Erëzat-Barishtet që rrisin sasinë e qumështit të gjirit.

0
11214

 

Nëse jeni të shqetësuara se ju nuk keni mjaftueshëm qumësht gjiri për fëmijën tuaj, ju mund të provoni një suplement me barishte. Erëzat që janë përdorur për rritjen e furnizimit të qumështit quhen galaktagoge. Një prej erëzave më të njohura për rritjen e furnizimit të qumështit të gjirit është fenugreek. Fenugreek është përdorur në mënyrë të sigurt dhe me sukses nga shumë nëna.fenugreek720

Edhe pse përdorimi afatgjatë i fenugreek nuk duket se shkakton ndonjë problem, shumica e nënave e përdorin atë me

afate të shkurtra. Sapo furnizimi me qumësht të jetë rritur në nivelin e dëshiruar, fenugreek-u mund të ndërpritet. Për sa kohë që fëmija ushqehet vazhdimisht me gji ose ju jeni duke pompuar rregullisht, furnizimi juaj me qumësht do të qëndrojë në nivelet më të larta.

Për të rritur furnizimin e qumështit, juve do t’iu duhet të merni rreth 3.500 mg dhe 7.500 mg fenugreek në ditë. Filloni me dozën më të ulët dhe gradualisht rriteni atë në aq sa duhet. Ju jeni duke marrë mjaftueshëm shurup atëherë kur qumështi i gjirit tuaj, djersa dhe urina të fillojnë të mbajnë erë si shurup panje. Pasi të keni vendosur dozën e saktë, ju duhet të shihni që furnizimi juaj me qumësht do të fillojë të rritet në dy ose tre ditë.

nonhybrid-fenugreek

Fenugreek është plotësisht i sigurt për shumicën e grave; megjithatë ju duhet të jeni e kujdesshme në qoftë se ndonjë nga këto rrethana janë të vërteta për ju:

  • Ju keni një alergji nga kikiriku ose qiqrat – fenugreek-u është në të njëjtën familje si kikiriku dhe qiqra.
  • Ju keni diabet apo hipoglicemi – fenugreek-u zvogëlon nivelin e glukozës në gjak.
  • Ju keni astmë – pluhuri i Fenugreek-ut mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek disa njerëz.
  • Ju keni migrenë – fenugreek-u mund të shkaktojë migrenë, edhe pse për shumë nëna ai mund t’i lehtësojë simptomat.
  • Problemet e presionit të gjakut ose sëmundje zemre – fenugreek-u mund të ulë apo të rrisë presionin e gjakut.

61q6WQOBkQL._SL1314_

Përveç fenugreek, ka edhe disa bimë të tjera që janë raportuar si të sigurta për rritjen e furnizimit të qumështit. Këto përfshijnë;

  • farat e koprës,
  • farë anise,
  • Gjembi i bekuar, Blessed Thistle
  • Shatavari etj.

Ju mund t’i merrni të gjitha këto bimë plus fenugreek-un në formë çaji. Një tjetër alternativë është që të merrni suplemente pilula të cilat përfshijnë një përzierje të gjithë këtyre bimëve, për t’iu ndihmuar kështu në rritjen e furnizimit me qumësht, së bashku me vitaminat e këshilluara nga doktori juaj për laktacionin.

Për të blerë online galaktogogët e dëshiruar klikoni këtu.

ticiana kushi CBEUntitled