9 Këshilla si të inkurajoni fëmijën tuaj të flasë dhe t’iu dëgjojë.

  1. Gjeni kohë për të folur dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin.
  2. Dëgjojini fëmijët tuaj kur ata duan të flasin, kur kanë ndjenja të forta, ose ndonjë problem.
  3. Qëndroni e hapur për të folur për të gjitha llojet e ndjenjave, duke përfshirë këtu; zemërimin, gëzimin, frustrimin, turpin, frikën dhe ankthin. Të folurit për ndjenjën e zemërimit është e ndryshme nga të qënit i zemëruar, mos harroni. T’i mësoni ndryshimin e kësaj është një hap i rëndësishëm për një fëmijë i cili sapo fillon të mësojë komunikimin.
  4. Kur i flisni fëmijës tuaj, përpiquni të mbani mend se si keni qenë ju kur ishit fëmijë dhe se si ju tërheqnin në përgjithësi ata njerëz që me të vërtetë ju dëgjonin. Në fund të fundit, fëmijët mendojnë ndryshe nga të rriturit. Ka shumë gjëra të cilat ata nuk i dinë dhe shumë gjëra për të cilat ata nuk gjejnë dot fjalët për t’i thënë.
  5. Lëreni fëmijën të mbarojë së foluri dhe më pas përgjigjuni. Kur të dëgjoni, përpiquni të mos hidheni në bisedë, të ndërprisni fëmijën, apo të vendosni fjalët në gojën e djalit apo vajzës suaj – edhe kur fëmija juaj të jetë duke thënë diçka qesharake, të gabuar apo kur nuk gjen dot fjalët. Fëmijët e vlerësojnë këtë po aq sa të rriturit!
  6. Përdorni fjalë që fëmija juaj t’i kuptojë. Ndonjëherë ne harrojmë se fëmijët nuk “kuptojnë” çdo gjë.
  7. Shikoni shprehitë e fytyrës apo gjuhës së trupit tek fëmija juaj. Të dëgjuarit nuk është vetëm për të dëgjuar fjalë, por është edhe përpjekje për të kuptuar se çfarë qëndron pas këtyre fjalëve.
  8. Që t’i lejoni fëmijës tuaj të kuptojë se ju jeni duke e dëgjuar atë, dhe për t’u siguruar se ju e keni kuptuar me të vërtetë, atëherë përsërisni atë që ka thënë fëmija juaj dhe bëni shumë kontakt me sy.
  9. Tregoni interesin tuaj duke thënë shprehje të tilla si: “Më trego më shumë për …”, “Vërtet!” ,”Vazhdo …”. Pyetni fëmijët se si ndihen ata për gjërat që janë duke ju thënë juve.