pofmxi51s8_compressedNjë gjumë i shëndetshëm kërkon:

  • Një sasi të mjaftueshme kohe duke fjetur
  • Gjumë të Pandërprerë (me cilësi të mirë)
  • Numri i duhur i dremitje sipas moshave
  • Një orar gjumi që është në sinkronizim me ritmet natyrore biologjike të fëmijës (ora e brendshme ose ritmi cirkadian)

Në qoftë se, me kalimin e kohës, ndonjë nga këto elemente të domosdoshme nuk plotësohet, do të fillojnë të shfaqen simptomat e deprivimit nga gjumi.

  • Vigjilenca Optimale: Gjumi i shëndetshëm na lejon që ne të funksionojmë në mënyrë optimale kur jemi të zgjuar, dhe të kemi atë që quhet vigjilencë optimale. Ne të gjithë kemi përjetuar shkallë të ndryshme të të qenit i zgjuar, nga i dehur deri në hiper-vigjilent. Të qenit vigjilent në mënyrë optimale është gjendja në të cilën ne jemi më të hapur ndaj mjedisit tonë dhe bashkëpveprojmë me të, kur kemi vëmendje më të madhe dhe mësojnë më shumë. Ju mund ta shikoni këtë tek një fëmijë i cili është i qetë dhe i vëmendshëm, i këndshëm, me sy të gjerë në kërkim rreth e rrotull, ku thith çdo gjë, dhe bashkëvepron me lehtësi.
  • Kohëzgjatja e gjumit: Fëmijët thjesht duhet të kenë një sasi të mjaftueshme gjumi për t’u rritur, zhvilluar, dhe funksionuar në mënyrë optimale. Se për sa kohë çdo fëmijë ka nevojë për gjumë kjo varet sipas moshës së fëmijës.
  • Cilësia e gjumit: gjumi i mirë është gjumi i pandërprerë që lejon fëmijën tuaj të kalojë nëpër të gjitha fazat e ndryshme dhe të nevojshme të gjumit. Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa sasia, duke luajtur rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit nervor. Fëmijët të cilët ngrihen shpesh herë gjatë natës edhe pse mund të flenë gjatë dhe të zgjohen vonë në mëngjes nuk i kryejnë të gjitha stadet e gjumit pasi ata zgjohen dhe i përsërisin ciklet e gjumit të lehtë nga fillimi, pa pasur mundësi të shkojnë në gjumë të thellë, ai për të cilin bebet kanë më shumë nevojë.
  • Dremitjet: Dremitjet ose gjumi i ditës luan një rol të madh në gjumin e shëndetshëm të fëmijëve. Ato ndihmojnë për të optimizuar vigjilencën e fëmijës suaj dhe kanë një ndikim në të mësuarit dhe zhvillimin e saj. Gjumi i ditës është gjithashtu mjaft i ndryshëm nga gjumi i natës. Jo vetëm që ata nuk janë i njëjti lloj gjumi, por dremitjet në kohë të ndryshme të ditës u shërbejnë funksioneve të ndryshme. Kjo është një arsye pse koha e dremitjeve është e rëndësishme, dhe pse ato duhet të ndodhin në sinkronizim me ritmet natyrore biologjike të fëmijës suaj.
  • Në sinkronizim: Ne zgjohemi; ne jemi vigjilent; ne përhumbemi; ne flejmë. Kjo rrjedhë dhe luhatje në vigjilencë, u ndodh të gjithëve si pjesë e ritmeve tona natyrore biologjike të përditshme. Këto ritme janë të parregullta në muajt e parë të jetës së fëmijës, por gradualisht bëhen më të rregullta dhe maturohen. Kur gjumi (i ditës dhe i natës) është në sinkronizim me këto ritme, ai është më i efektshëm, më rigjenerues. Kur gjumi nuk është në sinkronizim, ai prish edhe pjesën tjetër të ritmit apo ciklit, duke e bërë më të vështirë për fëmijën të bjerë apo të qëndrojë në gjumë. Kjo rezulton në një fëmijë më të stresuar dhe më të mbilodhur. Është shumë e rëndësishme që ju si prind të jeni të vetëdijshëm për nevojat që ka për gjumë fëmija juaj dhe të rregulloni oraret tuaja në të mirë të bebes tuaj.