E qeshura e parë e bebit tuaj.

0
5334

E qeshura e parë e bebit tuaj.

11036650_1633094370266838_862400616083488639_n

Herën e parë që bebi juaj do t’iu buzëqeshë, çdo natë pa gjumë, çdo siklet i të vjellave të mëngjesit, çdo stres post-lindje do të venitet tërësisht.

Nuk ka asgjë më të ëmbël se buzëqeshja ëngjëllore e fëmijës suaj në krahët e tu. E qeshura e tij, gjithashtu i jep mirëseardhjen edhe rritjes së arritjeve sociale të tij dhe komunikimit me botën e jashtme.

Buzëqeshja e tij sociale e vërtetë do të ndodhë rreth javës së 4 dhe të 6, dhe kryesisht do të jetë si rezultat se bebi do të njohë një fytyrë të dashur familjare siç është nëna ose babai.

11846791_1633094446933497_3212542198610952141_n

Fëmija juaj mund të fillojë gjithashtu në çdo kohë të nxjerrë belbëzime të ndryshme duke filluar nga javët e para deri në muajin e tij të dytë të jetesës.

Nga 6 javë deri në 3 muajsh bebi juaj do të ketë zhvilluar një repertor të gjerë me gugatje dhe belbëzime të ndryshme, të cilat i drejtohen kryesisht prindërve, lodrave të ndryshme, objekteve apo dhe kafshëve.