar gjumi jo i organizuar ashtu si duhet mund të bëjë që një fëmijë të zgjohet shumë herët në mëngjes dhe të ketë vështirësi për të rënë përsëri në gjumë.

pic.5

Këshillë: Sigurohuni që dremitjet e fëmijës tuaj gjatë ditës të mos jenë  shumë të gjata, shumë të shkurtra, shumë herët, ose shumë vonë. Gjumi i papërshtatshëm gjatë ditës është një keqbërës i madh i zgjimit të fëmijës në mëngjes herët.

  • “VESI” i zgjimit herët.

Kjo mund të jetë pak e vështirë. Fëmija juaj mund të zgjohet në të njëjtën kohë çdo mëngjes për shkak se ai është duke e bërë këtë për një kohë të gjatë tashmë. Pra, ora e tij e brendshme është vendosur të zgjohet në këtë orë.

Këshillë: Rregulloni orarin e tij të gjumit, dhe jepini disa ditë kohë. Ora e brendshme e bebit tuaj mund të kenë nevojë të “ri-kurdiset”. Gjithashtu merrni në konsideratë se çfarë jeni duke bërë në atë kohë. Bebi mund të zgjohet, sepse është mësuar të ushqehet, përkëdhelet në shtrat me ju, apo diçka tjetër që atë me të vërtetë e gëzon. Ora e tij e brendshme e zgjon, dhe pastaj ai nuk di të bjerë përsëri në gjumë për shkak se është duke kërkuar atë gjë që është mësuar të marrë deri më tani, edhe pse në të vërtetë fëmija juaj mund të ketë nevojë për më shumë gjumë nga çka bërë.

Foshnjat mësojnë kollaj se si të flenë gjatë gjithë natës. Kur bebi mëson ta bëjë këtë për herë të parë, gjatë netëve të para, trupi i tij nuk është mësuar ende me kaq orë gjumë.

Këshillë: Jepini disa ditë kohë për ta rregulluar këtë. Trupi i bebit tuaj ka nevojë për të kapur rritmin dhe të kuptojë se ka nevojë për më shumë se 9 /10 orë gjumë gjatë natës.

Kur fëmija juaj zgjohet herët, kjo definitivisht mund të shkaktojë disa frustrime. Të themi të vërtetën, kush është ai që dëshiron të zgjohet para orës 06:00? Zgjimet herët në mëngjes janë pjesa më e vështira për t’u zgjidhur gjatë trajnimeve të gjumit dhe kanë nevojë për pak kohë për t’u rregulluar.

Pasi të keni identifikuar shkakun, punoni fort në rregullimin e tij, dhe duhet të jeni të durueshëm. Fëmija juaj do të fillojë të flejë më shumë. Nëse ju do të bëni pjesë vërtëtë tek prindërit, fëmijët e të cilëve janë si zogjtë e mëngjesit, atëherë e vetmja zgjidhje do të jetë që edhe ju të filloni të flini herët në darkë në mënyrë që t’i përshtateni “zogut” tuaj të mëngjesit. Gjithashtu mos harroni se këto faza nuk do të zgjasin përgjithmonë, çdo gjë është e përkohshme. Një ditë foshnjat tona do të jenë në adoleshencë dhe ne do t’u lutemi për t’u ngritur nga krevati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.