Lëkundja dhe dhënia gji derisa fëmija të flejë.

 

Çfarë është ekzaktësisht një lidhje gjumi?

Lidhjet e gjumit ose ndryshe siç quhen në anglisht “sleep props” , janë ato gjëra që fëmija juaj përdor për të rënë në gjumë. Dhënia gji apo lëkundjet derisa bebin ta ketë zënë gjumi janë lidhjet më të përhapura, por ka edhe shumë të tjera.

Gjiri, beberoni, zhurmat e bardha, lëkundja, xhirot me makinë apo karroca mund të jenë të gjitha lidhje gjumi. Këto marrëdhënie janë pjesë normale e të rënit në gjumë. Edhe ne të rriturit kemi nevojë për diçka që të na ndihmojë të biem në gjumë. Problemi qëndron kur këto lidhje shqetësojnë gjumin e fëmijës dhe bëhen një domosdoshmëri që bebi të bjerë përsëri në gjumë.p.1

Nëse fëmija juaj nuk fle mirë natën, zgjohet vazhdimisht, apo refuzon të dremisi gjatë ditës, mbase kjo do të ishte koha e duhur për të mësuar të voglin tuaj të flejë në mënyrë të pavarur nga ndonjë lidhje gjumi që mund të ketë.

p.2

Nga mund ta kuptojë që fëmija im ka një lidhje gjumi?

Fëmijët që kanë lidhje të forta gjumi zakonisht kanë intervale të çrregullta gjumi. Kjo ndodh si pasojë e varësisë që ata kanë ndaj gjërave të ndryshme që i ndihmojnë për t’i vënë në gjumë përgjatë ndryshimeve nga një cikël gjumi në tjetrin. Kur lidhja e tyre nuk është gati në çast ata zgjohen plotësisht dhe fillojnë të qajnë me të madhe derisa ajo t’i vijë dhe të munden përsëri për të fjetur. Më pas vjen një cikël tjetër gjumi dhe fëmija juaj do të zgjohet nga e para për të përsëritur po të njëjtin cikël veprimesh deri në mëngjes. Krijohet një rreth vicioz dhe i lodhshëm.

Cila është sjellja tipike e një bebi që ka lidhje gjumi?

 

Dad is defeated. Is hard be fathers.

Bebi nuk do të flejë nëse ju nuk i jepni gji, nuk e lëkundni, bëni xhiro, karrocë apo ndonjë lidhje tjetër.

  • Bebi fle kur pi gji për komfort.
  • Fëmija zgjohet duke qarë, apo duke ulëritur vetëm 30 minuta pasi ju e keni vënë për gjumë. ( ndonjëherë direkt sapo e transferoni në krevat).
  • Zgjohet shpesh natën, zakonisht çdo 1-2 orë.
  • Nuk mund të flejë gjatë natës pa ndihmën tuaj.
  • Ka nevojë që ti ri-vendosni disa herë beberonin gënjeshtër kur i bie në gjumë.
  • Nuk mund ta zërë gjumi përsëri pa i dhënë disa herë gji apo pa e tundur.
  • Dremit shumë pak. Bebat që janë të varur nga lidhjet e gjumit, përgjithësisht nuk dremisin më shumë se 30 min (1 cikël gjumi).
  • Qan në mënyrë histerike kur e vendosni zgjuar në krevat.
  • Është tekanjoz, i grindur dhe nervoz gjatë ditës nga fragmentet e pakta të gjumit që bën.
  • Dremitjet dhe nata janë një lëmsh i vërtetë dhe ju jeni gjatë gjithë kohën duke i dhënë gji ose duke e tundur derisa atë ta zërë gjumi plotësisht.

 

p.4

Si mund ta mbajnë lidhjet e gjumit zgjuar fëmijën tim përgjatë natës?

