Universiteti i Kalifornisë, Studimi DAVIS.

Postuar nga Pat Bailey-UC Davis më 15 gusht 2013.

UC Davis (US) – Foshnjet e ushqyera me Formulë përjetojnë strese metabolike që mund t’i vendosin ata në një rrezik më të madh se sa foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri për një gamë të gjerë të çështjeve të shëndetit.

“Ne nuk jemi duke thënë se foshnjat e ushqyera me formulë do të rriten me probleme në shëndetin e tyre, por këto rezultate tregojnë se zgjedhja e të ushqyerit të foshnjave mund të mbajë pasoja në të ardhmen”, thotë Carolyn Slupsky, një biokimiste në Universitetin e Kalifornisë, Departamenti Davis i të ushqyerit.

Slupsky, Bo Lönnerdal, dhe kolegët e tyre përdorën rezonancën e spektroskopisë magnetike bërthamore për të parë se si ndikonte dieta në komponimet në gjak dhe urinë tek majmunët e vegjël, të cilët ofrojnë një model të ngjashëm me njerëzit në këtë lloj studimi. Rezultatet janë raportuar në Publikimet e qershorit në “Journal of Research Proteome”.

shutterstock_42780487580x479_compressedStresi metabolik.

Pas vetëm katër javësh, foshnjat e ushqyera me formulë ishin më të mëdha se sa homologët e tyre të ushqyer me gji, kishin zhvilluar komunitete të veçanta bakteriale në zorrët e tyre, kishin nivele më të larta të insulinës, dhe i metobolizonin aminoacidet në mënyra të ndryshe.

“Gjetjet tona mbështesin pretendimin se praktika e të ushqyerit të foshnjave ndikon thellësisht metabolizmin në zhvillimin e bebeve dhe mund të jenë lidhja midis të ushqyerit të hershëm dhe zhvillimit të sëmundjeve metabolike më vonë në jetë,” thotë Slupsky. Çështjet e shëndetit për të ardhmen mund të përfshijnë: obezitetin, diabetin, problemet e mëlçisë dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Foshnjat e ushqyera me formulë rriten shpejt, ndoshta shumë shpejt, gjë që hulumtuesit e lidhin, me faktin e proteinave të tepërta.

“Ju doni që fëmija juaj të rritet, natyrisht, por një rritje shumë e shpejtë nuk është një gjë e mirë”, thotë Slupsky, e cila shpreson se gjetjet e saj do të ndihmojnë nënat e reja dhe mjekët të cilët duhet të këshillojnë prindërit për të bërë zgjedhje të informuara në lidhje me atë se çfarë do t’i japin si ushqim foshnjave të tyre.

“Qumështi i nënës është një burim i shkëlqyer i të ushqyerit që nuk mund të zëvendësohet apo të kopjohet nga asgjë”, thotë Slupsky, e cila është gjithashtu  anëtare e fakultetit në Departamentin e Shkencave Ushqimore dhe Teknologjisë. Për prindërit që ushqejnë foshnjën e tyre me formulë, ajo shpreson që shkenca të shkojë në prodhimin e formulave më të dobishme.

Slupsky dhe ekipi i saj tani janë duke punuar për të krahasuar se si ndryshojnë komponimet në qumështin e gjirit mes nënave dhe në kohë të ndryshme gjatë laktacionit, si dhe, se si formula të ndryshme me variacione përmbajtjesh ushqimore mund të ndikojnë në metabolizmin e foshnjave.

Neill Haggarty e Fonterra Co-operative Group në Zelandën e Re bashkëpunuan në hulumtim, i cili është financuar nga Fonterra Research and Development Centre.

Burimi: UC Davis

Në linkun më poshtë do të gjeni informacione më të detajuara rreth disavantazheve të përdorimit të formulës së bebeve.

http://www.infactcanada.ca/RisksofFormulaFeeding.pdf