Dëshironi të dini sa qumësht gjiri është duke marrë bebi juaj? Më në fund mundeni.

10602

Milkmatters-adPërshëndetje mikesha të mia. Jam e sigurtë se dilema më e madhe e një femre në çastin kur bëhet nënë është nëse fëmija i saj po ushqehet mjaftueshëm me qumësht gjiri apo jo? Kjo pikëpyetje mund ta mundojë nënën në çaste të ndryshme gjatë rritjes së fëmijës së saj, për më tepër në periudhën e Laktacionit.

Gjidhënia është tepër e rëndësishme për një bebe dhe të mirat e qumështit të gjirit prej shumë kohësh tashmë i kemi përmendur në artikuj të ndryshëm. Fakti që unë jam vet nënë më bën të jem më afër problemeve që has shumica e femrave të cilat kanë një bebe të vogël ashtu si unë. Si profesioniste dhe Specialiste Laktacioni kërkoj të ofroj një shërbim sa më të saktë dhe të vlefshëm për nënat në nevojë. Një nga problemet që kërkonte një vëmendje të madhe ishte dhe parashikueshmëria se sa qumësht gjiri është duke marrë në të vërtetë një bebe.

Shumë nëna mendojnë se nuk kanë mjatueshëm qumësht gjiri për të përmbushur nevojat e fëmijës së tyre por, këtë, ato nuk e dinë me siguri. Për t’u dhënë fund këtyre pengesave e vlerësova të arsyeshme që në studion time, të hapur së fundmi, të kem një pajisje e cila do të na ndihmojë të gjithëve në vlerësimin se si po shkon ushqyerja me gji e fëmijës apo pesha e tij/saj.

Peshorja mjekësore Marsden e ndërtuar kryesisht për Specialistët e laktacionit është një pajisje e cila do të na tregojë se sa qumësht gjiri ka transferuar bebi përgjatë një seance të plotë gjidhënieje.
AM_b_Baby-weight-gaining
Si veprohet konkretisht???

Proçedura e mësipërme quhet: TEST PESHIMI. Për të realizuar një Test Peshimi me beben veprohet kështu:

  • Bebi duhet të qëndrojë rreth 2-3 orë pa pirë gji përpara se të vijë në studio.
  • Peshohet fëmija në peshoren Marsden dhe shihet rezultati i regjistruar me peshën e bebes.
  • Nëna dhe bebi duhet të realizojnë një seancë të plotë gjidhënieje në ambientin e studios për aq kohë sa të nevojitet. Për këtë jam kujdesur që ambienti të jetë tepër i ngrohtë për ju dhe i rehatshëm për të realizuar sa më lehtë dhënien gji të fëmijës tuaj.
  • Pasi bebi mbaron i qetë gjidhënien ne e peshojmë përsëri atë për të parë rezultatin.
  • Bebi peshohet me po të njëjtat robe në mënyrë që pesha të jetë e saktë.
  • Regjistrojmë rezultatin e dytë të peshores dhe më pas e krahasojmë atë me rezultatin e parë. Diferenca në gram do të na tregojë ekzaktësisht sa gram qumësht ka pirë bebi në një seancë gjidhënieje.
  • Pasi kemi marrë rezultatin përfundimtar, në bazë të formulës së Laktacionit (pesha, mosha e bebes, nr. i seancave të gjidhënies në ditë ) unë do të llogaris se sa ml/gram qumësht i takon të pijë bebes tuaj me këtë peshë, moshë dhe numër gjidhëniesh për t’u zhvilluar sipas kurbës normale të rritjes së bebeve.
  • Krahasohet Formula e Laktacionit me Shifrën që ka trasnferuar bebi në seancën e gjidhënies në studio. Nëse rezulton se bebi ka transferuar më pak qumësht gjiri se sa i nevojitet atij/asaj për moshën atëherë nëna do të trajtohet dhe do të konsultohet për mënyrat se si do të shtojë sasinë e saj të prodhimit të qumështit pa përdorur formulë tek bebi.
  • Nëse rezulton se bebi ka pirë më shumë se norma e duhur apo është në kufi me të atëherë nëna është e qetë dhe do të dijë më mirë si t’u adresohet grindjeve apo të qarave të bebit duke mbajtur në kujtesë se bebja e saj po ushqehet mjaftueshëm.

13081800_10153603604576274_1094986798_n
Përse duhet të bëni një Test Peshimi për beben?

Testet e Peshimit për Laktacionin janë tepër të përhapura në botë dhe sidomos në kulturat perëndimore. TESTI I PESHIMIT është përgjigjia e çdo pikëpyetjeje që ka nëna gjatë përiudhës së gjidhënies. Mbroj fuqishëm mendimin se Formula duhet të jetë zgjedhja e fundit që një nënë duhet të bëjë për fëmijën e saj. Qumështi i gjirit për shekuj konsiderohet si “gjaku i bardhë”. Ai është vaksina për të cilën bebi juaj ka nevojë çdo ditë për t’u rritur i shëndetshëm si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Një ushqim kaq natyral nuk mund të krahasohet kurrë me një ushqim të prodhuar artificialisht në laboratore. Peshorja tepër e njohur e firmës Gjermane Marsden me një marzh gabimi prej vetëm 2 gram ju siguron një rezultat tepër të saktë dhe efektiv. Siguria është ajo çka na nevojitet për të përcaktuar diçka kaq delikate sa është dhe kujdesi për një bebe.

Nëse ke dyshime mbi prodhimin tënd me qumështit gjiri mos hezito, Vepro tani dhe merr përgjigjen që do të qetësojë pikëpyetjet e tua. Vepro në kohë tani, për të mos u penduar më vonë. Qumështi i gjirit është ushqimi përfekt për një bebe të shëndetshme dhe të lumtur.

ticiana kushi CBE

certificatesjpg