Merrni një çast dhe mendoni se si bini ju në gjumë çdo natë. A lexoni ndonjë libër apo shihni ndonjë film përpara gjumit? Bëni një dush dhe futeni në pizhamat tuaja të rehatshmë? Apo thjesht ajo që ju duhet është jastëku juaj? Të gjitha këto janë lidhje gjumi që na kujtojnë neve se ka ardhur koha të flemë. Një devijim i vogël nga kjo dhe mund të prishë gjithçka. Mund të rrimë zgjuar gjithë natën, duke u rrokullisur sa andej këndej nëpër krevat, vetëm sepse nuk keni jastëkun tuaj apo sepse nuk keni bërë një banjë të ngrohtë. Ne i lidhim këto rituale me gjumin. Pa ato është pothuajse e pamundur që të flemë edhe pse mund të jemi shumë të lodhur nga dita.

E njëjta gjë ndodh edhe me bebet. Ata kanë nevojë për ekzaktësisht këtë lidhje në mënyrë që të bien në gjumë, dhe duke qenë se kalojnë në shumë cikle gjumi gjatë natës kur të zgjohen nga njëri prej tyre do t’u nevojiten po këto lidhje apo rituael që të flenë përsëri. Për mos të përmendur se fëmija juaj ka lidhje gjumi me ju dhe kur të zgjohet e të shohë se ju nuk jeni aty ai do të alarmohet dhe do të fillojë të qajë për ju. Dana, krijuesja e programit “ Sleep sense program” thotë: “ Gjithkush është në dijeni të ambientit në të cilin bie në gjumë. Nëse ju flini në divan dhe zgjoheni në një kopësht kjo do t’iu frikësojë pa masë dhe ju do të zgjoheni totalisht.

E njëjta gjë ndodh edhe me bebat. Nëse ata i zë gjumi në krahët tuaj të ngrohtë, në gji apo duke u tundur mendoni si do të ndjehen ata kur të zgjohen tek krevati i tyre. Nëse do i shihnit bebat tuaj kur zgjohen do të vini re se ata zgjohen si të befasuar, shtrijnë krahët dhe ngrihen në këmbë nëse munden. Gjatë gjithë kohës janë të mërzitur sepse kjo është një eksperiencë frikësuese për ata. Lëkundja dhe dhënia e gjirit janë përgjigja e parë që i vjen natyrshëm prindit për fëmijën e tij. Për disa kohë kjo është OK, por nëse fëmija krijon varësi nga kjo atëherë kthehet në një problem. Asnjë prind nuk do që t’i mohojë fëmijës së tij komfortin apo përkëdheljet, por në fund të fundit të gjithë kanë nevojë për pushim. Aq më tepër nëna e cila harxhon tepër energji duke u kujdesur për bebin. Nëse nëna do të jetë e mbilodhur dhe pa fuqi të njëjtën energji do t’i përcjellë edhe bebit të saj, mos harroni.

Të gjitha këto lidhje gjumi që mund të krijojë i vogli juaj, në momentin kur ai nuk bën dot pa to, dhe gjumi i prishet shpeshherë vetëm prej tyre, atëherë juve do t’iu duhet patjetër t’i mësoni fëmijës suaj se si të vetë-qetësohet dhe të flejë në mënyrë të pavarur.

Ka plot metoda dhe programe të ndryshme që mund t’iu ndihmojnë ju dhe fëmijën tuaj për ta zgjidhur këtë problem në pak ditë dhe zgjidhja e varësisë ndaj lidhjeve të gjumit është një nga specialitetet e mia. Unë do të krijojë një plan hap pas hapi me këshillat se çfarë ju do të bëni specifikisht për fëmijën sipas situatës së bebit. Gjithashtu do të më keni vetëm një email larg nëse do t’iu lindin pyetje të ndryshme gjatë procesit të trajnimit për t’iu siguruar që të jeni të sukseshëm. Për më tepër informacione shkoni në kategorinë “ Konsulenca Gjumi”.

ticiana-kushi-cbecertifikimet