Ideja që ushqimet e ndihmojnë një fëmijë të flejë më gjatë është një përrallë e moçme e cila është hedhur poshtë nga studimet mjekësore. Dhënia e ushqimeve apo formulës shtesë fëmijës në përpjekje për të bërë gjumë të mirë nuk është një ide e mirë për disa arsye:

  1. Nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të ndihmojë. Disa foshnje mund të flenë më keq, për shkak të reagimeve të formulës ose ushqimeve (dhimbje barku, dhimbje stomaku etj, të cilat nuk janë të rralla), sidomos nëse fëmija është më i vogël se 6 muajsh. Tre studime kanë treguar se duke shtuar ushqimet e ngurta ose formula në dietën e bebes nuk i bën ata të flejnë më gjatë. Këto studime nuk gjetën asnjë ndryshim në modelin e gjumit të foshnjave të cilave u ishte dhënë ushqim para gjumit, në krahasim me foshnjat të cilave nuk u ishte dhënë ushqim. Këtu janë studimet:

“Brown A & Harries V. Infant Sleep and Night Feeding Patterns During Later Infancy: Association with Breastfeeding Frequency, Daytime Complementary Food Intake, and Infant Weight. Breastfeeding Medicine. June 2015, 10(5): 246-252. doi:10.1089/bfm.2014.0153.

Macknin ML, Medendorp SV, Maier MC. Infant sleep and bedtime cereal. Am J Dis Child. 1989 Sep;143(9):1066-8.

Keane V, et al. Do solids help baby sleep through the night? Am J Dis Child 1988; 142: 404-05.”

  1. Formula i kërkon sistemit tretës të foshnjës që të punojë jashtë orarit të punës, pasi fëmija përpiqet të tres diçka jo specifike për trupin e njeriut. Formula është më e vështirë për t’u tretur se qumështi i njeriut; dhe foshnjat e ushqyera me formulë kanë tendencë për të qëndruar më gjatë pa pirë. Deri diku kjo mund të duket si një përfitim, por nuk besoj se kjo është diçka që ne duam për organizmin e foshnjave tona, nëse nuk ka alternativa të tjera. Ka edhe rreziqe gjatë përdorimit të formulës. Kjo sigurisht ka një vend në të ushqyerit e foshnjave, por ndoshta nuk duhet të përdoret menjëherë nga nënat si zgjidhja më e lehtë pa provuar zgjidhje të tjera më të sigurta dhe më të shëndetshme për jetën e bebes. Nëse mendoni se ju nuk keni sasi të mjaftueshme qumështi gjiri ju mund të kontaktoni me një Specialist Laktacioni, i cili mund t’iu ndihmojë dhe t’iu tregojë si të rrisni sasinë tuaj të qumështit të gjirit.
  1. Futja e hershme e ushqimeve (para gjashtë muajsh) mbart në vetvete rreziqe të ndryshme.

Mjekët dhe ekspertë të tjerë rekomandojnë të mos i jepni kurrë drithëra një fëmije nga beberoni, vetëm nëse kjo rekomandohet nga mjeku i foshnjës për një gjendje të veçantë mjekësore. Këtu janë disa nga arsyet përse është e ndaluar kjo:

  • Rrezikoni që fëmija të mbytet.

Drithërat marrin më shumë nga sasia e qumështit në beberon (shton karbohidratet dhe zvogëlon densitetin e lëndëve ushqyese), dhe foshnja nuk mund të marrë volumin e mjaftueshëm të qumështit që i duhet për rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Fëmijës merr një përqendrim më të lartë kalorish pa qenë në gjendje që ai të rregullojë futjen e saj në organizëm. Kjo mund të çojë në probleme me peshën në të ardhmen.

Nëse mjeku i foshnjës sugjeron trashjen e qumështit me pak drithëra kundër refluksit, konsideroni diskutimin e alternativave të tjera, pasi shumë doktorë e vendosin në pikëpyetje këtë praktikë e cila ka potencial për të shkaktuar më shumë dëme sesa dobi.

ticiana-kushi-cbecertifikimet