Fëmija im dëshiron të qëndrojë në gji për rehati. A është kjo problem?

0
2019

Fëmija im dëshiron të qëndrojë në gji për rehati. A është kjo problem?

breastfeeding3

 

Nëse fëmija juaj duket se merr mjaftueshëm qumësht gjiri nga ju, por vazhdon të qëndrojë në gji më shumë se zakonisht, ai ose ajo mund të qëndrojë në gji më shumë për rehati sesa për ushqim. Pra, si ta kuptoni këtë? Sapo fëmija juaj të ketë mbaruar të ushqyerin e fuqishëm, ai ose ajo mund të qëndrojë në gjoksin tuaj, por ndërkohë tregon këto shenja të thithjes së gjirit jo për ushqim si:

  • duket i kënaqur
  • lëviz nofullat, por ndalon thithjen e gjirit dhe të gëlltitjes
  • luan me thithat tuaja

Kur bebi është i vogël, pra i porsalindur, kjo gjë nuk përbën ndonjë problem të madh që ai të qëndrojë në gji thjesht për rehati, por kjo mund të kthehet në një problem kur bebi juaj të rritet, sepse ai mund të ketë nevojë që të qëndrojë në gji thjesht për të marrë një sy gjumë ose për të shkuar në shtrat natën. Në një moment ju do të dëshironi ta largoni fëmijën tuaj nga gjiri thjesht për rehatinë që ai kërkon dhe t’ia jepni atij gjirin vetëm për ushqim.

Në vend të gjirit, ju mund t’i ofroni bebit tuaj gishtin apo dorën e tij për ta thithur. Ju gjithashtu mund t’i jepni bebit një beberon gënjeshtar apo një çuçu në qoftë se fëmija juaj nuk ju duket i uritur por thjesht do diçka të cilën ta thithë. Mbajtja e beberonave gënjeshtarë, sipas ekspertëve, ka rezultuar se ul rrezikun që një bebe të preket nga Sindromi i Vdekjes së Papritur Foshnjore (SIDS) dhe ata rekomandojnë që ju mund t’i lejoni foshnjat të shkojnë për të fjetur me një biberon në gojë. Por bëjeni këtë vetëm pasi të keni stabilizuar ushqyerjen me gji dhe të keni siguruar një furnizim të mirë me qumësht gjiri. (zakonisht pas 1 muaji).

Nëse është e mundur, edhe shishen e beberonit me qumësht bëni mirë të prisni pak për t’ia prezantuar bebit, derisa ushqyerja me gji të jetë rregulluar mirë tek ju. Disa foshnje shfaqin dhe përjetojnë ” konfuzionin e thithës”, edhe pse gjasat që kjo të ndodhë është më e ulët pas 4 deri në 6 javësh.

Kujdesi tjetër që ju duhet të tregoni me gjidhënien apo çuçun për komfort është pasi këto mund të bëhen shumë shpejt një ves dhe një lidhje e keqe gjumin për bebin dhe pikërisht në këtë çast lindin dhe problemet më të mëdha të bebave përsa i përket gjumit të ç’rregullt që ata bëjnë.