71zYvsutm4L._SL1500_

Midis moshës 6 dhe 12 muajsh , shumë foshnje kalojnë nëpër një fazë ku refuzojnë ushqimin dhe favorizojnë qumështin e gjirit, apo formulën. Kjo preferencë është e mundshme për shkak të lehtësisë dhe familjaritetit me thithjen e qumështit nga gjiri ose nga beberoni kundrejt punës së vështirë të gëlltitjes së ushqimit. Për sa kohë që fëmija juaj merr vlerat ushqyese për të cilat ajo ka nevojë në këtë fazë, nuk ka shkak për shqetësim. Ja se si mund ta mbani bebin të shëndetshëm dhe ta inkurajoni atë për t’iu kthyer ushqimit:

1- Ushqejeni bebin me sasi të mjaftueshme qumështi.

Fëmija juaj ka nevojë për rreth 60 ml formulë për kile, në ditë. Shumica e bebave 11muajsh duan mesatarisht rreth 950-1050 ml qumësht në ditë. Për sa kohë që ju do t’i siguroni këtë sasi fëmijës gjatë kohës kur ajo është në këtë fazë, fëmija do të marrë të gjitha vitaminat dhe mineralet për të cilat ka nevojë.

2- Shtoni yndyrat e shëndetshme në dietën e saj.

Gjatë vitit të parë të fëmijës, shumica e kalorive që duhen për rritjen e fëmijës vijnë nga yndyra. Qumështi i njeriut ka rreth 50 për qind yndyrë (një tjetër arsye që qumështi i gjirit është më i miri). Nëse rritja e fëmijës tuaj duket se është ngadalësuar, provoni të rrisni futjen e yndyrave ushqyese në dietën e saj. Vaj i fares së lirit është një suplement i mirë për fëmijët gjatë krizave të përkohshme dietetike. Shtoni dy lugë në formulën e bebes (1/2 lugë çaji për katër beberona) në ditë. Kjo siguron rreth 80 kalori shtesë në ditë. Avokado po ashtu përmban shumë yndyrna të shëndetshme dhe është një ushqim perfekt për foshnjat.

3- Ofrojini fëmijës ushqime të dëndura në vlera ushqyese.

Për bebat nazelinj, qëndroni tek ushqimet të cilat sigurojnë vlerat më të mëdha ushqyese edhe po të konsumohen në sasi të vogla. Më të mirat janë: avokado, kos, tofu, vezë (vetëm pasi bebi bën një vjec), perime (të tilla si karrota dhe kungull) dhe vaji i farës së lirit.

4- Ripërcaktoni “ushqimin për fëmijë.”

Ndoshta vajza apo djali juaj është duke u përpjekur t’iu thotë se ai/ajo dëshiron një ndryshim në kuzhinën e saj! Shumë nëna thonë se sapo ato kalojnë nga ushqimet e kavanozave drejt ushqimeve të përgatitura në shtëpi bebet e tyre fillojnë të hanë më mirë. Provoni t’i jepni fëmijës tuaj të njëjtat ushqime të freskëta, të shëndetshme që ju hani: pure frutash të freskëta, perime të gatuara, mish pa dhjamë dhe prodhime deti (të tilla si salmoni i egër). Epidemia e sotme e obezitetit në fëmijëri (dhe sëmundjet pasuese të lidhura me të ushqyerin, të tilla si diabeti) janë për shkak se një pjesë e madhe e fëmijëve janë duke u rritur pa një preferencë në shije për ushqime të shëndetshme. Në vend të kësaj, fëmijët duan ushqimet e paketuara dhe ato të ëmbëlsuara artificialisht. Në qoftë se ju i shërbeni fëmijës tuaj ushqime të përgatitura sa më të freskëta, atëherë bebi juaj me shumë gjasa do të rritet me një preferencë për ushqimet e shëndetshme kundrejt atyre të paketuara.

5- Provoni ushqyerjen lap-top.

Uleni vajzën/djalin në prehërin tuaj, vendoseni ushqimin e saj pure në vetë pjatën tuaj dhe të provoni të hani pak vetë nga pjata. Kjo strategji kapitalizon dëshirën që ka një i mitur për të kopjuar atë që bëni ju. Duke parë ushqimin në pjatën tuaj dhe duke ju parë ju se si e hani atë bebi do të nxitet për ta provuar ushqimin gjithashtu. Disa foshnje thjesht duan të hanë ushqime të rriturish mbi pjata të rriturish.