Diarreja tek bebat. Çfarë duhet të dini?

1 (23)Çfarë është diarreja: Diarre kemi kur bebi del shpesh jashtë, feçet janë të ujshme dhe ndonjëherë shpërthyese prej pelenës. Diarreja është me të vërtetë e frikshme tek foshnjat, sepse ajo mund të shkaktojë që ata të dehidratohen në mënyrë të rrezikshme.

Pse diarreja është problematike: Diarreja zakonisht ndodh vetëm nëse fëmija është ekspozuar ndaj një virusi (ndoshta përmes vëllait të madh), ose ka ngrënë diçka që është e kontaminuar apo e prishur. Por, duke qënë se shumica e prindërve i ushqejnë foshnjat e tyre me ushqime të lara e të gatuara, helmimi nga ushqimi nuk është aq i mundshëm sesa një virus.

Si ta dalloni atë: Bebet, sidomos ato, që ushqehen me gji kanë zakonisht feçe më të holla se sa të rriturit, kështu që mos u gaboni në këtë rast me diarrenë e vërtetë. “Diarre për foshnjat është jashtëqitje e tepërt e ujshme”.

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj: Duke qenë se fëmija po humbet lëngjet që ai ose ajo ka nevojë, diarreja kërkon një vizitë tek mjeku. Pediatri do të peshojë fëmijën për t’u siguruar që ai nuk është duke humbur peshë dhe do të përpiqet të zbulojë burimin e problemit në mënyrë që fëmija të trajtohet në përputhje me rrethanat. Ju duhet gjithashtu të pyesni mjekun tuaj në lidhje me dhënien e lëngjeve me elektrolite, të tilla si: Pedialyte, për të parandaluar dehidratimin. Nëse fëmija juaj ka filluar ushqimet e ngurta, ju mund të përpiqeni t’i jepni ushqime që njihen se ndihmojnë në ndalimin e diarresë, psh: banane, oriz, pure molle dhe tost. Sigurohuni që foshnja po pi mjaftueshëm lëngje (qumësht gjiri ose formulë). Ai ose ajo duhet të lagi të paktën 4 deri në 5 pelena në ditë me urinë, nëse është foshnje; dhe 3 – 4 pelena për bebet mbi 1 vjeç.

Mbani mend se ka edhe disa gjëra që ju mund të bëni për të parandaluar diarrenë tek fëmija juaj që në fillim. Së pari, mos u mashtroni nga ato lëngjet e fëmijëve që shiten në dyqanet ushqimore. “Lëngjet artificile mund tu japin foshnjave diarre, sepse i gjithë sheqeri i tyre shkakton që stomaku i bebes të nxjerr më shumë ujë”, thotë Cheryl Wu, MD, një pediatre në LaGuardia Place Pediatrics në qytetin e New York. Ajo gjithashtu i inkurajon prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër rotavirusit, një virus që mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Vaksina jepet në dy ose tre doza, duke filluar para moshës 3 muajsh.