Dhimbje në gji? Çfarë janë Galaktocelet?

0
7704

Çfarë është një galaktocele?

Galaktoceli është një kist në gji që është i mbushur me qumësht. Ato ndodhin (shumë e rrallë) në gratë që janë shtatzëne, në përiudhën e gjidhënies, ose që kanë qenë në laktacion kohët e fundit.

open-uri20150425-7137-1mpbe0k_compressed

Nëse ju jeni në periudhë laktacioni dhe vëreni një gungë/gjendër të butë e të lëvizshme në gjoksin tuaj, ju mund të keni një galaktocele. Galaktocelet nganjëherë ngatërrohen me kanalet e bllokuara të qumështit ose me kancerin e gjirit (që të dyja këto kanë gjithashtu gunga si simptomë të parë). Ata mundet ose jo të jenë të dhimbshme, dhe shpesh mund të ndryshojnë madhësinë (nganjëherë mbushen dhe zmadhohen, e ndonjëherë bëhen më të vogla). Një dallim midis një galaktoceli dhe një kanali të bllokuar qumështi, është se galaktocelet janë shpesh shumë më të mëdha në përmasa ( mund të arrijnë madhësinë e një kivi).

Galaktocelet duhet të diagnostikohen nga një mjek. Për shkak se galaktocelet dhe kanceri i gjirit shfaqen të dyja me gunga të buta dhe të lëvizshme, mjekët në përgjithësi do t’i referohet një mamografie dhe një biopsie si hap i parë.

Një gjë e rëndësishme që duhet të theksohet është se galaktocelet nuk janë të rrezikshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me kancerin e gjirit. Çështja kryesore me to (dhe kjo nuk është diçka e vogël) është siklet juaj.

Si trajtohet një galaktocele?

maxresdefault_compressedNëse galaktocelet nuk janë të dhimbshme, trajtimi standard është i njëjtë si ai i një cisti: mos ngacmimi i tyre dhe lënia në qetësi. Nëse ato janë të dhimbshme, atëhere duhet të drenazhohen përmes aspirimit me një gjilpërë (edhe pse për fat të keq, ato ndonjëherë mbushen përsëri).

Shumicën e kohës, trupi juaj do të ri-absorbojë galaktocelet kur ju t’i keni hequr gjirin fëmijës tuaj përfundimisht. Nëse për çfarëdo arsye ajo nuk ikën, atëhere kanali i qumështit mund të hiqet në mënyrë kirurgjikale.

Ibuprofen-i dhe dushet e ngrohta mund të ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të lidhura me galaktocelet.

A ka ndonjë mënyrë që unë mund të parandalojë ri-kthimin e galaktoceleve?

14760000166_e807f30f6d_mPër fat të keq, nuk ka asnjë mënyrë definitive për ta bërë këtë. Nëse qumështi është aspiruar me gjilpërë, galaktoceli mund të mbushet përsëri. Por ka disa gjëra që ju mund të provoni:

  • Shkëputja e bebes nga gjiri i prekur (dhe vazhdoni të pomponi nga gjiri pa galaktocel).
  • Marrja e një suplementi Lecithin për të ulur trashësinë e qumështit tuaj.
  • Heqja kirurgjikale e kanalit të qumështit (përpara ose pas shkëputjes nga ushqyerja me gji).
  • Disa gra kanë raportuar se galaktocelet e tyre ishin ulur ndjeshëm kur ato i kishte zënë një grip dhe ishin dehidratuar (Normalisht, unë nuk do të rekomandojë që ju të përpiqeni t’iu zërë gripi, por ju duhet të bëni atë që duhet të bëni).

A keni pasur galaktocele në eksperiencën tuaj në jetë? Komentoni më poshtë dhe na tregoni për përvojën tuaj! Mund të jeni një ndihmë e madhe për nënat të cilat mund të jenë duke e përjetuar një të tillë.