Käse, Quark

Disa të vegjël e nxjerrin gllënjkën e qumështit të lopës menjëherë sa e kanë pirë. Për shkak se qumështi i lopës ka një cilësi të ndryshme, shije, dhe madje edhe temperaturë ndryshe nga ai i qumështit të gjirit, disa fëmijë janë në mëdyshje për të bërë këtë kalim.

Në qoftë se ky është rasti me fëmijën tuaj, provoni të përzieni qumështin e lopës me sasi nga qumështi i gjirit ose me formulë si fillim (të themi, një pjesë qumësht lope dhe tre pjesë nga qumështi që pi bebi juaj zakonisht). Pastaj ngadalë ndryshoni raportin derisa bebi të jetë duke pirë qumësht lope 100 për qind. Ajo gjë që gjithashtu mund t’iu ndihmojë është t’ia shërbeni qumështin në temperaturë dhome.

Plotësimi i kërkesës minimale prej 2 gotash qumësht mund të jetë një sfidë nëse fëmija juaj nuk e pëlqen qumështin. Por ka shumë mënyra për të futur qumështin e lopës në dietën e fëmijës tuaj, psh: shtojeni atë në drithërat e bebit. Shërbejeni si kos, gjizë, puding, krem ​​karamel, ose si milk-shake në një snack. Bëjeni supën me qumësht sesa me ujë.